By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Diabeti i tipit 2 bëhet gjithnjë e më i zakonshëm te gratë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Diabeti i tipit 2 bëhet gjithnjë e më i zakonshëm te gratë
Lajme

Diabeti i tipit 2 bëhet gjithnjë e më i zakonshëm te gratë

Momenti
Published: August 16, 2026

Studiues britanikë thonë se rastet e diabetit të tipit 2 po rriten më së shumti te gratë nën 40 vjeç. Sëmundja shpesh nuk diagnostikohet te gratë ose diagnostikohet shumë vonë, kur ajo nuk është e lehtë të ndalet.

Diabeti i tipit 1 konsiderohej një sëmundje autoimune me origjinë gjenetike, që shfaqej zakonisht te fëmijët dhe të rinjtë. Diabeti i tipit 2 konsiderohej një sëmundje që shfaqej te personat më të moshuar, zakonisht në të pesëdhjetat ose të gjashtëdhjetat, si pasojë e një stili jetese jo të shëndetshëm. Por sot ky dallim sipas moshës nuk qëndron më.

Your browser does not support the video tag.

Gjithnjë e më shumë të rinj po diagnostikohen me diabet të tipit 2. Në Angli, për shembull, rritja më e madhe e rasteve të reja është regjistruar te gratë e reja.

Kjo u zbulua nga një grup studiuesish të Imperial College London, të cilët analizuan të dhënat e Auditimit Kombëtar të Diabetit në Angli për periudhën 2011–2024. Ata konstatuan se, ndërsa përhapja e diabetit të tipit 2 po zvogëlohej te të rriturit mes 60 dhe 79 vjeç, ajo po rritej te personat nën moshën 40 vjeç.

Rezultatet, të publikuara në revistën The Lancet Regional Health Europe, treguan se rritja më e madhe u vu re te gratë e bardha, aziatike dhe me ngjyrë në të njëzetat e tyre, si dhe te gratë e bardha në të tridhjetat.

“Shumica e diskutimeve për rritjen e diabetit të tipit 2 te të rinjtë janë përqendruar te grupet e pakicave etnike”, tha Shivani Misra, autorja kryesore e studimit dhe profesoreshë e asociuar e diabetologjisë në Imperial College London.

“Aktualisht po shohim se incidenca po rritet edhe në popullsinë e bardhë, gjë që tregon se kjo sfidë e shëndetit publik po përhapet në të gjithë brezat.”

Pse po diagnostikohen më shumë të rinj me diabet të tipit 2?

Në Gjermani situata është e ngjashme me atë në Mbretërinë e Bashkuar, thotë Baptist Gallwitz, endokrinolog dhe zëdhënës i Shoqatës Gjermane të Diabetit (DDG).

“Diabeti i tipit 2 është në rritje në shumë vende. Në thelb, kemi të bëjmë me një pandemi. Edhe në Gjermani po shohim gjithnjë e më shumë fëmijë dhe adoleshentë që diagnostikohen me këtë sëmundje.”

Sipas raportit të diabetit të publikuar nga DDG në vitin 2026, nga viti 2014 deri në vitin 2023 rastet e diabetit të tipit 2 te të rinjtë nga 11 deri në 17 vjeç janë rritur mesatarisht me 5,8 për qind në vit.

Megjithëse predispozita gjenetike mund të luajë një rol, faktori më i rëndësishëm mbetet stili i jetesës.

“Jetojmë në një botë ku lëvizim shumë pak dhe ku ushqimi ynë përmban shumë sheqer dhe shumë kalori”, thotë Gallwitz. “Kjo çon në rritje të obezitetit mes të rinjve, gjë që rrit ndjeshëm rrezikun për diabet të tipit 2.”

Te personat me diabet të tipit 2, sekrecioni i insulinës është i reduktuar ose insulina vepron më dobët në receptorët e saj, duke bërë që niveli i glukozës në gjak të rritet.

Diabeti i tipit 1, nga ana tjetër, karakterizohet nga humbja e plotë e qelizave që prodhojnë insulinë, duke shkaktuar mungesë të rëndë të saj.

Si mund të luftohet rritja e diabetit të tipit 2 te të rinjtë?

Rritja e rasteve është veçanërisht shqetësuese sepse te pacientët e rinj sëmundja shpesh përparon më shpejt dhe më agresivisht sesa te të moshuarit.

“Çdo diagnozë e diabetit të tipit 2 është serioze, por te të rinjtë sëmundja mund të jetë më agresive, duke rritur rrezikun e komplikimeve të rënda dhe duke shkurtuar jetëgjatësinë”, thotë Helen Kirrane nga organizata bamirëse Diabetes UK.

Prandaj ndërhyrja e hershme është shumë e rëndësishme

Gallwitz e përshëndet vendosjen e një takse mbi pijet e gazuara me sheqer në Gjermani, por beson se kjo nuk mjafton.

Shoqata Gjermane e Diabetit kërkon: Heqjen e TVSH-së për frutat dhe perimet e freskëta.

Rritjen graduale të TVSH-së për produktet me shumë yndyrna të ngopura dhe sheqer.

Ushqim më të shëndetshëm në kopshte dhe shkolla.

Të paktën një orë aktivitet fizik të detyrueshëm çdo ditë në shkolla.

Sipas Alexandra Kautzky-Willer nga Universiteti Mjekësor i Vjenës, është po aq e rëndësishme që gratë të kenë një mjedis të sigurt ku mund të ushtrojnë aktivitet fizik.

“Për të nxitur lëvizjen, duhet të krijojmë kushte që gratë të ndihen të sigurta”, shpjegon ajo.

Për shembull, një grua që ka frikë nga ngacmimet verbale, talljet për peshën ose sulmet në mbrëmje ka më pak gjasa të dalë për vrap ose të regjistrohet në palestër.

