By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në Huelva të Spanjës, evakuohen 800 persona! Autoritetet: Mund të duhen ditë për ta vënë nën kontroll
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në Huelva të Spanjës, evakuohen 800 persona! Autoritetet: Mund të duhen ditë për ta vënë nën kontroll
Lajme

Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në Huelva të Spanjës, evakuohen 800 persona! Autoritetet: Mund të duhen ditë për ta vënë nën kontroll

Momenti
Published: August 10, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha vijon të përhapet në provincën e Huelvës, në jugperëndim të Spanjës, duke detyruar rreth 800 persona të evakuohen nga banesat e tyre.

Sipas gazetës spanjolle El País, zjarri, i cili shpërtheu të enjten në zonën e Niebla-s, ka prekur tashmë një sipërfaqe prej më shumë se 20 mijë hektarësh. Autoritetet sqarojnë se kjo shifër i referohet sipërfaqes brenda perimetrit të zjarrit dhe nuk do të thotë se e gjithë zona është djegur.

Your browser does not support the video tag.

Rreth 600 zjarrfikës, të mbështetur nga 26 mjete ajrore dhe mjete të tjera tokësore, po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Operacioni është vështirësuar nga erërat e forta, terreni i thyer dhe kushtet atmosferike, të cilat favorizojnë përhapjen e zjarrit dhe krijimin e vatrave të reja.

Antonio Sanz, këshilltar i qeverisë së Andaluzisë për Presidencën, Shëndetësinë dhe Emergjencat, e ka cilësuar situatën si jashtëzakonisht të vështirë dhe të rrezikshme.

“Përballemi me një zjarr jashtëzakonisht të vështirë, kompleks dhe të rrezikshëm, me kushte atmosferike që nuk na lënë hapësirë për pushim. Kjo është një garë qëndrueshmërie, plot pengesa”, tha Sanz.

Ai paralajmëroi se ndërhyrja për shuarjen e zjarrit mund të zgjasë edhe disa ditë.

“Duhet të jemi realistë: asgjë nuk tregon se zjarri do të vihet nën kontroll së shpejti. Na kanë mbetur ende orë, ndoshta ditë, punë intensive”, deklaroi ai.

Zjarrfikësit kanë punuar gjatë natës për krijimin e linjave mbrojtëse dhe për frenimin e përhapjes së flakëve. Megjithatë, terreni i vështirë dhe ndryshimet e erës kanë penguar përparimin e operacioneve.

Në kuadër të përpjekjeve për të frenuar zjarrin, ekipet e emergjencave po përdorin edhe teknika të kontrolluara të djegies për krijimin e barrierave kundër flakëve.

Ndërkohë, rreth 300 banorë të El Madroño-s janë evakuuar, duke e çuar në rreth 800 numrin e përgjithshëm të personave që janë detyruar të largohen nga banesat për shkak të zjarrit. Evakuimet janë kryer si masë parandaluese për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve.

Autoritetet kanë paralajmëruar se banorët e evakuuar nuk duhet të kthehen në zonat e prekura pa marrë leje, ndërsa vijojnë përpjekjet për të frenuar zjarrin.

Situata në Huelva mbetet e vështirë, ndërsa ekipet e emergjencave pritet të vijojnë punën intensive gjatë ditëve në vazhdim për ta vënë zjarrin nën kontroll. /Panorama

The post Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në Huelva të Spanjës, evakuohen 800 persona! Autoritetet: Mund të duhen ditë për ta vënë nën kontroll appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shpërthim dhe zjarr i madh në Schaffhausen të Zvicrës, dridhjet u ndjenë në zonën përreth
Tërmeti i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 110 numri i viktimave – ende persona nën rrënoja
Ramadani i reagon Bajqinovcit: Janë muaj të tërë takimesh për heqjen statike të KFOR mbi urë, mësoni diçka mendjefëmijë
Ramadani i reagon Bajqinovcit: Janë muaj të tërë takimesh për heqjen statike të KFOR mbi urë, mësioni diçka mendjefëmijë
Rama thotë se Supremja e ka refuzuar kërkesën e VV per anulimin e vendimit për biletat: Dashakëqij e të padijshëm

LEXO GJITHASHTU

Aksident në mes katër automjeteve në Shkup, shtatë të lënduar
Aksident në mes katër automjeteve në Shkup, shtatë të lënduar
TOP Momenti
Pritje të gjata në kufi, deri në 60 minuta në Dheu i Bardhë dhe Muçibabë
Pritje të gjata në kufi, deri në 60 minuta në Dheu i Bardhë dhe Muçibabë
TOP Momenti
Fruthi në rritje në Kosovë, regjistrohen 112 raste – 50 raste të reja në vetëm një muaj
Fruthi në rritje në Kosovë, regjistrohen 112 raste – 50 raste të reja në vetëm një muaj
TOP Momenti
Nëna e 20-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në Korçë: Biri im, do të mbetesh përjetësisht fryma ime
Nëna e 20-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në Korçë: Biri im, do të mbetesh përjetësisht fryma ime
TOP Momenti
Uji në Kumanovë është i sigurt për pije
Uji në Kumanovë është i sigurt për pije
TOP Momenti

You Might Also Like

Senatorja Ernst në Kosovë, e shoqëruar nga Prattipati viziton Manastirin e Graçanicës
Lajme

Senatorja Ernst në Kosovë, e shoqëruar nga Prattipati viziton Manastirin e Graçanicës

August 10, 2026
Spitali i Gjakovës deklarohet për gjendjen e pacientit që u soll i plagosur me armë zjarri
Lajme

Spitali i Gjakovës deklarohet për gjendjen e pacientit që u soll i plagosur me armë zjarri

August 10, 2026
Thatësira detyron tragetin e Bazelit të pezullojë shërbimin
Lajme

Thatësira detyron tragetin e Bazelit të pezullojë shërbimin

August 10, 2026
Refuzimi i Netanyahut ndaj planit 15-pikësh të Trumpit për Gazën nuk pritet të jetë fjala e fundit
Lajme

Refuzimi i Netanyahut ndaj planit 15-pikësh të Trumpit për Gazën nuk pritet të jetë fjala e fundit

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?