By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mungoi himni shqiptar në Pustec, reagon Rama: Shqipëria nuk do të zbresë në nivelin e parodive nacionaliste
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mungoi himni shqiptar në Pustec, reagon Rama: Shqipëria nuk do të zbresë në nivelin e parodive nacionaliste
TOP Momenti

Mungoi himni shqiptar në Pustec, reagon Rama: Shqipëria nuk do të zbresë në nivelin e parodive nacionaliste

Momenti
Published: August 21, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të premte lidhur me mos luajtjen e himnit shipe ndodhur në Pustec, ku gjatë një aktiviteti me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut nuk u luajt Himni Kombëtar Shqiptar.

Rama e cilëson ngjarjen si një “parodi domethënëse”, ndërsa vlerësoi qëndrimin e kryetarit të Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, i cili kishte kërkuar luajtjen e himnit shqiptar dhe më pas kërkoi ndjesë.

Your browser does not support the video tag.

Ndërkaq, kreu i qeverisë theksoi se minoritetet në Shqipëri janë një pasuri kombëtare dhe se vendi i ka garantuar komunitetit maqedonas status të posaçëm dhe të drejta të barabarta.

“Ajo që ndodhi në Pustec është një parodi domethënëse për botëkuptimet tona të ndryshme në këtë lagje të Europës. Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi paraprakisht që të luhej edhe himni shqiptar. U injorua dhe më pas kërkoi ndjesë për një faj që nuk ishte i tij. U tregua një shtetar dhe qytetar i denjë i Shqipërisë Europiane, në nder të vetes dhe të komunitetit të tij maqedonoverior, të cilit i duam vetëm më të mirën. Ne e kemi nderuar edhe atë komunitet të vockël me një status të posaçëm si bashki më vete, pikërisht sepse për Shqipërinë minoritetet nuk janë statistikë, por pasuri kombëtare, dhe qytetarët minoritarë nuk janë numra, por vëllezër e motra me të njëjtat liri dhe të drejta si të gjithë ne. Tani, kjo ardhja e herëpashershme në territorin tonë e trupave të cirkut të nacional-folklorizmit ballkanik, herë nga një vend, herë nga një tjetër e herë nga një tjetër akoma, nuk se na shqetëson për vete, për sovranitetin e Shqipërisë jo e jo, por as për ekuilibrat e jetës politike këtu brenda, ku nuk ka mushkë Troje të rritur në kodrat tona apo “diasporë” të eksportuar nga brenda lagjes sonë që na lëkund. Gjithësesi, u shpreh sot një keqardhje të sinqertë për të gjithë sponsorëve të këtij cirku të lashtë flamujsh në epokën e Inteligjencës Artificiale, ndërsa mëmëdhetarëve mes nesh që në kësi rastesh hidhen përpjetë përpara pasqyrave të tyre digjitale, duke kërkuar përgjigje me të njëjtën monedhë, u them: Jo, Shqipëria, Europa e Ballkanit, kurrsesi nuk mund t’ia lejojë dhe nuk do t’ia lejojë vetes ta zbresë monedhën e vlerave të saj në nivelet e parodisë së Pustecit”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

You Might Also Like

Mungesa e himnit shqiptar në Pustec, reagon Rama: Parodi domethënëse
LVV-ja mbledh drejtuesit e Qendrave në Gjilan, në fokus konsolidimi i institucioneve dhe organizimi në terren
Të dhënat që shpëtojnë jetë – si mblidhen, interpretohen dhe përdoren në shëndetin publik
Kori Siparantum përfundon garën e parë në Malaysian Choral Festival 2026
Debati evropian për pirjen e duhanit: Pse rritja e çmimeve nuk është një politikë e mjaftueshme?

LEXO GJITHASHTU

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” koordinojnë monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm
IKSHPK dhe KRU “Prishtina” koordinojnë monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm
Lajme
Abdullahu, Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni
Abdullahu, Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni
Lajme
BBC ngre alarmin për borxhin amerikan: Ekonomia po hyn në zonën e dritës së verdhë
BBC ngre alarmin për borxhin amerikan: Ekonomia po hyn në zonën e dritës së verdhë
Lajme
Merr hov tregu i kriptomonedhave, Bitcoin kalon 70 mijë dollarëshin
Merr hov tregu i kriptomonedhave, Bitcoin kalon 70 mijë dollarëshin
Lajme
ZKA gjen shkelje në kontratën për mirëmbajtjen e autoudhëve, përmenden konflikti i interesit, konkurrenca e kufizuar…
ZKA gjen shkelje në kontratën për mirëmbajtjen e autoudhëve, përmenden konflikti i interesit, konkurrenca e kufizuar…
Lajme

You Might Also Like

OBRM-PDUKM: Rasti për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar
TOP Momenti

OBRM-PDUKM: Rasti për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar

August 21, 2026
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, S.V dhe 10 të arrestuarit e tjerë dalin para gjykatës
TOP Momenti

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, S.V dhe 10 të arrestuarit e tjerë dalin para gjykatës

August 21, 2026
OVL-UÇK-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e kategorive të luftës
TOP Momenti

OVL-UÇK-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e kategorive të luftës

August 21, 2026
Sa janë disbursuar fondet e Planit të Rritjes, si renditet Shqipëria dhe Kosova?
TOP Momenti

Sa janë disbursuar fondet e Planit të Rritjes, si renditet Shqipëria dhe Kosova?

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?