By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kryetari i Komisionit parlamentar ukrainas shpjegon pse Ukraina nuk e njeh Kosovën: Krimea, Serbia dhe municioni
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kryetari i Komisionit parlamentar ukrainas shpjegon pse Ukraina nuk e njeh Kosovën: Krimea, Serbia dhe municioni
TOP Momenti

Momenti
Published: August 10, 2026

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërparlamentar në Parlamentin ukrainas, Oleksandr Merezhko, thotë se në Ukrainë ka qëndrime të ndryshme për njohjen e Kosovës, por se vendimi përfundimtar i takon presidentit Volodymyr Zelensky.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Shërbimit të Kosovës të Radios Evropa e Lirë, Merezhko deklaron se argumentet kundër njohjes lidhen kryesisht me frikën se Rusia mund ta përdorë Kosovën si precedent për pushtimin e territoreve ukrainase, me mbështetjen e Serbisë për integritetin territorial të Ukrainës dhe, deri diku, me municionin serb që përfundon në Ukrainë.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë, ai thotë se personalisht është skeptik ndaj këtyre argumenteve, dhe se njohja e Kosovës nuk do ta shkelte të drejtën ndërkombëtare.

Sipas tij, kjo çështje mund të rikthehet në agjendën politike të Kievit, pas përfundimit të luftës.

Merezhko është deputet i partisë Shërbëtori i Popullit, forca politike e lidhur me presidentin ukrainas, Zelensky.

Gjatë vizitës së parë zyrtare në Beograd, Zelensky tha se shteti i tij s’ka ndryshuar qëndrim sa i përket mosnjohjes së Kosovës, dhe deklaroi se respekton integritetin territorial të Serbisë dhe të drejtën ndërkombëtare.

“Nga Kyiv Independent te Ukrainska Pravda e Hromadske” – mediat ukrainase shkruajnë për reagimin e Kosovës ndaj Zelenskyt

Kjo deklaratë nxiti reagime, si në Kosovë, ashtu edhe në Ukrainë.

Në Kosovë janë përqendruar te fakti se Prishtina e ka mbështetur Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus: e ka dënuar agresionin, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, ka ofruar ndihmë financiare, ka strehuar gazetarë ukrainas dhe ka ofruar trajnime ushtarake.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë, konkretisht, mendon Ukraina se do të humbiste nëse do ta njihte Kosovën sot?

Oleksandr Merezhko: Në Ukrainë ka qëndrime të ndryshme për këtë çështje, veçanërisht mes deputetëve të Radës. Megjithatë, vendimi për njohjen ose mosnjohjen e Kosovës i takon presidentit. Është prerogativë e tij. Ekzistojnë disa argumente kundër njohjes. I pari është se një vendim i tillë mund t’i jepte, në njëfarë mënyre, një argument Rusisë, e cila mban të pushtuar në mënyrë të paligjshme Krimenë dhe pjesë të rajoneve të tjera të Ukrainës.

Argumenti i dytë është se, meqë Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës, edhe Ukraina duhet të mbështesë integritetin territorial të Serbisë. Argumenti i tretë lidhet me faktin se Serbia u shet municion vendeve të tjera, i cili më pas përfundon në Ukrainë dhe i nevojitet asaj. Personalisht, jam skeptik ndaj secilit prej këtyre argumenteve, por ky është qëndrimi im personal. Ka gjithashtu argumente në favor të njohjes. Në veçanti, njohja e Kosovës nuk do të përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare, pasi për këtë çështje ekziston edhe opinioni këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Radio Evropa e Lirë: A lidhet qëndrimi i Ukrainës ende kryesisht me Krimenë dhe integritetin territorial, apo ruajtja e marrëdhënieve me Serbinë është bërë po aq e rëndësishme?

Oleksandr Merezhko: Kryesisht lidhet me Krimenë dhe integritetin territorial dhe, ndoshta, edhe me çështjen e municionit. Megjithatë, sipas mendimit tim, Serbia do të vazhdojë t’u shesë municion vendeve të tjera gjithsesi, sepse përfiton financiarisht nga kjo, dhe për shkak të qëndrimit të Bashkimit Evropian. Sa u përket marrëdhënieve me Serbinë, fatkeqësisht një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së saj vazhdon të jetë nën ndikimin e propagandës ruse, e cila ende nuk është ndaluar në Serbi.

