By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Deputeti ukrainas: S’e kuptoj vendosmërinë e Zelenskyt për të mos e njohur Kosovën, shantazhi i Putinit me këtë çështje s’funksionon më
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Deputeti ukrainas: S’e kuptoj vendosmërinë e Zelenskyt për të mos e njohur Kosovën, shantazhi i Putinit me këtë çështje s’funksionon më
Lajme

Deputeti ukrainas: S’e kuptoj vendosmërinë e Zelenskyt për të mos e njohur Kosovën, shantazhi i Putinit me këtë çështje s’funksionon më

Momenti
Published: August 10, 2026

Oleksiy Goncharenko e quajti gabim trashanik deklaratën e presidentit të vendit të tij, Volodymyr Zelensky gjatë një vizite të shtunën në Beograd, nga ku ai tha se e respekton “integritetin territorial” të Serbisë dhe se qëndrimi i Ukrainës ndaj Kosovës “mbetet i pandryshuar”.

Deputeti ukrainas thotë në një intervistë për Gazetën Express se shantazhi që kujton se ia bënte Ukrainës presidenti rus, Vladimir Putin me çështjen e Kosovës, nuk funksionon më.

Your browser does not support the video tag.

Kur kishte folur për Gazetën Express në vitin 2022, ai kishte thënë se nuk e di se çfarë mendon Zensky për Kosovën. Tash thotë se nuk e kupton këtë qëndrim.

“Sa i përket deklaratave të Putinit, mund të pajtohem se për një periudhë mjaft të gjatë ato përbënin një perspektivë tmerruese për shumë politikanë ukrainas. Në fakt, Putini po e shantazhonte Ukrainën lidhur me çështjen e Kosovës dhe, fatkeqësisht, ia doli”, thotë ai.

Goncharenko shpjegon se pse tani “shantazhi i Putinit nuk funksionon më“.

“Kjo është edhe arsyeja pse nuk e kuptoj vendosmërinë e Zelenskyt për çështjen e njohjes”, thotë ai.

Intervistoi Shqiprim Salihu

Gazeta Express: E quajtët gabim trashanik deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Beograd se qëndrimi i Ukrainës ndaj Kosovës “mbetet i pandryshuar”, ndërsa e shihte vendin nga prizmi i “integritetit territorial” të Serbisë. Përveç asaj që keni shkruar në X, pse, sipas jush, ishte e gabuar kjo deklaratë?

Goncharenko: Së pari, besoj sinqerisht se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, sovran dhe i njohur. Për shumë vite kam luftuar për njohjen e Kosovës nga institucionet europiane, si Këshilli i Europës, si dhe nga Ukraina. Unë isha autor i rezolutës së Verkhovna Radës së Ukrainës, e cila synonte njohjen e shtetit. Fatkeqësisht, sipas Kushtetutës së Ukrainës, e drejta për njohje i takon autoritetit presidencial. Megjithatë, unë vazhdoj përpjekjet e mia për të lobuar për vendimin e njohjes.

Gazeta Express: Shumë mund të thonë se është në interesin e Ukrainës ta mbajë këtë qëndrim. Çfarë do t’u thoshit atyre që mendojnë kështu? E patë edhe që një baner i madh në qendër të Prishtinës, ku shkruhej “Free Ukraine” u hoq dje. Si e komentoni këtë?

Goncharenko: Besoj se vendimi i Zelenskyt është një gabim trashanik diplomatik, pasi Kosova është një nga mbështetësit tanë më të mëdhenj dhe partnerët tanë më të besueshëm në Ballkan. Në postimin tim në X, unë shtova gjithashtu pamje filmike të heqjes së banerit “Free Ukraine” në kryeqytetin e Kosovës. Ky është një sinjal se Ukraina mund ta humbasë një aleat dhe besoj me gjithë zemër se ne nuk mund t’i lejojmë vetes veprime të tilla diplomatike.

Sa i përket interesave të Ukrainës për ta mbajtur një qëndrim të tillë, ekziston një ide mbizotëruese se Ukraina mund ta bëjë Serbinë ta shpërbëjë aleancën e saj të pathënë me Rusinë dhe ta rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe ushtarak me Ukrainën. Serbia gjithashtu shihet nga disa analistë si një “aleate” potenciale në një bllok të shteteve kandidate për anëtarësim në BE.

