By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge
Lajme

Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge

Momenti
Published: August 16, 2026

Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar në kuadër të operacionit “The Wanted”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

Në Rinas është arrestuar provizorisht Bujar Buja, 43 vjeç, i kërkuar nga autoritetet spanjolle për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Your browser does not support the video tag.

Në Rumani është arrestuar me qëllim ekstradimi Aurel Hoxhallari, 49 vjeç, i kërkuar në Shqipëri për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ndërkohë, nga Londra është ekstraduar drejt Shqipërisë Xhuljano Hoxha, 31 vjeç, i kërkuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

“Policia e Shtetit/Vijon operacioni policor ndërkombëtar për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, finalizohen 3 faza të tjera të operacionit të koduar “The Wanted”.

-Në Rinas, si rezultat i koordinimit të veprimeve mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës, u bë arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi, i shtetasit B. B., 43 vjeç, lindur në Gjakovë, Kosovë dhe banues në Amsterdam, Holandë.

Gjykata Qendrore e Instruksionit (Hetimit) nr. 1, pranë Audiencës Nacionale të Madridit/Spanjë, në korrik 2026, ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike, parashikuar nga Kodi Penal Spanjoll.

Nga hetimet e zhvilluara nga Policia Gjyqësore Spanjolle është bërë i mundur identifikimi i një organizate kriminale të qëndrueshme, e cila dyshohet se merrej me trafikimin e kokainës, e vendosur kryesisht në Costa del Sol dhe me aktivitet në zona të ndryshme të territorit kombëtar.

Shtetasi B. B. dyshohet se është implikuar në transportin e lëndës narkotike.

-Në Rumani, autoritetet rumune kanë bërë arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar A. H., 49 vjeç, lindur në Tiranë.

Shtetasi A. H. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në prill të vitit 2018, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Më datë 29.01.2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, dyshohet se shtetasi A. H., në bashkëpunim me një shtetas grek dhe shtetas të tjerë, të organizuar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin shqiptar D. K.

Në banesat e tyre, Policia sekuestroi 9 armë zjarri, 130 kg lëndë narkotike (kanabis), si dhe një numër të madh bimësh kanabisi.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë dhe rumunë, vijon veprimet për finalizimin e procedurave për ekstradimin e këtyre shtetasve.

Ndërkohë, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra/Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë i shtetasit Xh. H., 31 vjeç, lindur në Berat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në prill të vitit 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”, për rastin e zbuluar dhe goditur më datë 10.11.2022, në fshatin Drenovicë, qarku Berat.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se Xh. H., në bashkëpunim me persona të tjerë, ishte i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.

Si rezultat i bashkëpunimit midis Interpol Mançester/Mbretëri e Bashkuar dhe Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij në Shqipëri”, njofton Policia./Top Channel

The post Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Hasani: Kjo situatë është njollë e zezë në historinë politike e kushtetuese të vendit, Kurti po i ikë Aneksit të Ohrit
A dëshiron Zvicra të bëhet edhe më neutrale?
Zvicra duhet të investojë katër miliardë franga për të parandaluar mungesën e energjisë elektrike
Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet
Qeveria e Jemenit thotë se ka kryer gati 200 sulme ndaj Huthëve

LEXO GJITHASHTU

QMK: Katër zjarre aktive, tre nën kontroll, dy janë shuar
QMK: Katër zjarre aktive, tre nën kontroll, dy janë shuar
TOP Momenti
Nga Gjermania drejt Kosovës, shoferi i autobusit kapet në kufi me 63 mijë euro të padeklaruara
Nga Gjermania drejt Kosovës, shoferi i autobusit kapet në kufi me 63 mijë euro të padeklaruara
TOP Momenti
Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Bajrami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë e Kosovës
Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Bajrami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë e Kosovës
TOP Momenti
Ekstradohen në Shqipëri tre të kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, njëri nga Gjakova
Ekstradohen në Shqipëri tre të kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, njëri nga Gjakova
TOP Momenti
Mickoski: Maqedonia në korrik kishte inflacion më të ulët se mesatarja e BE-së
Mickoski: Maqedonia në korrik kishte inflacion më të ulët se mesatarja e BE-së
TOP Momenti

You Might Also Like

Deputeti ukrainas kundër qëndrimit të Zelenskyt: Ukraina duhet ta njohë Kosovën, largimi i flamurit nga Prishtina veprim i gabuar
Lajme

Deputeti ukrainas kundër qëndrimit të Zelenskyt: Ukraina duhet ta njohë Kosovën, largimi i flamurit nga Prishtina veprim i gabuar

August 16, 2026
Diabeti i tipit 2 bëhet gjithnjë e më i zakonshëm te gratë
Lajme

Diabeti i tipit 2 bëhet gjithnjë e më i zakonshëm te gratë

August 16, 2026
Shkollat gjithëpërfshirëse në krizë në Zvicër, mësimdhënësit ngrenë alarmin
Lajme

Shkollat gjithëpërfshirëse në krizë në Zvicër, mësimdhënësit ngrenë alarmin

August 16, 2026
Publikohen pamjet e zjarrit në hotelin në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar
Lajme

Publikohen pamjet e zjarrit në hotelin në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?