Serbia gjithashtu vazhdon t’i shmanget bashkimit me sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Problemi është se [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq nuk synon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por në të njëjtën kohë ka nevojë të krijojë para BE-së përshtypjen se nuk është vetëm aleat i [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit, por se ka edhe “marrëdhënie të mira” me Kievin.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë do të duhej të ndryshonte që Kievi ta rishqyrtonte çështjen e njohjes së Kosovës?

Oleksandr Merezhko: Kjo çështje mund të rikthehet në agjendë pas përfundimit të luftës. Shumëçka do të varet nga qëndrimi i Bashkimit Evropian dhe i vendeve të tij anëtare. Në përgjithësi, jeta politike në Ukrainë është shumë dinamike./REL/.

You Might Also Like

Qeveria e RMV-së miraton listën e parë prioritare me 41 propozim-projekte kapitale për vitin 2027
Deri në orën 18:00 u regjistruan 15 zjarre në Maqedoni, gjashtë ende janë aktive
KFOR-i nis kalimin gradual nga ura e Ibrit, Sveçla: Përgjegjësia për sigurinë do t’i kalojë Policisë së Kosovës
Prej UNESCO-s Ohri dhe Struga të njihen në botë, afat deri në vitin 2030 për masat mbrojtëse
MSH i përgjigjet LSDM-së për rastin në Gostivar: Institucionet të vendosin pa ndikime politike

LEXO GJITHASHTU

Spitali i Gjakovës deklarohet për gjendjen e pacientit që u soll i plagosur me armë zjarri

Lajme
Thatësira detyron tragetin e Bazelit të pezullojë shërbimin

Refuzimi i Netanyahut ndaj planit 15-pikësh të Trumpit për Gazën nuk pritet të jetë fjala e fundit

Të paktën 13 të vrarë në sulmin me dron ukrainas thellë në Rusi

Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në Huelva të Spanjës, evakuohen 800 persona! Autoritetet: Mund të duhen ditë për ta vënë nën kontroll
Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në Huelva të Spanjës, evakuohen 800 persona! Autoritetet: Mund të duhen ditë për ta vënë nën kontroll
Lajme

You Might Also Like

PDK: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
TOP Momenti

PDK: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

August 10, 2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë në Konferencën e Ambasadorëve

VLEN: Kaseta e prishur e BDI-së nuk e fshin vendimin e Grubit për kazinotë

Ra nga varka teksa po luante me dy shokët e tij, mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit
TOP Momenti

Ra nga varka teksa po luante me dy shokët e tij, mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit

August 10, 2026
Kryetari i Komisionit parlamentar ukrainas shpjegon pse Ukraina nuk e njeh Kosovën: Krimea, Serbia dhe municioni
TOP Momenti

Kryetari i Komisionit parlamentar ukrainas shpjegon pse Ukraina nuk e njeh Kosovën: Krimea, Serbia dhe municioni

Momenti
Published: August 10, 2026

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërparlamentar në Parlamentin ukrainas, Oleksandr Merezhko, thotë se në Ukrainë ka qëndrime të ndryshme për njohjen e Kosovës, por se vendimi përfundimtar i takon presidentit Volodymyr Zelensky.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Shërbimit të Kosovës të Radios Evropa e Lirë, Merezhko deklaron se argumentet kundër njohjes lidhen kryesisht me frikën se Rusia mund ta përdorë Kosovën si precedent për pushtimin e territoreve ukrainase, me mbështetjen e Serbisë për integritetin territorial të Ukrainës dhe, deri diku, me municionin serb që përfundon në Ukrainë.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë, ai thotë se personalisht është skeptik ndaj këtyre argumenteve, dhe se njohja e Kosovës nuk do ta shkelte të drejtën ndërkombëtare.

Sipas tij, kjo çështje mund të rikthehet në agjendën politike të Kievit, pas përfundimit të luftës.

Merezhko është deputet i partisë Shërbëtori i Popullit, forca politike e lidhur me presidentin ukrainas, Zelensky.

