By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Atentati ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, arrestohet biznesmeni italian, akuzohet si porositës i sulmit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Atentati ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, arrestohet biznesmeni italian, akuzohet si porositës i sulmit
Lajme

Atentati ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, arrestohet biznesmeni italian, akuzohet si porositës i sulmit

Momenti
Published: August 10, 2026

Biznesmeni dhe ish-gazetari-botues italian Valter Lavitola është arrestuar dhe dërguar në burg, i dyshuar nga Prokuroria e Romës si porositësi i atentatit me eksploziv ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, raportojnë mediat italiane.

Sulmi ndodhi në tetor 2025, pranë banesës së Ranuccit në Pomezia, pranë Romës. Masa e arrestit ndaj Lavitolës është caktuar nga Gjykata e Romës në kuadër të hetimeve të Prokurorisë. Në dosjen hetimore përfshihet edhe dyshimi për përdorimin e metodave mafioze.

Your browser does not support the video tag.

Sipas hetuesve, dyshimet ndaj Lavitolës mbështeten në analizën e të dhënave telefonike, gjurmimin e automjeteve dhe ekzaminimin e telefonave celularë të personave të përfshirë në hetim. Sipas prokurorisë, këto elemente kanë vënë në pikëpyetje alibitë e të dyshuarve.

Në të njëjtën çështje, autoritetet italiane kanë lëshuar urdhër arresti edhe për shtetasin kamerunas Gomes Clesio Tavares, i cili dyshohet se ka shërbyer si ndërmjetës mes Lavitolës dhe grupit që dyshohet se kreu sulmin. Tavares është aktualisht në arrati.

Sipas prokurorisë, Lavitola dyshohet se ka planifikuar sulmin dhe ka udhëzuar Tavaresin për gjetjen e personave që do të siguronin eksplozivin dhe do të realizonin atentatin.

Hetuesit pretendojnë gjithashtu se Lavitola ka marrë pjesë në një inspektim paraprak në Pomezia më 15 shtator 2025. Sipas akuzës, Tavares më pas ka rekrutuar personat që dyshohet se kryen sulmin.

Avokati i Ranuccit, Roberto De Vita, tha pas arrestimit se motivi dhe konteksti i atentatit mbeten për t’u përcaktuar. Hetimi vijon për të sqaruar rolin e personave të përfshirë dhe motivin e sulmit.

The post Atentati ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, arrestohet biznesmeni italian, akuzohet si porositës i sulmit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rama thotë se Supremja e ka refuzuar kërkesën e VV per anulimin e vendimit për biletat: Dashakëqij e të padijshëm
Senatorja Ernst në Kosovë, e shoqëruar nga Prattipati viziton Manastirin e Graçanicës
Spitali i Gjakovës deklarohet për gjendjen e pacientit që u soll i plagosur me armë zjarri
Thatësira detyron tragetin e Bazelit të pezullojë shërbimin
Refuzimi i Netanyahut ndaj planit 15-pikësh të Trumpit për Gazën nuk pritet të jetë fjala e fundit

LEXO GJITHASHTU

Nëna e 20-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në Korçë: Biri im, do të mbetesh përjetësisht fryma ime
Nëna e 20-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në Korçë: Biri im, do të mbetesh përjetësisht fryma ime
TOP Momenti
Uji në Kumanovë është i sigurt për pije
Uji në Kumanovë është i sigurt për pije
TOP Momenti
Hamza: S’kam pranuar ftesë nga Kurti – për çfarë ftese, për çfarë të flasim?
Hamza: S’kam pranuar ftesë nga Kurti – për çfarë ftese, për çfarë të flasim?
TOP Momenti
Ideja e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Morina: Është e paimagjinueshme
Ideja e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Morina: Është e paimagjinueshme
TOP Momenti
Qeveria e RMV-së miraton listën e parë prioritare me 41 propozim-projekte kapitale për vitin 2027
Qeveria e RMV-së miraton listën e parë prioritare me 41 propozim-projekte kapitale për vitin 2027
TOP Momenti

You Might Also Like

Të paktën 13 të vrarë në sulmin me dron ukrainas thellë në Rusi
Lajme

Të paktën 13 të vrarë në sulmin me dron ukrainas thellë në Rusi

August 10, 2026
Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në Huelva të Spanjës, evakuohen 800 persona! Autoritetet: Mund të duhen ditë për ta vënë nën kontroll
Lajme

Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në Huelva të Spanjës, evakuohen 800 persona! Autoritetet: Mund të duhen ditë për ta vënë nën kontroll

August 10, 2026
Sveçla: Përgjegjësia për sigurinë në Urën e Mitrovicës do t’i kalojë gradualisht Policisë së Kosovës
Lajme

Sveçla: Përgjegjësia për sigurinë në Urën e Mitrovicës do t’i kalojë gradualisht Policisë së Kosovës

August 10, 2026
Lushtaku: Kurti nuk po tregon gatishmëri për kompromis, rrezikohen zgjedhjet e reja
Lajme

Lushtaku: Kurti nuk po tregon gatishmëri për kompromis, rrezikohen zgjedhjet e reja

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?