By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sherifi mesazh VV’së për Specialen: Një betejë s’fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sherifi mesazh VV’së për Specialen: Një betejë s’fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
Lajme

Sherifi mesazh VV’së për Specialen: Një betejë s’fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Momenti
Published: September 25, 2026

Bilall Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, dhe debateve për themelimin e Gjykatës Speciale, duke thënë mes tjerash se kur ‘’ndryshon pozita, ndryshojnë edhe mundësitë për të vepruar, e bashkë me to ndryshon edhe përgjegjësia!’’.

Sherifi, ka shkruar edhe se, ‘’ aq sa kemi të drejtë t’u themi atyre që e votuan: “Ju e votuat, tash mbylleni gojën”, po aq të drejtë kanë ata që e votuan t’u thonë atyre që atëherë ishin kundër, por tash janë në pushtet: “Po, nga opozita ishit kundër. Por çfarë bëtë këto gjashtë vite, kur ishit në pushtet, për t’i shmangur dëmet që thoshit se do t’i sillte kjo Gjykatë?”.

Postimi:

KUR NDRYSHON POZITA, NDRYSHON EDHE PËRGJEGJËSIA

Sikur shumë të tjerë, edhe unë kam qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale. Por kundërshtimi im nuk ka qenë vetëm qëndrim personal. Edhe NISMA Socialdemokrate, sekretar i përgjithshëm i së cilës isha në atë kohë, ka qenë kundër themelimit të saj. Kontributi im, në emër të NISMËS, ka qenë publik, përmes shkrimeve, intervistave dhe debateve televizive. E kemi konsideruar gabim dorëzimin e një pjese të sovranitetit në fushën e drejtësisë te një mekanizëm, për të cilin atëherë askush nuk e dinte saktësisht se si do të dukej dhe si do të funksiononte. Fundja, çka mund të bësh tjetër kur je në opozitë, përveçse të kundërshtosh?

Tash le të kthehemi e të shohim se ku jemi. Po, koha u dha të drejtë, në shumëçka, atyre që e kundërshtuan!

Por, aq sa kemi të drejtë t’u themi atyre që e votuan: “Ju e votuat, tash mbylleni gojën”, po aq të drejtë kanë ata që e votuan t’u thonë atyre që atëherë ishin kundër, por tash janë në pushtet: “Po, nga opozita ishit kundër. Por çfarë bëtë këto gjashtë vite, kur ishit në pushtet, për t’i shmangur dëmet që thoshit se do t’i sillte kjo Gjykatë?”

Jo si akuzë. Por, si pyetje që lidhet drejtpërdrejt me përgjegjësinë politike. Sepse të qenit kundër një vendimi kur je në opozitë nuk të amniston nga përgjegjësia kur më vonë je në pushtet!

Kur ndryshon pozita, ndryshojnë edhe mundësitë për të vepruar. E bashkë me to ndryshon edhe përgjegjësia!

Nëse e marrim metaforën e një zjarri që ka kapluar një banesë në një ndërtesë, zjarri nuk pyet në cilin kat jeton ti. Nëse nuk lufton për ta ndalur përhapjen e tij, ai do ta përfshijë tërë ndërtesën dhe, herët a vonë, edhe banesën tënde!

Prandaj, sot nuk duhet të merremi vetëm me pyetjen: Kush e ndezi zjarrin? Duhet të pyesim edhe: Çfarë bëmë për ta ndalur përhapjen e tij? Dhe çfarë mund të bëjmë sot?

Sepse një betejë nuk fitohet vetëm duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte. Fitohet duke ditur çfarë të bësh pasi beteja ka filluar.

The post Sherifi mesazh VV’së për Specialen: Një betejë s’fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim
Misini: Nuk kemi as diplomaci politike e as ekonomike – pasojat do të jenë të mëdha për vendin
‘‘Rinia e populli po iu vëzhgon’’, sërish reflektorët kah Qeveria, Çlirim Haziri: Po presim realizimin e kërkesave
Mustafa: Pasojat në ekonominë vendore pas vendimit të Gjykatës Speciale do të jenë të jashtëzakonshme
Aksident tragjik në Bujanoc, Vdes një fëmijë 2-vjeçar dhe nëna e tij, lëndohen edhe persona të tjerë

LEXO GJITHASHTU

Dita e dhjetë e protestës, organizatorët: Nëse duhet, do të jetojmë në shesh
Dita e dhjetë e protestës, organizatorët: Nëse duhet, do të jetojmë në shesh
TOP Momenti
Policia e Kosovës dhe FBI-ja forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit
Policia e Kosovës dhe FBI-ja forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit
TOP Momenti
Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE
Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE
TOP Momenti
Me ‘Eurokode’ drejt ndërtimeve më të sigurta, Josifovski: Kjo s’do të thotë automatikisht rritje të çmimit të banesave
Me ‘Eurokode’ drejt ndërtimeve më të sigurta, Josifovski: Kjo s’do të thotë automatikisht rritje të çmimit të banesave
TOP Momenti
Kepi: Kurti u ftua në mbrëmjen gala ku mori pjesë Rama, por nuk erdhi
Kepi: Kurti u ftua në mbrëmjen gala ku mori pjesë Rama, por nuk erdhi
TOP Momenti

You Might Also Like

Shahini: Ekonomia e vendit do të goditet rëndë si pasojë e vendimit të Gjykatës Speciale
Lajme

Shahini: Ekonomia e vendit do të goditet rëndë si pasojë e vendimit të Gjykatës Speciale

September 25, 2026
Shala: Më 4 tetor Kosova do të jetë pa president, Kosova mund të hyjë në anarki pa rregullim kushtetues
Lajme

Shala: Më 4 tetor Kosova do të jetë pa president, Kosova mund të hyjë në anarki pa rregullim kushtetues

September 25, 2026
Gruda: Do të ishte e pandershme të na kërkohej votimi i presidentit për të na e votuar ligjin
Lajme

Gruda: Do të ishte e pandershme të na kërkohej votimi i presidentit për të na e votuar ligjin

September 25, 2026
Bellagoshi: Mund të kemi lëndë të re në Kushtetuese, çfarë bëhet pasi t’i përfundojë mandati Haxhiut nëse shkohet në zgjedhje?
Lajme

Bellagoshi: Mund të kemi lëndë të re në Kushtetuese, çfarë bëhet pasi t’i përfundojë mandati Haxhiut nëse shkohet në zgjedhje?

September 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?