By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kryediplomati shqiptar i reagon Vuçiqit për Ujmanin: Shqipëria e mbështet Kosovën për mbrojtjen e burimeve ujore të saj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kryediplomati shqiptar i reagon Vuçiqit për Ujmanin: Shqipëria e mbështet Kosovën për mbrojtjen e burimeve ujore të saj
Lajme

Kryediplomati shqiptar i reagon Vuçiqit për Ujmanin: Shqipëria e mbështet Kosovën për mbrojtjen e burimeve ujore të saj

Momenti
Published: August 10, 2026

Shqipëria ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, të bërë në fundjavë për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Në një deklaratë të postuar në rrjetin social X, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha shpreh shqetësim të thellë dhe thekson se çdo ndërhyrje në një rrjedhat ndërkufitare të ujit  nuk mund të vendoset në mënyrë të njëanshme, veçanërisht kur prek interesat e një shteti tjetër.

Hoxha thekson se “uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër”.

Your browser does not support the video tag.

“Shqipëria mbështet fuqimisht të drejtën e #Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve të saj ujore”, ka deklaruar ai.

Reagim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha:

Shqipëria shpreh shqetësim të thellë mbi deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit #Ibër dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e një mundësie të tillë.

Ndryshimi i rrjedhës së një lumi që përbën pjesë të një sistemi ujor ndërkufitar nuk është një çështje thjesht e brendshme apo një vendim që mund të merret në mënyrë të njëanshme, veçanërisht kur pasojat e tij prekin drejtpërdrejt territorin, mjedisin, sigurinë ujore, furnizimin me ujë dhe jetën e qytetarëve të një vendi tjetër.

E drejta ndërkombëtare e ujërave është e qartë në këtë drejtim. Parimet e përdorimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, detyrimi për të parandaluar, kontrolluar dhe reduktuar dëmet ndërkufitare, si dhe detyrimi për bashkëpunim, shkëmbim informacioni dhe konsultim për masat që mund të kenë pasoja ndërkufitare, janë pjesë e standardeve të konsoliduara të së drejtës ndërkombëtare. Serbia është palë e Konventës së #UNECE-së për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare që prej vitit 2010 dhe ka pranuar edhe mekanizmat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Shqipëria pret që #Serbia të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë. Çdo projekt ose masë që mund të ndikojë në rrjedhën, sasinë apo cilësinë e ujërave që prekin Kosovën duhet të trajtohet me transparencë, mbi bazën e të dhënave shkencore, me vlerësim të plotë të ndikimit ndërkufitar dhe përmes konsultimit me palën e prekur.

#Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër.

Shqipëria mbështet fuqimisht të drejtën e #Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve të saj ujore.

Ne besojmë fort dhe presim qe çështje të tilla të trajtohen përmes #dialogut, bashkëpunimit dhe standardeve evropiane, jo përmes kërcënimeve apo ndërhyrjeve e veprimeve të njëanshme.

The post Kryediplomati shqiptar i reagon Vuçiqit për Ujmanin: Shqipëria e mbështet Kosovën për mbrojtjen e burimeve ujore të saj appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

S’ka vazhdim të seancës konstituive, Kuvendi edhe nesër e pasnesër pret bashkatdhetarë
Policia në Shtime shpëton një 72-vjeçar që kishte rënë aksidentalisht në bunar 
Suedia thotë se ka parandaluar një operacion të inteligjencës ruse
Po e ndjekim virusin Ebola – është përpara nesh, paralajmëron OBSH-ja
Gjykata ruse ndalon partinë liberale kundër luftës të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare

LEXO GJITHASHTU

Policia shpëton të moshuarin që ra në bunar në Shtime
Policia shpëton të moshuarin që ra në bunar në Shtime
TOP Momenti
“Etno Festi” vazhdon ta bëjë Kukajn një vendtakim të artit, thotë Kurti
“Etno Festi” vazhdon ta bëjë Kukajn një vendtakim të artit, thotë Kurti
TOP Momenti
Vuçiqit i “dhemb” reagimi i Shqipërisë për lumin Ibër, vazhdon të hedhë akuza ndaj Kosovës
Vuçiqit i “dhemb” reagimi i Shqipërisë për lumin Ibër, vazhdon të hedhë akuza ndaj Kosovës
TOP Momenti
“Ditari” 10.08.2026
“Ditari” 10.08.2026
TOP Momenti
Subvencionimi i teksteve shkollore synohet të përfundojë para 1 shtatorit
Subvencionimi i teksteve shkollore synohet të përfundojë para 1 shtatorit
TOP Momenti

You Might Also Like

Kur hiqen barrikadat dhe kur do të qarkullojnë veturat në Urën e Ibrit, Sveçla flet për koordinim me KFOR, pret lajme të mira
Lajme

Kur hiqen barrikadat dhe kur do të qarkullojnë veturat në Urën e Ibrit, Sveçla flet për koordinim me KFOR, pret lajme të mira

August 10, 2026
Menduh Thaçi rrëfen momentin e rëndë të vitit 2001: Policia më kidnapoi vëllain dhe dy nipat e mitur, e rrethova stacionin i armatosur
Lajme

Menduh Thaçi rrëfen momentin e rëndë të vitit 2001: Policia më kidnapoi vëllain dhe dy nipat e mitur, e rrethova stacionin i armatosur

August 10, 2026
Ngjarja që alarmoi Australinë/ Gjendet një “kufomë” në valixhe, por rezultoi se ishte një kukull
Lajme

Ngjarja që alarmoi Australinë/ Gjendet një “kufomë” në valixhe, por rezultoi se ishte një kukull

August 10, 2026
Menduh Thaçi rrëfen periudhën e vështirë me Arbër Xhaferin: U kujdesa për gjendjen e tij shëndetësore dhe familjare, isha edhe mjek
Lajme

Menduh Thaçi rrëfen periudhën e vështirë me Arbër Xhaferin: U kujdesa për gjendjen e tij shëndetësore dhe familjare, isha edhe mjek

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?