Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se shteti po mbahet peng nga kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi gjeti dyert e Kuvendit të mbyllura.
Më pas ka reaguar Kuvendi i Kosovës, duke njoftuar se “për datën 16 gusht 2026, Administratës së Kuvendit nuk i është komunikuar njoftim zyrtar për organizimin dhe mbajtjen e një seance. Për rrjedhojë, nuk janë ndërmarrë veprimet përkatëse administrative, teknike dhe logjistike për organizimin e një seance të tillë”.
Sipas Kuvendit, “mungesa e këtij njoftimi nuk përbën vendim politik dhe nuk paraqet qëndrim të Administratës së Kuvendit lidhur me qëndrimet apo iniciativat e deputetëve dhe grupeve parlamentare”.
“Administrata ushtron kompetencat e saj në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, në përputhje me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe procedurat përkatëse, duke ofruar mbështetje profesionale dhe të barabartë për të gjithë deputetët”, thuhet në njoftim.
“Me komunikimin zyrtar për mbajtjen e një seance, Administrata e Kuvendit do të ndërmarrë veprimet përkatëse dhe do të sigurojë mbështetjen administrative, teknike dhe logjistike në kuadër të kompetencave të saj”, thuhet tutje.
The post Mbyllja e dyerve të sallës plenare, administrata e Kuvendit: S’kemi pasur njoftim për mbajtje të seancës appeared first on Gazeta Express.

