By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër, Lista Serbe kundërshton
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër, Lista Serbe kundërshton
TOP Momenti

KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër, Lista Serbe kundërshton

Momenti
Published: August 10, 2026

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka njoftuar se ka nisur “tranzicionin gradual të pranisë” së tij të përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, KFOR-i tha se ky hap po ndërmerret në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë.

Your browser does not support the video tag.

“Misioni KFOR, i udhëhequr nga NATO-ja, ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it nga ura kryesore në Mitrovicë. Në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, kjo është pjesë e procesit për optimizimin e pozicionimit të KFOR-it”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Sipas KFOR-it, ky proces “do të jetë gradual, në varësi të kushteve dhe po koordinohet ngushtë me të gjithë aktorët relevantë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të organizatave ndërkombëtare, si dhe me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”.

KFOR-i tha se edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Millan Mojsilloviq, është informuar rregullisht për këtë proces.

Në përgjigjen e tij, KFOR-i siguroi se personeli i tij “është i pozicionuar mirë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi relevant, në përputhje me mandatin e kahershëm të KFOR-it nga OKB-ja”.

“KFOR-i do të mbajë një prani të dukshme në jug dhe në veri të Mitrovicës dhe në veri të Kosovës, duke vazhduar kontributin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet”, thuhet tutje në përgjigjen e dhënë REL-it.

Më herët gjatë ditës, KFOR-i njoftoi se ka filluar “integrimin gradual të Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë së KFOR-it në Manastirin e Deçanit”.

Policia e Kosovës deri më tani nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, nëse pjesëtarë të saj janë vendosur mbi urën e Ibrit dhe nëse do të vazhdojnë të jenë të pranishëm atje pas largimit të trupave të KFOR-it.

Ura kryesore, që që lidh Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare me Mitrovicën e Veriut me shumicë serbe, ka qenë në vazhdimësi vatër e tensioneve etnike.

Që nga përfundimi i luftës më 1999, ajo është ruajtur vazhdimisht nga trupat e KFOR-it.

Ndërkohë, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, ka kundërshtuar tërheqjen apo çfarëdo zvogëlimi të pranisë së pjesëtarëve të KFOR-it në urën kryesore mbi lumin Ibër.

Në një komunikatë për media, kjo parti tha se ka kërkuar takim urgjent me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, për t’ia përcjellë shqetësimet e komunitetit serb në veri dhe për të kërkuar ndaljen e kësaj mase.

Lista Serbe argumentoi se, për shkak të situatës politike dhe të sigurisë, si dhe tensioneve që në të kaluarën kanë shoqëruar zonën e urës, “çdo vendim për praninë e forcave të sigurisë aty duhet të merret me kujdes”.

Ajo gjithashtu pretendoi se Policia e Kosovës nuk e ka fituar besimin e serbëve në veri dhe tha se prania e KFOR-it në urë përbën “një faktor të rëndësishëm stabiliteti”.

Lista Serbe i bëri thirrje KFOR-it që të ruajë një prani adekuate në urën kryesore dhe të vazhdojë të kontribuojë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit.

Ura kryesore mbi lumin Ibër aktualisht është e hapur vetëm për këmbësorë, ndërsa Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar hapjen e saj për qarkullimin e automjeteve në korrik të vitit 2024, gjë që kishte nxitur tensione dhe reagime nga bashkësia ndërkombëtare.

Kosova dhe Serbia ishin pajtuar për hapjen e urës për trafik në vitin 2014, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Marrëveshja parashihte revitalizimin e urës dhe largimin e të gjitha barrikadave të vendosura nga serbët lokalë.

Për të tejkaluar mospajtimet rreth interpretimit të marrëveshjeve të mëparshme, në vitin 2016 u dakordua një plan i ri zbatimi, sipas të cilit ura duhej të hapej për trafik në janar të vitit 2017.

Punimet për revitalizimin përfunduan në qershor të vitit 2018. Megjithëse në projekt u investuan rreth 1.5 milion euro, ura nuk u hap asnjëherë për automjete dhe vazhdoi të përdorej vetëm nga këmbësorët.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka ndërtuar edhe dy ura të tjera pranë urës kryesore – një për këmbësorë dhe një për automjete – me synimin për të lidhur Mitrovicën e Veriut me Mitrovicën e Jugut, në një qytet që mbetet i ndarë etnikisht që nga lufta.

You Might Also Like

Deri në orën 18:00 u regjistruan 15 zjarre në Maqedoni, gjashtë ende janë aktive
KFOR-i nis kalimin gradual nga ura e Ibrit, Sveçla: Përgjegjësia për sigurinë do t’i kalojë Policisë së Kosovës
Prej UNESCO-s Ohri dhe Struga të njihen në botë, afat deri në vitin 2030 për masat mbrojtëse
MSH i përgjigjet LSDM-së për rastin në Gostivar: Institucionet të vendosin pa ndikime politike
PDK: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

LEXO GJITHASHTU

Spitali i Gjakovës deklarohet për gjendjen e pacientit që u soll i plagosur me armë zjarri
Spitali i Gjakovës deklarohet për gjendjen e pacientit që u soll i plagosur me armë zjarri
Lajme
Thatësira detyron tragetin e Bazelit të pezullojë shërbimin
Thatësira detyron tragetin e Bazelit të pezullojë shërbimin
Lajme
Refuzimi i Netanyahut ndaj planit 15-pikësh të Trumpit për Gazën nuk pritet të jetë fjala e fundit
Refuzimi i Netanyahut ndaj planit 15-pikësh të Trumpit për Gazën nuk pritet të jetë fjala e fundit
Lajme
Të paktën 13 të vrarë në sulmin me dron ukrainas thellë në Rusi
Të paktën 13 të vrarë në sulmin me dron ukrainas thellë në Rusi
Lajme
Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në Huelva të Spanjës, evakuohen 800 persona! Autoritetet: Mund të duhen ditë për ta vënë nën kontroll
Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në Huelva të Spanjës, evakuohen 800 persona! Autoritetet: Mund të duhen ditë për ta vënë nën kontroll
Lajme

You Might Also Like

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë në Konferencën e Ambasadorëve
TOP Momenti

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë në Konferencën e Ambasadorëve

August 10, 2026
VLEN: Kaseta e prishur e BDI-së nuk e fshin vendimin e Grubit për kazinotë
TOP Momenti

VLEN: Kaseta e prishur e BDI-së nuk e fshin vendimin e Grubit për kazinotë

August 10, 2026
Ra nga varka teksa po luante me dy shokët e tij, mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit
TOP Momenti

Ra nga varka teksa po luante me dy shokët e tij, mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit

August 10, 2026
LSDM ka dorëzuar kallëzim penal kundër Klekovskit, Andonovskas, Lazovit dhe Ametit për rastin e ujit në Gostivar
TOP Momenti

LSDM ka dorëzuar kallëzim penal kundër Klekovskit, Andonovskas, Lazovit dhe Ametit për rastin e ujit në Gostivar

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?