By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Aksioni “Vardaris” zbulon mbi 324 kg marihuanë në Selanik, në pranga një shtetas nga Maqedonia dhe një nga Kosova
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Aksioni “Vardaris” zbulon mbi 324 kg marihuanë në Selanik, në pranga një shtetas nga Maqedonia dhe një nga Kosova
TOP Momenti

Aksioni “Vardaris” zbulon mbi 324 kg marihuanë në Selanik, në pranga një shtetas nga Maqedonia dhe një nga Kosova

Momenti
Published: August 16, 2026

Pas aksionit grek “Vardaris”, është hapur hetim dhe është caktuar paraburgim për një person nga Maqedonia e Veriut, i dyshuar për transportin e mbi 324 kilogramëve marihuanë, që u kapën në Selanik të Greqisë, njoftuan sot nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në fund të shkurtit të këtij viti, i dyshuari kishte siguruar një automjet motorik transportues, ndërsa në fillim të marsit edhe një rimorkio, pas së cilës menjëherë kishte organizuar transportin e pretenduar të letrës së ricikluar të presuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut drejt Republikës së Turqisë, përmes Republikës së Bullgarisë. Pasi kishte përfunduar formalitetet doganore, më 8 mars 2026, i dyshuari me automjetin transportues dhe rimorkion ishte larguar nga territori i Maqedonisë në drejtim të Republikës së Bullgarisë. Mirëpo, në vend që të vazhdonte drejt Republikës së Turqisë, ishte drejtuar për në Republikën e Greqisë, ku automjetin me rimorkion e kishte lënë në një hapësirë të mbyllur me qira në Selanik”, sqaruan nga Prokuroria.

Your browser does not support the video tag.

Në njoftim shtohet se atje ishte takuar me dy prej të dyshuarve ndaj të cilëve po zhvillohet procedurë në Republikën e Greqisë, njëri prej të cilëve ishte i paarritshëm për organet e ndjekjes, dhe kishte marrë vesh për transportin e mëtejshëm të drogës narkotike, siç thuhet, pasi ajo të fshihej në ngarkesën me letër të ricikluar.

“Pas sigurimit të drogës narkotike, dy prej të dyshuarve, së bashku me persona ende të panjohur, në periudhën nga 11 deri më 14 gusht 2026 e kishin vendosur marihuanën në hapësirat e krijuara paraprakisht në balotat me letër të ricikluar. Më 14 gusht 2026, në kuadër të aksionit “Vardaris”, zyrtarët policorë në Republikën e Greqisë kanë privuar nga liria dy prej të dyshuarve dhe kanë kryer kontroll dhe bastisje në hapësirën e marrë me qira. Aty ishte gjetur rimorkioja, së cilës paraprakisht i ishin hequr targat e regjistrimit. Në katër paleta të vendosura në pjesën e pasme të rimorkios dhe në katër paleta të tjera para saj ishte gjetur sasia e lartpërmendur e drogës narkotike – marihuanës”, informuan nga Prokuroria.

Kujtojmë se në aksion është arrestuar edhe një shtetas i Kosovës.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të një hetimi disa-mujor dhe bashkëpunimit mes autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe Kosovës.

You Might Also Like

Ekstradohen në Shqipëri tre të kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, njëri nga Gjakova
Mickoski: Maqedonia në korrik kishte inflacion më të ulët se mesatarja e BE-së
Të shtëna me armë në Pejë, policia në kërkim të të dyshuarit
Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën
​Besnik Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge
Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge
Lajme
Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet
Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet
Lajme
Qeveria e Jemenit thotë se ka kryer gati 200 sulme ndaj Huthëve
Qeveria e Jemenit thotë se ka kryer gati 200 sulme ndaj Huthëve
Lajme
Deputeti ukrainas kundër qëndrimit të Zelenskyt: Ukraina duhet ta njohë Kosovën, largimi i flamurit nga Prishtina veprim i gabuar
Deputeti ukrainas kundër qëndrimit të Zelenskyt: Ukraina duhet ta njohë Kosovën, largimi i flamurit nga Prishtina veprim i gabuar
Lajme
Diabeti i tipit 2 bëhet gjithnjë e më i zakonshëm te gratë
Diabeti i tipit 2 bëhet gjithnjë e më i zakonshëm te gratë
Lajme

You Might Also Like

Hoteli ku po rrinin në Vlorë u përfshi nga flakët, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dytë
TOP Momenti

Hoteli ku po rrinin në Vlorë u përfshi nga flakët, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dytë

August 16, 2026
Dalin pamjet e zjarrit në hotelin në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar
TOP Momenti

Dalin pamjet e zjarrit në hotelin në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar

August 16, 2026
Në shtator do të rriten pensionet në Maqedoni
TOP Momenti

Në shtator do të rriten pensionet në Maqedoni

August 16, 2026
BDI: Nga 549 policë të rinj, më pak se 40 shqiptarë, vetëm një shqiptar nga 30 të dekoruar
TOP Momenti

BDI: Nga 549 policë të rinj, më pak se 40 shqiptarë, vetëm një shqiptar nga 30 të dekoruar

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?