By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: AMMK: Kosova e para me 100% përmbushje të obligimeve të raportimit në EIONET për vitin 2025
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
AMMK: Kosova e para me 100% përmbushje të obligimeve të raportimit në EIONET për vitin 2025
TOP Momenti

AMMK: Kosova e para me 100% përmbushje të obligimeve të raportimit në EIONET për vitin 2025

Momenti
Published: August 21, 2026









Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ka njoftuar se Kosova ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm në raportimin mjedisor për vitin 2025, duke përmbushur 100% të obligimeve në kuadër të rrjedhave kryesore të të dhënave të Rrjetit Evropian te Informacionit dhe Vëzhgimit të Mjedisit (EIONET).

Your browser does not support the video tag.


Sipas AMMK-së, ky rezultat e rendit Kosovën si të vetmin vend që ka arritur përmbushje të plotë të obligimeve të raportimit për vitin 2025 dhe dëshmon për ofrimin në kohë të të dhënave me cilësi të lartë.


“Rrjeti Evropian i Informacionit dhe Vëzhgimit të Mjedisit (EIONET), në kuadër të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), ka vlerësuar përmbushjen e obligimeve të raportimit nga vendet raportuese për vitin 2025. Vlerësimi përfshin qindra grupe të të dhënave dhe mat përformancën e vendeve në aspektin e përpikërisë kohore dhe cilësisë së të dhënave”, thuhet në njoftim.


Njoftimi i plotë:


Kosova ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm në raportimin mjedisor për vitin 2025, duke përmbushur 100% të obligimeve në kuadër të rrjedhave kryesore të të dhënave të Rrjetit Evropian te Informacionit dhe Vëzhgimit të Mjedisit (EIONET). Ky rezultat e rendit Kosovën si të vetmin vend që ka arritur përmbushje të plotë të obligimeve të raportimit për vitin 2025 dhe dëshmon për ofrimin në kohë të të dhënave me cilësi të lartë.


Rrjeti Evropian i Informacionit dhe Vëzhgimit të Mjedisit (EIONET), në kuadër të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), ka vlerësuar përmbushjen e obligimeve të raportimit nga vendet raportuese për vitin 2025. Vlerësimi përfshin qindra grupe të të dhënave dhe mat përformancën e vendeve në aspektin e përpikërisë kohore dhe cilësisë së të dhënave.


Përveç Kosovës, shtatë vende – Maqedonia e Veriut, Kroacia, Irlanda, Hungaria, Polonia, Serbia dhe Sllovakia – kanë arritur rezultat prej 90% ose më lart.


Një nga treguesit kryesorë të performancës, i përcaktuar në Strategjinë EEA-Eionet 2021–2030, është arritja e një rezultati mesatar të përgjithshëm të raportimit prej së paku 90%. Sipas vlerësimit për vitin 2025, ky objektiv nuk ishte arritur plotësisht: performanca mesatare e raportimit ishte 88% për 27 vendet e BE-së dhe 85% për të gjitha vendet e EEA-së dhe vendet bashkëpunuese.


AMMK me pikë maksimale në të gjitha fushat e raportimit


Edhe për vitin 2025, Kosova përmes të dhenave të raportuara nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ka marrë pikët maksimale në të gjitha fushat obligative të raportimit.


Këto përfshijnë:


• të dhënat vjetore për cilësinë e ajrit;


• të dhënat online për cilësinë e ajrit;


• emisionet në ajër;


• gazrat serrë;


• zonat e mbrojtura;


• cilësinë e ujërave; dhe


• sasinë e ujërave.


Ky është viti i pestë radhazi që Kosova arrin rezultat maksimal në përmbushjen e obligimeve të raportimit në kuadër të EIONET. Suksesi është rezultat i punës dhe përkushtimit të ekspertëve të AMMK-së, bashkëpunimit me institucionet e tjera monitoruese në nivel kombëtar, si dhe mbështetjes së vazhdueshme të donatorëve përmes projekteve të ndryshme.


Arritja e këtij rezultati dëshmon përkushtimin e AMMK-së në përmbushjen e detyrimeve në kuadër të bashkëpunimit me Agjencinë Evropiane të Mjedisit (EEA) dhe Rrjetin Evropian të Informacionit dhe Vëzhgimit të Mjedisit (EIONET), si dhe në avancimin e procesit të integrimit evropian.


Çfarë është EIONET?


EIONET është rrjet partneriteti i EEA-së me vendet anëtare dhe bashkëpunuese. Vlerësimi për vitin 2025 paraqet rezultatet e të dhënave të raportuara nga vendet për rrjedhat kryesore të të dhënave të EIONET dhe përfshin vlerësimin e qindra grupeve të të dhënave.


Ky vlerësim synon të masë progresin e vendeve sipas kritereve të dakorduara të raportimit, veçanërisht përpikërisë kohore dhe cilësisë së të dhënave, duke u mundësuar vendeve të identifikojnë dhe prioritizojnë burimet e nevojshme për proceset e rregullta të raportimit.


Sigurimi i të dhënave të sakta, të plota dhe në kohë nga EIONET është thelbësor për EEA-në në përmbushjen e misionit të saj për t’u ofruar politikëbërësve dhe publikut informacion të besueshëm, relevant dhe në kohë për gjendjen e mjedisit.


source

You Might Also Like

Mungesa e himnit shqiptar në Pustec, reagon Rama: Parodi domethënëse
LVV-ja mbledh drejtuesit e Qendrave në Gjilan, në fokus konsolidimi i institucioneve dhe organizimi në terren
Të dhënat që shpëtojnë jetë – si mblidhen, interpretohen dhe përdoren në shëndetin publik
Kori Siparantum përfundon garën e parë në Malaysian Choral Festival 2026
Debati evropian për pirjen e duhanit: Pse rritja e çmimeve nuk është një politikë e mjaftueshme?

LEXO GJITHASHTU

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” koordinojnë monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm
IKSHPK dhe KRU “Prishtina” koordinojnë monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm
Lajme
Abdullahu, Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni
Abdullahu, Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni
Lajme
BBC ngre alarmin për borxhin amerikan: Ekonomia po hyn në zonën e dritës së verdhë
BBC ngre alarmin për borxhin amerikan: Ekonomia po hyn në zonën e dritës së verdhë
Lajme
Merr hov tregu i kriptomonedhave, Bitcoin kalon 70 mijë dollarëshin
Merr hov tregu i kriptomonedhave, Bitcoin kalon 70 mijë dollarëshin
Lajme
ZKA gjen shkelje në kontratën për mirëmbajtjen e autoudhëve, përmenden konflikti i interesit, konkurrenca e kufizuar…
ZKA gjen shkelje në kontratën për mirëmbajtjen e autoudhëve, përmenden konflikti i interesit, konkurrenca e kufizuar…
Lajme

You Might Also Like

OBRM-PDUKM: Rasti për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar
TOP Momenti

OBRM-PDUKM: Rasti për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar

August 21, 2026
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, S.V dhe 10 të arrestuarit e tjerë dalin para gjykatës
TOP Momenti

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, S.V dhe 10 të arrestuarit e tjerë dalin para gjykatës

August 21, 2026
OVL-UÇK-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e kategorive të luftës
TOP Momenti

OVL-UÇK-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e kategorive të luftës

August 21, 2026
Sa janë disbursuar fondet e Planit të Rritjes, si renditet Shqipëria dhe Kosova?
TOP Momenti

Sa janë disbursuar fondet e Planit të Rritjes, si renditet Shqipëria dhe Kosova?

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?