By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Muja: Në raportin AUV-it nuk është gjetur vaj palme në qumështin “Vita”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Muja: Në raportin AUV-it nuk është gjetur vaj palme në qumështin “Vita”
TOP Momenti

Muja: Në raportin AUV-it nuk është gjetur vaj palme në qumështin “Vita”

Momenti
Published: August 10, 2026

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, e ka pranuar se në qumështin “Vita” nuk është gjetur vaj palme, ani se nuk e ka thënë me fjalë.

Në një konferencë për media, ai ka ekspozuar disa lloje tjera të qumështit të kompanisë “Abrazen”, në të cilat është gjetur vaj palme.

Your browser does not support the video tag.

Në pyetjen e KALLXO nëse në qumështin “Vita” është gjetur vaj palme i padeklaruar, Muja ka thënë se si ministri nuk merren me emra tregtarë, por ka thënë se sipas raportit të AUV-it, nuk ka një raportim të tillë.

“Pra ishin mostrat këtu te qumështi, katër lloje të qumështit, katër mostra të ndryshme përmbajnë vaj palme sipas AUV-it, sipas analizave. Sigurisht kjo nuk është gjetur për të gjithë me një brand, me një markë, por ta keni parasysh. AUV-i dhe Ministria e Bujqësisë aprovojnë subjekte, proceset e prodhimit, aktivitetet, nuk aprovojnë marka tregtare. Markat tregtare janë përgjegjësi e Ministrisë së Tregtisë. AUV-i merret vetëm me çështjen e aprovimit në përgjithësi që ky subjekt që prodhon aktivitetin qumësht dhe produktet e qumështit. Dhe Vita, siç e shihni, është i licencuar e aprovuar nga Vita- nga AUV-i vetëm për qumësht dhe produktet e qumështit. Askund sipas AUV-it 26 produkte të prodhuara me vaj palme nuk përmbajnë formë të autorizimit apo aprovimit nga AUV-i. Edhe 26 produkte të tjera. Këto që i qita, jo vetëm produkte të pretenduara shtazore apo që janë shtazore, që janë me yndyrë shtazore, ka edhe 26 të tjera me yndyrë bimore dhe është rasti se edhe kjo e nderuar që do Kosovës se ju e keni pasur synimin që çdo gjë të blihet si qumësht, në marketet e Kosovës çfarë blini si qumësht. Nuk është qumësht, është qumësht artificial, qumësht analog, nuk është qumësht me yndyrë shtazore”, është shprehur ai.

Në fakt, raporti i analizave që e publikoi ekskluzivisht KosovaPress evidenton qumështin “Vita” si produkt të kompanisë që ka rezultuar në përputhje.

“Në mesin e tyre janë “Qumësht Vita 3.2%”, “Djathë i bardhë 100%”, “Jogurt Vita 2.8%”, “Vita Butter Gold 100%”, “My Coë 2.8%” dhe “My Coë 1.5%”. Për disa produkte të linjës “Holla”, prania e yndyrës bimore apo vajit të palmës ishte deklaruar dhe rezultatet janë vlerësuar në përputhje”, thuhet në raportim.

Por, Muja pranoi se kontrollet zyrtare kanë dokumentuar importe të konsiderueshme të qumështit pluhur, koncentratit të hirrës dhe vajit të palmës, në disa produkte të subjektit “ABRAZEN – Qumështorja Vita”.

“E para, i kam thënë në konferencën paraprake që bazë janë të dhënat e doganës. Këto janë të dhënat që i kemi marrë nga dogana gjatë kontrollit zyrtar. Është dokumentuar importi i madh i qumështit pluhur nga disa subjekte, në veçanti subjekti ABRAZEN Qumështorja Vita. Kjo është e pakontestueshme…. Po ashtu është edhe hira pluhur, koncentrati i hirës pluhur, të gjitha të dhënat janë nga dogana për subjektin ABRAZEN Qumështorja Vita dhe subjekte të tjera. Është dokumentuar që po ashtu ka ndodhur ky import. Siç e shihni tendencën është si në vjet, e realizuar në vitet paraprake, gjendet në vitin e njëjtë. Pra korrespondon me importin e qumështit pluhur. Eksplodimi edhe në këtë rast është nga viti 2021”, tha ai.

