By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shala: Specialja tejkaloi afatet, pa asnjë arsyetim shqiptoi dënime deri në 25 vjet burgim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shala: Specialja tejkaloi afatet, pa asnjë arsyetim shqiptoi dënime deri në 25 vjet burgim
Lajme

Shala: Specialja tejkaloi afatet, pa asnjë arsyetim shqiptoi dënime deri në 25 vjet burgim

Momenti
Published: September 25, 2026

I ftuar në emisionin “Tempus”, hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, tha se, sipas tij, Gjykata Speciale ka tejkaluar kufirin prej 15 vjetësh për dënimet për krime lufte, duke shqiptuar dënime deri në 25 vjet burgim.

“Sa i përket dënimit prej 15 vite, isha ndal shkurtimisht këtu te dënimi me burgim prej 15 viteve, dhe aspekte të tjera mund të prekin edhe procesin që aktualisht është duke u zhvilluar, për shkak se vendimet nuk janë të formës së prerë. Megjithatë, edhe në rastin e Komandant Calit, por edhe në jurisprudencën vendore të Kosovës, është konfirmuar se dënimi për krime të luftës nuk mund të shkojë mbi 15 vite, e që këtu, në fakt, gjykata ka shkuar përmbi 15 vite”, tha Shala.

Shala sqaroi arsyet pse, sipas tij, dënimi për krime lufte nuk mund të tejkalojë 15 vjet burgim.

“Për çfarë arsye nuk mund të shkojë mbi 15 vite? Kodi i ish-RFSJ-së kishte përcaktuar dënim deri me 15 vite apo burgim me vdekje. Në kohën e UNMIK-ut, dënimi me vdekje ishte larguar dhe kishte mbetur vetëm dënimi me 15 vite burgim. Pra, nuk ka pasur dënim tjetër, se kemi as sot dënimin me vdekje, se ai dënim ishte abroguar dhe, meqenëse dyshohet se këta i kanë kryer veprat penale para se të ishte abroguar ky dënim, pra me vdekje, i bie që dënimi që ka mbetur është 15 vjet. Ndërkohë, për mos me u kriju hapësirë më vonë që në secilin rast kur thuhet dënimi me vdekje të të lexohet si dënim me burgim deri 40 vjet, kodi ndërmjetës është më favorizues për palët dhe njëjtë ka qenë logjika pse në Kosovë nuk kemi mujt rastet e krimeve të luftës me i dënu mbi 15 vite burgim. Edhe logjika që e kanë përmendur specifikisht te rasti i Komandant Calit ka qenë e njëjtë. Pasi që ishte kthyer nga Supremja në Apel, ishte vendos të bëhej 15 vjet, ndërkaq në rastin konkret ka tejkalim që, pa asnjë arsyetim, shqipton dënim me 25 vjet dhe 18 vjet burg”, shtoi Shala.

The post Shala: Specialja tejkaloi afatet, pa asnjë arsyetim shqiptoi dënime deri në 25 vjet burgim appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Sherifi mesazh VV’së për Specialen: Një betejë s’fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
Misini: Nuk kemi as diplomaci politike e as ekonomike – pasojat do të jenë të mëdha për vendin
‘‘Rinia e populli po iu vëzhgon’’, sërish reflektorët kah Qeveria, Çlirim Haziri: Po presim realizimin e kërkesave
Mustafa: Pasojat në ekonominë vendore pas vendimit të Gjykatës Speciale do të jenë të jashtëzakonshme
Aksident tragjik në Bujanoc, Vdes një fëmijë 2-vjeçar dhe nëna e tij, lëndohen edhe persona të tjerë

LEXO GJITHASHTU

Kepi: Kurti u ftua në mbrëmjen gala ku mori pjesë Rama, por nuk erdhi
Kepi: Kurti u ftua në mbrëmjen gala ku mori pjesë Rama, por nuk erdhi
TOP Momenti
Brukseli “presion” Shqipërisë: Kujdes me planet për gazin amerikan në Ballkan
Brukseli “presion” Shqipërisë: Kujdes me planet për gazin amerikan në Ballkan
TOP Momenti
Drejtoria e të Ardhurave Publike do të shkëmbejë përvoja me Hungarinë për digjitalizimin dhe mbledhjen e tatimeve
Drejtoria e të Ardhurave Publike do të shkëmbejë përvoja me Hungarinë për digjitalizimin dhe mbledhjen e tatimeve
TOP Momenti
Nga Inteligjenca Artificiale te Revolucioni i Flamingove në Tiranë, Rama me 25 minuta fjalim në OKB
Nga Inteligjenca Artificiale te Revolucioni i Flamingove në Tiranë, Rama me 25 minuta fjalim në OKB
TOP Momenti
Shahini: Ekonomia e vendit do të goditet rëndë si pasojë e vendimit të Gjykatës Speciale
Shahini: Ekonomia e vendit do të goditet rëndë si pasojë e vendimit të Gjykatës Speciale
Lajme

You Might Also Like

Shala: Më 4 tetor Kosova do të jetë pa president, Kosova mund të hyjë në anarki pa rregullim kushtetues
Lajme

Shala: Më 4 tetor Kosova do të jetë pa president, Kosova mund të hyjë në anarki pa rregullim kushtetues

September 25, 2026
Gruda: Do të ishte e pandershme të na kërkohej votimi i presidentit për të na e votuar ligjin
Lajme

Gruda: Do të ishte e pandershme të na kërkohej votimi i presidentit për të na e votuar ligjin

September 25, 2026
Bellagoshi: Mund të kemi lëndë të re në Kushtetuese, çfarë bëhet pasi t’i përfundojë mandati Haxhiut nëse shkohet në zgjedhje?
Lajme

Bellagoshi: Mund të kemi lëndë të re në Kushtetuese, çfarë bëhet pasi t’i përfundojë mandati Haxhiut nëse shkohet në zgjedhje?

September 25, 2026
Konjufca në New York kërkon të korrigjohet vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK: Të mbrohet legjitimiteti i luftës çlirimtare
Lajme

Konjufca në New York kërkon të korrigjohet vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK: Të mbrohet legjitimiteti i luftës çlirimtare

September 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?