By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Drejtoria e të Ardhurave Publike do të shkëmbejë përvoja me Hungarinë për digjitalizimin dhe mbledhjen e tatimeve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Drejtoria e të Ardhurave Publike do të shkëmbejë përvoja me Hungarinë për digjitalizimin dhe mbledhjen e tatimeve
TOP Momenti

Drejtoria e të Ardhurave Publike do të shkëmbejë përvoja me Hungarinë për digjitalizimin dhe mbledhjen e tatimeve

Momenti
Published: September 25, 2026

Një delegacion i Drejtorisë së të Ardhurave Publike, i kryesuar nga drejtoresha e DAP‑it, Elena Petrova, ishte në një vizitë pune në Hungari, me qëllim avancimin e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin e përvojave me administratën tatimore të Hungarisë.

Në kuadër të vizitës, drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Petrova, dhe drejtoresha e Administratës Kombëtare për Tatime dhe Dogana të Hungarisë, Monika Rožen Shat, nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi, me të cilin vendoset bazë për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e vazhdueshëm të njohurive, përvojave dhe praktikave të mira në disa fusha të tatimeve.

Bashkëpunimi përfshin shkëmbim përvojash në fushën e sistemeve IT dhe aplikacioneve të përdorura, deklaratat tatimore të paraplotësuara për të ardhurat personale, arkët fiskale online dhe sistemet elektronike për faturim, si dhe mbështetjen e tatimpaguesve përmes thjeshtimit të procedurave administrative.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe aplikimit të analizave sjellore në proceset e mbledhjes së tatimeve, avancimit të orientimit ndaj klientit dhe qasjeve moderne për menaxhimin e pajtueshmërisë së tatimpaguesve.

Memorandumi parashikon edhe shkëmbim përvojash në fushën e metodave dhe mënyrave të analizës së rrezikut, zhvillimit profesional dhe trajnimit të të punësuarve, çështjeve konkrete tatimore, si dhe zbatimin e direktivave të Bashkimit Evropian të lidhura me administratat tatimore.

Gjatë vizitës së punës, delegacionet shkëmbyen përvoja dhe informacione për mënyrat moderne të punës dhe zgjidhjet digjitale në administratën tatimore, me fokus në avancimin e efikasitetit të proceseve institucionale dhe cilësisë së shërbimeve për tatimpaguesit.

Nënshkrimi i Memorandumit paraqet një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit institucional dhe vendosjes së shkëmbimit të vazhdueshëm të njohurive, përvojave dhe praktikave të mira mes administratave tatimore të Maqedonisë dhe Hungarisë.

You Might Also Like

Kepi: Kurti u ftua në mbrëmjen gala ku mori pjesë Rama, por nuk erdhi
Brukseli “presion” Shqipërisë: Kujdes me planet për gazin amerikan në Ballkan
Nga Inteligjenca Artificiale te Revolucioni i Flamingove në Tiranë, Rama me 25 minuta fjalim në OKB
​“Jo në emrin tim”, dita e dhjetë e protestës, mbështetje e gjerë  drejtuesve të UÇK-së në Hagë
Von der Leyen të premten vjen në Shkup

LEXO GJITHASHTU

Sherifi mesazh VV’së për Specialen: Një betejë s’fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
Sherifi mesazh VV’së për Specialen: Një betejë s’fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
Lajme
Misini: Nuk kemi as diplomaci politike e as ekonomike – pasojat do të jenë të mëdha për vendin
Misini: Nuk kemi as diplomaci politike e as ekonomike – pasojat do të jenë të mëdha për vendin
Lajme
‘‘Rinia e populli po iu vëzhgon’’, sërish reflektorët kah Qeveria, Çlirim Haziri: Po presim realizimin e kërkesave
‘‘Rinia e populli po iu vëzhgon’’, sërish reflektorët kah Qeveria, Çlirim Haziri: Po presim realizimin e kërkesave
Lajme
Mustafa: Pasojat në ekonominë vendore pas vendimit të Gjykatës Speciale do të jenë të jashtëzakonshme
Mustafa: Pasojat në ekonominë vendore pas vendimit të Gjykatës Speciale do të jenë të jashtëzakonshme
Lajme
Aksident tragjik në Bujanoc, Vdes një fëmijë 2-vjeçar dhe nëna e tij, lëndohen edhe persona të tjerë
Aksident tragjik në Bujanoc, Vdes një fëmijë 2-vjeçar dhe nëna e tij, lëndohen edhe persona të tjerë
Lajme

You Might Also Like

Solidarizimi i lojtarëve të Kosovës me çlirimtarët, Haradinaj krenar: Kjo është Kosova jonë
TOP Momenti

Solidarizimi i lojtarëve të Kosovës me çlirimtarët, Haradinaj krenar: Kjo është Kosova jonë

September 25, 2026
Mustafa: Shteti të sigurojë mbështetje financiare dhe diplomatike për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
TOP Momenti

Mustafa: Shteti të sigurojë mbështetje financiare dhe diplomatike për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

September 25, 2026
Konjufca në New York: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi që duhet të korrigjohet
TOP Momenti

Konjufca në New York: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi që duhet të korrigjohet

September 25, 2026
Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar u shndërrua në realitet politik
TOP Momenti

Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar u shndërrua në realitet politik

September 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?