Ai u ndal te mostrat një lloj qumështit, duke thënë se sipas analizave laboratorike të AUV-së, në katër mostra të ndryshme është konstatuar prani e vajit të palmës.

“Po ashtu, dëshiroj t’ju informoj që gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur përpjekje për ta relativizuar këtë çështje. Ju tregoj me përkushtim e me përgjegjësi, asgjë tjetër përpos zbatimit të ligjit për ushqim, ligjit për konsumatorin. Këto mostra – po i paraqes se do t’jua ofrojmë edhe juve, gazetarë – analizat laboratorike edhe ju do t’i keni në konsultim. E para është mostra me numër serik 2930. Konstatohet prania e vajit të palmës, pa u deklaruar. Dhe pyetja është: cili është ai qumësht? Më në fund jemi të informuar se bëhet fjalë për qumështin “My Coë” 3.2. Ata që thonin barista – nuk është barista, është qumësht me lopë. Ky është qumështit “My Coë” 3.2% qumësht. Kjo është mostra e parë”, tha ai.

You Might Also Like

Prej UNESCO-s Ohri dhe Struga të njihen në botë, afat deri në vitin 2030 për masat mbrojtëse
MSH i përgjigjet LSDM-së për rastin në Gostivar: Institucionet të vendosin pa ndikime politike
PDK: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë në Konferencën e Ambasadorëve
VLEN: Kaseta e prishur e BDI-së nuk e fshin vendimin e Grubit për kazinotë

LEXO GJITHASHTU

Eufori për dronët, por tanket ende të kërkuara
Eufori për dronët, por tanket ende të kërkuara
Lajme
Franca përgatitet për valën e pestë të të nxehtit që nga muaji qershor
Franca përgatitet për valën e pestë të të nxehtit që nga muaji qershor
Lajme
Deputeti ukrainas: S’e kuptoj vendosmërinë e Zelenskyt për të mos e njohur Kosovën, shantazhi i Putinit me këtë çështje s’funksionon më
Deputeti ukrainas: S’e kuptoj vendosmërinë e Zelenskyt për të mos e njohur Kosovën, shantazhi i Putinit me këtë çështje s’funksionon më
Lajme
Tragjedi në Pogradec, 30-vjeçari humb jetën në liqen
Tragjedi në Pogradec, 30-vjeçari humb jetën në liqen
Lajme
Atentati ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, arrestohet biznesmeni italian, akuzohet si porositës i sulmit
Atentati ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, arrestohet biznesmeni italian, akuzohet si porositës i sulmit
Lajme

You Might Also Like

Ra nga varka teksa po luante me dy shokët e tij, mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit
TOP Momenti

Ra nga varka teksa po luante me dy shokët e tij, mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit

August 10, 2026
LSDM ka dorëzuar kallëzim penal kundër Klekovskit, Andonovskas, Lazovit dhe Ametit për rastin e ujit në Gostivar
TOP Momenti

LSDM ka dorëzuar kallëzim penal kundër Klekovskit, Andonovskas, Lazovit dhe Ametit për rastin e ujit në Gostivar

August 10, 2026
Zjarret “i marrin frymën” pyjeve, mbi dy mijë hektarë të djegur – 15 milionë euro dëm
TOP Momenti

Zjarret “i marrin frymën” pyjeve, mbi dy mijë hektarë të djegur – 15 milionë euro dëm

August 10, 2026
KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër, Lista Serbe kundërshton
TOP Momenti

KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër, Lista Serbe kundërshton

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?