Gjatë vizitës së parë zyrtare në Beograd, Zelensky tha se shteti i tij s’ka ndryshuar qëndrim sa i përket mosnjohjes së Kosovës, dhe deklaroi se respekton integritetin territorial të Serbisë dhe të drejtën ndërkombëtare.

“Nga Kyiv Independent te Ukrainska Pravda e Hromadske” – mediat ukrainase shkruajnë për reagimin e Kosovës ndaj Zelenskyt

Kjo deklaratë nxiti reagime, si në Kosovë, ashtu edhe në Ukrainë.

Në Kosovë janë përqendruar te fakti se Prishtina e ka mbështetur Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus: e ka dënuar agresionin, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, ka ofruar ndihmë financiare, ka strehuar gazetarë ukrainas dhe ka ofruar trajnime ushtarake.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë, konkretisht, mendon Ukraina se do të humbiste nëse do ta njihte Kosovën sot?

Oleksandr Merezhko: Në Ukrainë ka qëndrime të ndryshme për këtë çështje, veçanërisht mes deputetëve të Radës. Megjithatë, vendimi për njohjen ose mosnjohjen e Kosovës i takon presidentit. Është prerogativë e tij. Ekzistojnë disa argumente kundër njohjes. I pari është se një vendim i tillë mund t’i jepte, në njëfarë mënyre, një argument Rusisë, e cila mban të pushtuar në mënyrë të paligjshme Krimenë dhe pjesë të rajoneve të tjera të Ukrainës.

Argumenti i dytë është se, meqë Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës, edhe Ukraina duhet të mbështesë integritetin territorial të Serbisë. Argumenti i tretë lidhet me faktin se Serbia u shet municion vendeve të tjera, i cili më pas përfundon në Ukrainë dhe i nevojitet asaj. Personalisht, jam skeptik ndaj secilit prej këtyre argumenteve, por ky është qëndrimi im personal. Ka gjithashtu argumente në favor të njohjes. Në veçanti, njohja e Kosovës nuk do të përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare, pasi për këtë çështje ekziston edhe opinioni këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Radio Evropa e Lirë: A lidhet qëndrimi i Ukrainës ende kryesisht me Krimenë dhe integritetin territorial, apo ruajtja e marrëdhënieve me Serbinë është bërë po aq e rëndësishme?

Oleksandr Merezhko: Kryesisht lidhet me Krimenë dhe integritetin territorial dhe, ndoshta, edhe me çështjen e municionit. Megjithatë, sipas mendimit tim, Serbia do të vazhdojë t’u shesë municion vendeve të tjera gjithsesi, sepse përfiton financiarisht nga kjo, dhe për shkak të qëndrimit të Bashkimit Evropian. Sa u përket marrëdhënieve me Serbinë, fatkeqësisht një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së saj vazhdon të jetë nën ndikimin e propagandës ruse, e cila ende nuk është ndaluar në Serbi.

Serbia gjithashtu vazhdon t’i shmanget bashkimit me sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Problemi është se [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq nuk synon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por në të njëjtën kohë ka nevojë të krijojë para BE-së përshtypjen se nuk është vetëm aleat i [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit, por se ka edhe “marrëdhënie të mira” me Kievin.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë do të duhej të ndryshonte që Kievi ta rishqyrtonte çështjen e njohjes së Kosovës?

Oleksandr Merezhko: Kjo çështje mund të rikthehet në agjendë pas përfundimit të luftës. Shumëçka do të varet nga qëndrimi i Bashkimit Evropian dhe i vendeve të tij anëtare. Në përgjithësi, jeta politike në Ukrainë është shumë dinamike./REL/.

