Sipas të dhënave, 56% e punëdhënësve deklarojnë se do të paguanin më shumë për punonjësit që zotërojnë njohuri dhe aftësi në AI.
Më shumë se gjysma e punëdhënësve janë të gatshëm të ofrojnë paga më të larta për punonjësit që kanë aftësi në inteligjencën artificiale (AI), sipas një sondazhi të ri të Manpower.
Sipas të dhënave, 56% e punëdhënësve deklarojnë se do të paguanin më shumë për punonjësit që zotërojnë njohuri dhe aftësi në AI.
Kjo përqindje është edhe më e lartë te kompanitë e mëdha: në ndërmarrjet me më shumë se 250 punonjës, 66% janë të gatshme të ofrojnë paga më të larta për ekspertizën në AI, transmeton albinfo.ch.
Jo vetëm AI – kërkohen edhe aftësitë njerëzore
Megjithëse njohuritë teknologjike po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në tregun e punës, kompanitë vazhdojnë t’u kushtojnë rëndësi të madhe edhe aftësive njerëzore.
Në veçanti, mendimi kritik dhe aftësia për zgjidhjen e problemeve vazhdojnë të jenë ndër kompetencat më të vlerësuara nga punëdhënësit, krahas njohurive teknike në inteligjencën artificiale.
Eric Jeannerod, drejtues i Manpower në Zvicër, thekson se e ardhmja e tregut të punës nuk do të mbështetet vetëm tek AI. Sipas tij, avantazhin do ta kenë profesionistët që arrijnë të kombinojnë teknologjinë me aftësitë njerëzore.
Rezultatet tregojnë se njohuritë në AI po shndërrohen gjithnjë e më shumë në një avantazh konkret në tregun e punës, jo vetëm për mundësitë e punësimit, por edhe për nivelin e pagës.
The post Aftësitë në inteligjencën artificiale po sjellin paga më të larta në Zvicër appeared first on Gazeta Express.

