Një person është arrestuar pasi që me veturë nga pakujdesia ka goditur dy vetura të tjera.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 22:54 në rrugën “Ëashington”, në Gjakovë.
Tutje thuhet se i dyshuari dhe pesë persona tjerë (katër burra dhe një grua) kanë pësuar lëndime, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët janë liruar
“Rr. Ëashington, Gjakovë / 20.08.2026 – 22:54. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me veturë nga pakujdesia ka goditur dy vetura tjera. I dyshuari dhe pesë persona tjerë (katër meshkuj dhe një femër) kanë pësuar lëndime, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët janë liruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
The post Aksident në Gjakovë: Lëndohen gjashtë persona, arrestohet i dyshuari appeared first on Gazeta Express.

