By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kur hiqen barrikadat dhe kur do të qarkullojnë veturat në Urën e Ibrit, Sveçla flet për koordinim me KFOR, pret lajme të mira
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kur hiqen barrikadat dhe kur do të qarkullojnë veturat në Urën e Ibrit, Sveçla flet për koordinim me KFOR, pret lajme të mira
Lajme

Kur hiqen barrikadat dhe kur do të qarkullojnë veturat në Urën e Ibrit, Sveçla flet për koordinim me KFOR, pret lajme të mira

Momenti
Published: August 10, 2026

Të hënën, KFOR ka konfirmuar se ka nisur tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it nga Ura Kryesore në Mitrovicë, në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, duke theksuar se kjo është pjesë e procesit për optimizimin e dislokimit të KFOR-it.

“Ky proces do të jetë gradual, i bazuar në kushte dhe po koordinohet ngushtë me të gjithë aktorët relevantë, përfshirë përfaqësuesit e Institucioneve në Kosovë dhe të organizatave ndërkombëtare, si dhe me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe të Misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Shefi i Mbrojtjes i Serbisë, gjenerali Mojsilovic, është informuar rregullisht gjithashtu. Gjeneralmajor Ulutas, Komandanti i misionit të KFOR-it, mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë homologët e tij kryesorë në Institucionet e Kosovës, organizatat ndërkombëtare dhe Forcat e Armatosura të Serbisë”, u tha në përgjigjen e KFOR-it për Gazetën Express.

Your browser does not support the video tag.

Të hënën te Ura e Ibrit ka qëndruar edhe Ministri në detyrë Xhelal Sveçla i cili e ka quajtur lajm të mirë këtë proces.

“Përgjegjësia për sigurinë në Urën e Mitrovicës do t’i kalojë gradualisht Policisë së Kosovës. Në një prononcim për media, Sveçla tha se procesi do të zhvillohet në koordinim të ngushtë me KFOR-in”, tha ai.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të fillimit të një procesi ku përgjegjësia për sigurinë në Urën e Mitrovicës do t’i kalojë Policisë së Kosovës. Kjo vjen pas një pune të gjatë dhe të suksesshme të të gjitha institucioneve të sigurisë, pas sukseseve të njëpasnjëshme të Policisë së Kosovës në sigurimin e rendit dhe ligjit dhe në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim”, shtoi  Sveçla.

Ai pastaj tha se prania e Policisë së Kosovës në Urë do të reduktohet gradualisht me përmirësimin e situatës së sigurisë.

“Patjetër që ky është një lajm i mirë. I gjithë procesi do të vijojë në koordinim të ngushtë me KFOR-in, i cili deri tani e ka pasur përgjegjësinë e sigurisë në këtë Urë. Sigurisht që, me përmirësimin e sigurisë, edhe vetë prezenca e Policisë së Kosovës do të reduktohet. Është një proces afatshkurtër, i cili do të ofrojë garanci për të gjithë se hapja e urës do të jetë një e mirë për të gjithë, pa pasur ndikim negativ te askush”, potencoi ai.

I pyetur për praninë e barrikadave dhe qarkullimin e veturave në këtë urë, Ministri në detyrë tha se po punohet që të ketë lajme të mira.

“Të gjithë jemi të angazhuar që ky proces të përfundojë në mënyrë sa ma mirë të mundshme. Shumë shpejt do të kemi lajmë tjera të mira”, ka theksuar ai.

The post Kur hiqen barrikadat dhe kur do të qarkullojnë veturat në Urën e Ibrit, Sveçla flet për koordinim me KFOR, pret lajme të mira appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Përplasja Hoxha- Gjuriq për Ujmanin, inkuadrohet Edi Rama: Ibri do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo sipas folklorit
Menduh Thaçi akuzon rëndë Ali Ahmetin: Njeri i pabesë, instrument i sllavëve
S’ka vazhdim të seancës konstituive, Kuvendi edhe nesër e pasnesër pret bashkatdhetarë
Policia në Shtime shpëton një 72-vjeçar që kishte rënë aksidentalisht në bunar 
Suedia thotë se ka parandaluar një operacion të inteligjencës ruse

LEXO GJITHASHTU

Araujo zyrtarizohet te Lievrpooli
Araujo zyrtarizohet te Lievrpooli
TOP Momenti
Senatorja amerikane viziton Kosovën, pritet në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë
Senatorja amerikane viziton Kosovën, pritet në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë
TOP Momenti
Kaçaniku nderon dëshmorët dhe kujton sakrificën për lirinë e Kosovës
Kaçaniku nderon dëshmorët dhe kujton sakrificën për lirinë e Kosovës
TOP Momenti
Veturat koreane na prishën tregun: Kush po e dëmton konkurrencën?
Veturat koreane na prishën tregun: Kush po e dëmton konkurrencën?
TOP Momenti
Supremja refuzon kërkesën e LVV-së për pezullimin e çmimit të ri të biletave në Prishtinë
Supremja refuzon kërkesën e LVV-së për pezullimin e çmimit të ri të biletave në Prishtinë
TOP Momenti

You Might Also Like

Po e ndjekim virusin Ebola – është përpara nesh, paralajmëron OBSH-ja
Lajme

Po e ndjekim virusin Ebola – është përpara nesh, paralajmëron OBSH-ja

August 10, 2026
Gjykata ruse ndalon partinë liberale kundër luftës të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare
Lajme

Gjykata ruse ndalon partinë liberale kundër luftës të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare

August 10, 2026
Menduh Thaçi rrëfen momentin e rëndë të vitit 2001: Policia më kidnapoi vëllain dhe dy nipat e mitur, e rrethova stacionin i armatosur
Lajme

Menduh Thaçi rrëfen momentin e rëndë të vitit 2001: Policia më kidnapoi vëllain dhe dy nipat e mitur, e rrethova stacionin i armatosur

August 10, 2026
Ngjarja që alarmoi Australinë/ Gjendet një “kufomë” në valixhe, por rezultoi se ishte një kukull
Lajme

Ngjarja që alarmoi Australinë/ Gjendet një “kufomë” në valixhe, por rezultoi se ishte një kukull

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?