By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gucati kritikon Qeverinë Kurti: Asnjë kërkesë e veteranëve nuk është realizuar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gucati kritikon Qeverinë Kurti: Asnjë kërkesë e veteranëve nuk është realizuar
Lajme

Gucati kritikon Qeverinë Kurti: Asnjë kërkesë e veteranëve nuk është realizuar

Momenti
Published: August 21, 2026

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka kritikuar Qeverinë Kurti për siç tha, mungesën e bashkëpunimit dhe mosrealizimin e kërkesave të veteranëve të luftës.

Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) dhe OVL-UÇK-së, Gucati tha se organizata që drejton nuk ka pasur takime apo diskutime me Qeverinë në detyrë.

Your browser does not support the video tag.

Ai u ndal veçanërisht te çështja e trajtimit shëndetësor të veteranëve, duke thënë se aktualisht 67 prej tyre janë të prekur nga kanceri, ndërsa 24 po marrin trajtim në Turqi. Sipas tij, një pjesë e veteranëve po trajtohen në vende të tjera evropiane dhe në Kosovë.

Gucati tha se institucionet e Kosovës kanë obligim ligjor të kujdesen për kategoritë e dala nga lufta, përfshirë veteranët dhe invalidët e luftës.

Në kuadër të memorandumit të nënshkruar, OHTK-ja ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur OVL-UÇK-në në fushën e hotelierisë dhe turizmit.

Kryetari i OHTK-së, Hysen Sogojeva, tha se qëllimi i marrëveshjes është që, brenda mundësive të odës, t’u ofrohet mbështetje veteranëve dhe aktiviteteve të tyre.

Ndërkohë, nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, bëri të ditur se javën e ardhshme do të mblidhet kryesia e organizatës, ku pritet të diskutohen hapat e mëtejmë lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale.

Syla tha se veteranët do të diskutojnë për veprimet që do të ndërmarrin në prag të vendimmarrjes së Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. /Kosovapress

The post Gucati kritikon Qeverinë Kurti: Asnjë kërkesë e veteranëve nuk është realizuar appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

BBC ngre alarmin për borxhin amerikan: Ekonomia po hyn në zonën e dritës së verdhë
Merr hov tregu i kriptomonedhave, Bitcoin kalon 70 mijë dollarëshin
ZKA gjen shkelje në kontratën për mirëmbajtjen e autoudhëve, përmenden konflikti i interesit, konkurrenca e kufizuar…
Në arrati prej një viti nga vrasja e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale
FBI arreston gruan që dyshohet se planifikonte të bombardonin Kapitolin e New York-ut

LEXO GJITHASHTU

Mungesa e himnit shqiptar në Pustec, reagon Rama: Parodi domethënëse
Mungesa e himnit shqiptar në Pustec, reagon Rama: Parodi domethënëse
TOP Momenti
LVV-ja mbledh drejtuesit e Qendrave në Gjilan, në fokus konsolidimi i institucioneve dhe organizimi në terren
LVV-ja mbledh drejtuesit e Qendrave në Gjilan, në fokus konsolidimi i institucioneve dhe organizimi në terren
TOP Momenti
Të dhënat që shpëtojnë jetë – si mblidhen, interpretohen dhe përdoren në shëndetin publik
Të dhënat që shpëtojnë jetë – si mblidhen, interpretohen dhe përdoren në shëndetin publik
TOP Momenti
Ukraina godet me sanksione serialin “Masha dhe Ariu” për narrativa pro-ruse
Ukraina godet me sanksione serialin “Masha dhe Ariu” për narrativa pro-ruse
Lajme
Kori Siparantum përfundon garën e parë në Malaysian Choral Festival 2026
Kori Siparantum përfundon garën e parë në Malaysian Choral Festival 2026
TOP Momenti

You Might Also Like

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë
Lajme

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

August 21, 2026
Trupat e dy alpinistëve të zhdukur për dekada të tëra u gjetën pas shkrirjes së akullnajës zvicerane
Lajme

Trupat e dy alpinistëve të zhdukur për dekada të tëra u gjetën pas shkrirjes së akullnajës zvicerane

August 21, 2026
Ukraina synon të blejë sisteme kundër raketave balistike me fondet e kredisë 90 miliardë euro të BE-së
Lajme

Ukraina synon të blejë sisteme kundër raketave balistike me fondet e kredisë 90 miliardë euro të BE-së

August 21, 2026
Ymeri: Dikush freskohet në pishinë, dikush pret për barna në Onkologji – kjo tregon komprometimin e Kurtit
Lajme

Ymeri: Dikush freskohet në pishinë, dikush pret për barna në Onkologji – kjo tregon komprometimin e Kurtit

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?