E ftuar në emisionin “Tempus” në T7, gazetarja Qëndresa Bellagoshi tha se mund të ketë lëndë të re në Gjykatën Kushtetuese lidhur me atë se çfarë do të ndodhë pasi t’i përfundojë mandati i ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, nëse vendi shkon në zgjedhje.
“Mund të ketë lëndë të re në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk dihet se si do të veprohet. Është një vakum mes datës 4 dhe 6. Çka pas datës 6, nëse shkojmë në zgjedhje, për shkak se zonja Haxhiu e përfundon më datën 4 edhe zyrtarisht ushtrimin e detyrës së Presidentes”, tha Bellagoshi.
Më tej, Bellagoshi shtoi se nuk dihet se si do të vijohet pas datës 6 tetor.
“Nuk kemi rregullim të qartë në Kushtetutë se çka bëhet tutje, nuk dihet se si do të vazhdohet edhe në rast se shkohet në zgjedhje, se a ka të drejtë zonja Haxhiu, me një mandat të skaduar të ushtrimit të detyrës së Presidentes, ta bëjë një gjë të tillë”, tha ajo.
The post Bellagoshi: Mund të kemi lëndë të re në Kushtetuese, çfarë bëhet pasi t’i përfundojë mandati Haxhiut nëse shkohet në zgjedhje? appeared first on Gazeta Express.

