By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ekstradohen në Shqipëri tre të kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, njëri nga Gjakova
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ekstradohen në Shqipëri tre të kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, njëri nga Gjakova
TOP Momenti

Ekstradohen në Shqipëri tre të kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, njëri nga Gjakova

Momenti
Published: August 16, 2026

Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar në kuadër të operacionit “The Wanted”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

Në Rinas është arrestuar provizorisht Bujar Buja, 43 vjeç, i kërkuar nga autoritetet spanjolle për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Your browser does not support the video tag.

Në Rumani është arrestuar me qëllim ekstradimi Aurel Hoxhallari, 49 vjeç, i kërkuar në Shqipëri për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, nga Londra është ekstraduar drejt Shqipërisë Xhuljano Hoxha, 31 vjeç, i kërkuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.“Policia e Shtetit/Vijon operacioni policor ndërkombëtar për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, finalizohen 3 faza të tjera të operacionit të koduar “The Wanted”.

-Në Rinas, si rezultat i koordinimit të veprimeve mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës, u bë arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi, i shtetasit B. B., 43 vjeç, lindur në Gjakovë, Kosovë dhe banues në Amsterdam, Holandë.

Gjykata Qendrore e Instruksionit (Hetimit) nr. 1, pranë Audiencës Nacionale të Madridit/Spanjë, në korrik 2026, ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike, parashikuar nga Kodi Penal Spanjoll.

Nga hetimet e zhvilluara nga Policia Gjyqësore Spanjolle është bërë i mundur identifikimi i një organizate kriminale të qëndrueshme, e cila dyshohet se merrej me trafikimin e kokainës, e vendosur kryesisht në Costa del Sol dhe me aktivitet në zona të ndryshme të territorit kombëtar.

Shtetasi B. B. dyshohet se është implikuar në transportin e lëndës narkotike.

-Në Rumani, autoritetet rumune kanë bërë arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar A. H., 49 vjeç, lindur në Tiranë.

Shtetasi A. H. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në prill të vitit 2018, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Më datë 29.01.2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, dyshohet se shtetasi A. H., në bashkëpunim me një shtetas grek dhe shtetas të tjerë, të organizuar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin shqiptar D. K.

Në banesat e tyre, Policia sekuestroi 9 armë zjarri, 130 kg lëndë narkotike (kanabis), si dhe një numër të madh bimësh kanabisi.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë dhe rumunë, vijon veprimet për finalizimin e procedurave për ekstradimin e këtyre shtetasve.

Ndërkohë, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra/Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë i shtetasit Xh. H., 31 vjeç, lindur në Berat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në prill të vitit 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”, për rastin e zbuluar dhe goditur më datë 10.11.2022, në fshatin Drenovicë, qarku Berat.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se Xh. H., në bashkëpunim me persona të tjerë, ishte i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.

Si rezultat i bashkëpunimit midis Interpol Mançester/Mbretëri e Bashkuar dhe Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij në Shqipëri”, njofton Policia.

You Might Also Like

​21 vatra zjarri në Shqipëri -11 ende aktive, 3 të tjera në monitorim
Mickoski: Më 26 gusht nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë
Përfshihet nga zjarri një veturë në Gjakovë, nuk ka të lënduar
QMK: Katër zjarre aktive, tre nën kontroll, dy janë shuar
Nga Gjermania drejt Kosovës, shoferi i autobusit kapet në kufi me 63 mijë euro të padeklaruara

LEXO GJITHASHTU

Shefi i CENTCOM-it viziton për herë të dytë aeroplanmbajtësen në Lindjen e Mesme
Shefi i CENTCOM-it viziton për herë të dytë aeroplanmbajtësen në Lindjen e Mesme
Lajme
Hasani: Kjo situatë është njollë e zezë në historinë politike e kushtetuese të vendit, Kurti po i ikë Aneksit të Ohrit
Hasani: Kjo situatë është njollë e zezë në historinë politike e kushtetuese të vendit, Kurti po i ikë Aneksit të Ohrit
Lajme
A dëshiron Zvicra të bëhet edhe më neutrale?
A dëshiron Zvicra të bëhet edhe më neutrale?
Lajme
Zvicra duhet të investojë katër miliardë franga për të parandaluar mungesën e energjisë elektrike
Zvicra duhet të investojë katër miliardë franga për të parandaluar mungesën e energjisë elektrike
Lajme
Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Bajrami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë e Kosovës
Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Bajrami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë e Kosovës
TOP Momenti

You Might Also Like

Mickoski: Maqedonia në korrik kishte inflacion më të ulët se mesatarja e BE-së
TOP Momenti

Mickoski: Maqedonia në korrik kishte inflacion më të ulët se mesatarja e BE-së

August 16, 2026
Të shtëna me armë në Pejë, policia në kërkim të të dyshuarit
TOP Momenti

Të shtëna me armë në Pejë, policia në kërkim të të dyshuarit

August 16, 2026
Aksioni “Vardaris” zbulon mbi 324 kg marihuanë në Selanik, në pranga një shtetas nga Maqedonia dhe një nga Kosova
TOP Momenti

Aksioni “Vardaris” zbulon mbi 324 kg marihuanë në Selanik, në pranga një shtetas nga Maqedonia dhe një nga Kosova

August 16, 2026
Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën
TOP Momenti

Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?