You Might Also Like

LSDM ka dorëzuar kallëzim penal kundër Klekovskit, Andonovskas, Lazovit dhe Ametit për rastin e ujit në Gostivar
Zjarret “i marrin frymën” pyjeve, mbi dy mijë hektarë të djegur – 15 milionë euro dëm
KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër, Lista Serbe kundërshton
Protestojnë bujqit në Strumicë, kërkojnë çmime më të larta për blerje
Tahiri: S’guxon të bëhet Kuvendi muze, bllokada nga LVV-ja është abuzim

LEXO GJITHASHTU

Sveçla: Përgjegjësia për sigurinë në Urën e Mitrovicës do t’i kalojë gradualisht Policisë së Kosovës

Lushtaku: Kurti nuk po tregon gatishmëri për kompromis, rrezikohen zgjedhjet e reja

Eufori për dronët, por tanket ende të kërkuara

Franca përgatitet për valën e pestë të të nxehtit që nga muaji qershor

Deputeti ukrainas: S’e kuptoj vendosmërinë e Zelenskyt për të mos e njohur Kosovën, shantazhi i Putinit me këtë çështje s’funksionon më
Deputeti ukrainas: S’e kuptoj vendosmërinë e Zelenskyt për të mos e njohur Kosovën, shantazhi i Putinit me këtë çështje s’funksionon më
Lajme

You Might Also Like

Tahiri: S’guxon të bëhet Kuvendi muze, bllokada nga LVV-ja është abuzim
TOP Momenti

Tahiri: S’guxon të bëhet Kuvendi muze, bllokada nga LVV-ja është abuzim

August 10, 2026
Muja: Në raportin AUV-it nuk është gjetur vaj palme në qumështin “Vita”
TOP Momenti

Muja: Në raportin AUV-it nuk është gjetur vaj palme në qumështin “Vita”

August 10, 2026
OBRM-PDUKM: Problemi me ujin në Gostivar nuk është nga sot, por nga dekada neglizhence nga autoritetet lokale

“Drita e syve të mamit”, i jepet lamtumira 20-vjeçarit që u vra nga shoku në Korçë
TOP Momenti

“Drita e syve të mamit”, i jepet lamtumira 20-vjeçarit që u vra nga shoku në Korçë

August 10, 2026
Kryetari i Komisionit parlamentar ukrainas shpjegon pse Ukraina nuk e njeh Kosovën: Krimea, Serbia dhe municioni
TOP Momenti

Kryetari i Komisionit parlamentar ukrainas shpjegon pse Ukraina nuk e njeh Kosovën: Krimea, Serbia dhe municioni

Momenti
Published: August 10, 2026

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërparlamentar në Parlamentin ukrainas, Oleksandr Merezhko, thotë se në Ukrainë ka qëndrime të ndryshme për njohjen e Kosovës, por se vendimi përfundimtar i takon presidentit Volodymyr Zelensky.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Shërbimit të Kosovës të Radios Evropa e Lirë, Merezhko deklaron se argumentet kundër njohjes lidhen kryesisht me frikën se Rusia mund ta përdorë Kosovën si precedent për pushtimin e territoreve ukrainase, me mbështetjen e Serbisë për integritetin territorial të Ukrainës dhe, deri diku, me municionin serb që përfundon në Ukrainë.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë, ai thotë se personalisht është skeptik ndaj këtyre argumenteve, dhe se njohja e Kosovës nuk do ta shkelte të drejtën ndërkombëtare.

Sipas tij, kjo çështje mund të rikthehet në agjendën politike të Kievit, pas përfundimit të luftës.

Merezhko është deputet i partisë Shërbëtori i Popullit, forca politike e lidhur me presidentin ukrainas, Zelensky.

Gjatë vizitës së parë zyrtare në Beograd, Zelensky tha se shteti i tij s’ka ndryshuar qëndrim sa i përket mosnjohjes së Kosovës, dhe deklaroi se respekton integritetin territorial të Serbisë dhe të drejtën ndërkombëtare.

“Nga Kyiv Independent te Ukrainska Pravda e Hromadske” – mediat ukrainase shkruajnë për reagimin e Kosovës ndaj Zelenskyt

Kjo deklaratë nxiti reagime, si në Kosovë, ashtu edhe në Ukrainë.

Në Kosovë janë përqendruar te fakti se Prishtina e ka mbështetur Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus: e ka dënuar agresionin, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, ka ofruar ndihmë financiare, ka strehuar gazetarë ukrainas dhe ka ofruar trajnime ushtarake.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë, konkretisht, mendon Ukraina se do të humbiste nëse do ta njihte Kosovën sot?

