Të hënën dyert e Kuvendit të Kosovës kanë qenë të hapura për bashkatdhetarët.
Kuvendi i Kosovës tash e disa muaj është jofunksional për shkak se seanca konstituive akoma nuk ka mbaruar.
Kuvendi ka njoftuar se edhe të martën dhe mërkurën, Kuvendi do të jetë i hapur për bashkatdhetarët
“Nesër Kuvendi mirëpret bashkatdhetarët Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, nga e hëna, 10 gusht, deri të mërkurën, 12 gusht 2026. Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës janë të mirëpritur nga ora 12:00 – 16:00”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express
The post S’ka vazhdim të seancës konstituive, Kuvendi edhe nesër e pasnesër pret bashkatdhetarë appeared first on Gazeta Express.