Gazeta Express: Gjatë vizitës së tij në Beograd, Zelensky foli gjithashtu për bashkëpunim me Serbinë pas luftës, veçanërisht në aspektin e politikës së jashtme. Çfarë prisni nga kjo?

Goncharenko: Është raportuar se Serbia i ka shitur Ukrainës një numër të padeklaruar predhash artilerie dhe raketash MLRS në vitin 2023. Rritja e dërgesave të tilla do të ishte jashtëzakonisht e përshtatshme në kohë në rast të një mobilizimi të mëtejshëm rus.

Gazeta Express: Presidenti rus, Vladimir Putin tha në prill të vitit 2022 se, nëse Kosova mund ta shpallë pavarësinë, atëherë pse nuk mund ta bëjnë këtë edhe Donetsku dhe Luhansku. A mendoni se përpjekja e Rusisë për ta përdorur Kosovën si precedent ose justifikim për luftën po e mban Zelenskyn në këtë qëndrim lidhur me Kosovën?

Goncharenko: Sa i përket deklaratave të Putinit, mund të pajtohem se për një periudhë mjaft të gjatë ato përbënin një perspektivë tmerruese për shumë politikanë ukrainas. Në fakt, Putini po e shantazhonte Ukrainën lidhur me çështjen e Kosovës dhe, fatkeqësisht, ia doli.

Megjithatë, jemi në vitin 2026. Rusia i “njohu” të ashtuquajturat DPR dhe LPR, duke i përdorur ato si casus belli, dhe më pas i “integroi”. Shantazhi i Putinit nuk funksionon më. Kjo është edhe arsyeja pse nuk e kuptoj vendosmërinë e Zelenskyt për çështjen e njohjes.

The post Deputeti ukrainas: S’e kuptoj vendosmërinë e Zelenskyt për të mos e njohur Kosovën, shantazhi i Putinit me këtë çështje s’funksionon më appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Senatorja Ernst në Kosovë, e shoqëruar nga Prattipati viziton Manastirin e Graçanicës
Spitali i Gjakovës deklarohet për gjendjen e pacientit që u soll i plagosur me armë zjarri
Thatësira detyron tragetin e Bazelit të pezullojë shërbimin
Refuzimi i Netanyahut ndaj planit 15-pikësh të Trumpit për Gazën nuk pritet të jetë fjala e fundit
Të paktën 13 të vrarë në sulmin me dron ukrainas thellë në Rusi

LEXO GJITHASHTU

Ideja e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Morina: Është e paimagjinueshme
Ideja e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Morina: Është e paimagjinueshme
TOP Momenti
Qeveria e RMV-së miraton listën e parë prioritare me 41 propozim-projekte kapitale për vitin 2027
Qeveria e RMV-së miraton listën e parë prioritare me 41 propozim-projekte kapitale për vitin 2027
TOP Momenti
Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në Huelva të Spanjës, evakuohen 800 persona! Autoritetet: Mund të duhen ditë për ta vënë nën kontroll
Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në Huelva të Spanjës, evakuohen 800 persona! Autoritetet: Mund të duhen ditë për ta vënë nën kontroll
Lajme
Sveçla: Përgjegjësia për sigurinë në Urën e Mitrovicës do t’i kalojë gradualisht Policisë së Kosovës
Sveçla: Përgjegjësia për sigurinë në Urën e Mitrovicës do t’i kalojë gradualisht Policisë së Kosovës
Lajme
Deri në orën 18:00 u regjistruan 15 zjarre në Maqedoni, gjashtë ende janë aktive
Deri në orën 18:00 u regjistruan 15 zjarre në Maqedoni, gjashtë ende janë aktive
TOP Momenti

You Might Also Like

Lushtaku: Kurti nuk po tregon gatishmëri për kompromis, rrezikohen zgjedhjet e reja
Lajme

Lushtaku: Kurti nuk po tregon gatishmëri për kompromis, rrezikohen zgjedhjet e reja

August 10, 2026
Eufori për dronët, por tanket ende të kërkuara
Lajme

Eufori për dronët, por tanket ende të kërkuara

August 10, 2026
Franca përgatitet për valën e pestë të të nxehtit që nga muaji qershor
Lajme

Franca përgatitet për valën e pestë të të nxehtit që nga muaji qershor

August 10, 2026
Tragjedi në Pogradec, 30-vjeçari humb jetën në liqen
Lajme

Tragjedi në Pogradec, 30-vjeçari humb jetën në liqen

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?