Meteorologu Mendim Rugova ka thënë se sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit, bazuar në parashikimet e fundit të temperaturave.
Siç tha Rugova në emisionin “Ora 7”, temperaturat në Prishtinë mund të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, ndërsa në zonën e Dukagjinit, veçanërisht në pjesët më të ulëta të Klinës, temperaturat mund të shkojnë deri në 39, e mund t’i afrohen edhe 40 gradë Celsius.
“Po, megjithatë sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit sipas parashikimeve deri tani”, tha Rugova.
Ai ka theksuar se këto temperatura, ndonëse të larta, nuk janë të jashtëzakonshme për muajin gusht.
The post Kujdes, sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