Oleksandr Merezhko: Në Ukrainë ka qëndrime të ndryshme për këtë çështje, veçanërisht mes deputetëve të Radës. Megjithatë, vendimi për njohjen ose mosnjohjen e Kosovës i takon presidentit. Është prerogativë e tij. Ekzistojnë disa argumente kundër njohjes. I pari është se një vendim i tillë mund t’i jepte, në njëfarë mënyre, një argument Rusisë, e cila mban të pushtuar në mënyrë të paligjshme Krimenë dhe pjesë të rajoneve të tjera të Ukrainës.

Argumenti i dytë është se, meqë Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës, edhe Ukraina duhet të mbështesë integritetin territorial të Serbisë. Argumenti i tretë lidhet me faktin se Serbia u shet municion vendeve të tjera, i cili më pas përfundon në Ukrainë dhe i nevojitet asaj. Personalisht, jam skeptik ndaj secilit prej këtyre argumenteve, por ky është qëndrimi im personal. Ka gjithashtu argumente në favor të njohjes. Në veçanti, njohja e Kosovës nuk do të përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare, pasi për këtë çështje ekziston edhe opinioni këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Radio Evropa e Lirë: A lidhet qëndrimi i Ukrainës ende kryesisht me Krimenë dhe integritetin territorial, apo ruajtja e marrëdhënieve me Serbinë është bërë po aq e rëndësishme?

Oleksandr Merezhko: Kryesisht lidhet me Krimenë dhe integritetin territorial dhe, ndoshta, edhe me çështjen e municionit. Megjithatë, sipas mendimit tim, Serbia do të vazhdojë t’u shesë municion vendeve të tjera gjithsesi, sepse përfiton financiarisht nga kjo, dhe për shkak të qëndrimit të Bashkimit Evropian. Sa u përket marrëdhënieve me Serbinë, fatkeqësisht një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së saj vazhdon të jetë nën ndikimin e propagandës ruse, e cila ende nuk është ndaluar në Serbi.

Serbia gjithashtu vazhdon t’i shmanget bashkimit me sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Problemi është se [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq nuk synon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por në të njëjtën kohë ka nevojë të krijojë para BE-së përshtypjen se nuk është vetëm aleat i [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit, por se ka edhe “marrëdhënie të mira” me Kievin.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë do të duhej të ndryshonte që Kievi ta rishqyrtonte çështjen e njohjes së Kosovës?

Oleksandr Merezhko: Kjo çështje mund të rikthehet në agjendë pas përfundimit të luftës. Shumëçka do të varet nga qëndrimi i Bashkimit Evropian dhe i vendeve të tij anëtare. Në përgjithësi, jeta politike në Ukrainë është shumë dinamike./REL/.

You Might Also Like

MBP: Gjenden 32 paketime me lëndë narkotike te një i burgosur në Idrizovë
Saranda Imeri-Stafai: VLEN-i ballafaqohet me probleme të trashëguara, kemi sjellë revolucion në skenën politike shqiptare
Nga deklarata e Vuçiqit te reagimet e Prishtinës dhe Tiranës – çka po ndodh me Ujmanin?
13 raste të reja me ethet e Nilit Perëndimor në RMV
Ndahen edhe 14 vetura të reja për Policët e Lagjes

LEXO GJITHASHTU

Tragjedi në Pogradec, 30-vjeçari humb jetën në liqen

Atentati ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, arrestohet biznesmeni italian, akuzohet si porositës i sulmit

Drejtori i AKI prezanton kërcënimet hibride dhe rëndësinë e forcimit të qëndrueshmërisë institucionale dhe shoqërore përballë tyre

Hamza pas mbledhjes së Kryesisë: Kurti nuk ka qëllim t’i japë vendit institucione

Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë
Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë
Lajme

You Might Also Like

Sekuestrohen armë pas dyshimeve për të shtëna gjatë një ahengu familjar në Malishevë
TOP Momenti

Sekuestrohen armë pas dyshimeve për të shtëna gjatë një ahengu familjar në Malishevë

August 10, 2026
Dorëzohet sërish kërkesa në Ministrinë e Drejtësisë që provimet profesionle të jepen edhe në gjuhën shqipe

​Lushtaku paralajmëron protesta: E vetmja zgjidhje për bllokadën e Kuvendit është rruga

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?