Diabeti i tipit 2 shpesh diagnostikohet vonë te gratë

Numri i grave me diabet të tipit 2 mund të jetë edhe më i lartë sesa tregojnë statistikat aktuale. Në një raport të vitit 2025 për revistën gjermane Deutsches Ärzteblatt, Kautzky-Willer dhe një koleg i saj argumentuan se sëmundja diagnostikohet shumë më rrallë dhe më vonë te gratë.

Meshkujt zakonisht marrin diagnozën në moshë më të re. Në momentin e diagnostikimit, shumë gra janë tashmë obeze, vuajnë më shpesh nga tensioni i lartë dhe kanë shtuar më shumë peshë se meshkujt.

Këta faktorë rrisin gjithashtu rrezikun për: Hemoragji cerebrale, infarkt në zemër, sëmundje të tjera kardiovaskulare

Pse ndodh kjo?

Një arsye është se testi më i zakonshëm fillestar për diabetin mat vetëm nivelin e sheqerit në gjak në gjendje esëll.

Ky test tregon nivelin e glukozës pas të paktën tetë orësh pa ngrënë, por nuk zbulon rritjet e sheqerit që ndodhin pas vakteve.

“Niveli i sheqerit në gjak në gjendje esëll është përgjithësisht më i ulët te gratë sesa te burrat”, thotë Kautzky-Willer. “Prandaj një test i tolerancës ndaj glukozës do të ishte më i përshtatshëm, por kërkon më shumë kohë dhe punë.”

Testet më të avancuara mund të shpëtojnë jetë

Testi i tolerancës ndaj glukozës kërkon marrjen e disa mostrave të gjakut gjatë një periudhe dyorëshe, gjatë së cilës pacienti duhet të qëndrojë në ambulancë.

Kautzky-Willer rekomandon gjithashtu matjen e HbA1c, e cila tregon mesataren e nivelit të sheqerit në gjak gjatë dy ose tre muajve të fundit.

HbA1c lidhet me hemoglobinën e glikuar, që krijohet kur glukoza ngjitet në qelizat e kuqe të gjakut. Një vlerë e lartë e HbA1c tregon se, ka shumë sheqer në gjak. Rreziku për komplikime diabetike është më i madh. Megjithatë, këto analiza kërkojnë pajisje laboratorike të specializuara dhe janë më të shtrenjta.

Në Gjermani dhe Austri, sigurimet shëndetësore zakonisht mbulojnë vetëm testin e sheqerit në gjendje esëll, jo testin e tolerancës ndaj glukozës apo testin HbA1c.

Ekspertët bien dakord se për të ulur numrin e rasteve të diabetit të tipit 2 te të rinjtë është thelbësore të identifikohen personat që ndodhen në fazën e prediabetit, pra kur vlerat e sheqerit janë afër pragut të sëmundjes.

Personat që e zbulojnë problemin në këtë fazë kanë ende mundësi të ndryshojnë rrjedhën e sëmundjes. Me ndryshime në ushqyerje dhe stilin e jetesës, përparimi i diabetit mund të ndalet ose të ngadalësohet ndjeshëm, duke shmangur probleme serioze shëndetësore në të ardhmen dhe duke përmirësuar cilësinë dhe jetëgjatësinë e jetës. /DW

The post Diabeti i tipit 2 bëhet gjithnjë e më i zakonshëm te gratë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge
Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet
Qeveria e Jemenit thotë se ka kryer gati 200 sulme ndaj Huthëve
Deputeti ukrainas kundër qëndrimit të Zelenskyt: Ukraina duhet ta njohë Kosovën, largimi i flamurit nga Prishtina veprim i gabuar
Shkollat gjithëpërfshirëse në krizë në Zvicër, mësimdhënësit ngrenë alarmin

LEXO GJITHASHTU

Ekstradohen në Shqipëri tre të kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, njëri nga Gjakova
Ekstradohen në Shqipëri tre të kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, njëri nga Gjakova
TOP Momenti
Mickoski: Maqedonia në korrik kishte inflacion më të ulët se mesatarja e BE-së
Mickoski: Maqedonia në korrik kishte inflacion më të ulët se mesatarja e BE-së
TOP Momenti
Të shtëna me armë në Pejë, policia në kërkim të të dyshuarit
Të shtëna me armë në Pejë, policia në kërkim të të dyshuarit
TOP Momenti
Aksioni “Vardaris” zbulon mbi 324 kg marihuanë në Selanik, në pranga një shtetas nga Maqedonia dhe një nga Kosova
Aksioni “Vardaris” zbulon mbi 324 kg marihuanë në Selanik, në pranga një shtetas nga Maqedonia dhe një nga Kosova
TOP Momenti
Publikohen pamjet e zjarrit në hotelin në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar
Publikohen pamjet e zjarrit në hotelin në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar
Lajme

You Might Also Like

Sulmohet me armë zjarri një person në Pejë, i dyshuari në arrati
Lajme

Sulmohet me armë zjarri një person në Pejë, i dyshuari në arrati

August 16, 2026
Mbyllja e dyerve të sallës plenare, administrata e Kuvendit: S’kemi pasur njoftim për mbajtje të seancës
Lajme

Mbyllja e dyerve të sallës plenare, administrata e Kuvendit: S’kemi pasur njoftim për mbajtje të seancës

August 16, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në këto rrugë në Prishtinë
Lajme

Ndërprerje e furnizimit me ujë në këto rrugë në Prishtinë

August 16, 2026
Aftësitë në inteligjencën artificiale po sjellin paga më të larta në Zvicër
Lajme

Aftësitë në inteligjencën artificiale po sjellin paga më të larta në Zvicër

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?