By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hodhi gabimisht në mbeturina biletën fituese prej 1 milion eurosh, gjendet pas dy ditësh mes gjashtë tonë mbeturinash
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hodhi gabimisht në mbeturina biletën fituese prej 1 milion eurosh, gjendet pas dy ditësh mes gjashtë tonë mbeturinash
Lajme

Hodhi gabimisht në mbeturina biletën fituese prej 1 milion eurosh, gjendet pas dy ditësh mes gjashtë tonë mbeturinash

Momenti
Published: August 6, 2026

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një lojtar lotarie për pak sa nuk humbi një fitim prej 1 milion eurosh, pasi hodhi gabimisht në kosh biletën fituese.

Rasti ndodhi në qytetin Bitonto, pranë Barit, në rajonin e Pulias, ku bileta u gjet vetëm pas dy ditësh kërkimesh intensive mes rreth gjashtë tonë mbeturinash.

Your browser does not support the video tag.

Sipas drejtorit të kompanisë së grumbullimit të mbeturinave Sanb, Roberto Nicola Toscano, lojtari anonim e kishte hedhur biletën pasi një terminal vetëshërbimi në një pikë shitjeje shfaqi mesazhin “nuk paguhet”.

Megjithatë, ky mesazh nuk nënkuptonte se bileta ishte humbëse. Sipas rregullave të lotarisë italiane, fitimet e mëdha nuk tërhiqen te pikat e shitjes, por përmes një procedure të veçantë.

Gabimi u zbulua vetëm pasi lojtari u kthye në shtëpi dhe një familjar njohu kombinimin e numrave fitues, të cilin familja e luante vazhdimisht. Kur u rikthyen te pika e shitjes, biletat e hedhura tashmë ishin larguar nga shërbimi i pastrimit.

Kjo bëri që të niste një operacion i pazakontë kërkimi. Punonjësit e kompanisë Sanb arritën të identifikonin kamionin që kishte transportuar mbeturinat dhe e ndaluan atë përpara se ngarkesa të përfundonte në kompaktor.

“E izoluam kompaktorin dhe e vendosëm nën mbikëqyrje”, ka deklaruar Toscano për mediat italiane.

Më pas, punëtorët nisën kërkimin mes rreth gjashtë tonë mbeturinash. Pas orësh të tëra pune, rreth orës 05:30 të mëngjesit, ata arritën të gjenin biletën fituese.

Ajo ndodhej brenda një qeseje të grisur, mes biletave të tjera të dëmtuara, por kishte mbetur e paprekur.

“E preka biletën me fat, duke shpresuar se do të na sillte edhe neve pak fat”, është shprehur Toscano.

Fati buzëqeshi edhe për ekipin që mori pjesë në operacion. Pas përfundimit të kërkimeve, punëtorët blenë një biletë gërvishtëse për argëtim dhe fituan 50 euro.

Ndërkohë, kostoja e operacionit të kërkimit do t’i faturohet fituesit të lotarisë, i cili kishte pranuar paraprakisht të mbulonte të gjitha shpenzimet shtesë të shkaktuara gjatë rikuperimit të biletës./Albinfo

The post Hodhi gabimisht në mbeturina biletën fituese prej 1 milion eurosh, gjendet pas dy ditësh mes gjashtë tonë mbeturinash appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge
Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet
Qeveria e Jemenit thotë se ka kryer gati 200 sulme ndaj Huthëve
Deputeti ukrainas kundër qëndrimit të Zelenskyt: Ukraina duhet ta njohë Kosovën, largimi i flamurit nga Prishtina veprim i gabuar
Diabeti i tipit 2 bëhet gjithnjë e më i zakonshëm te gratë

LEXO GJITHASHTU

Mickoski: Maqedonia në korrik kishte inflacion më të ulët se mesatarja e BE-së
Mickoski: Maqedonia në korrik kishte inflacion më të ulët se mesatarja e BE-së
TOP Momenti
Të shtëna me armë në Pejë, policia në kërkim të të dyshuarit
Të shtëna me armë në Pejë, policia në kërkim të të dyshuarit
TOP Momenti
Aksioni “Vardaris” zbulon mbi 324 kg marihuanë në Selanik, në pranga një shtetas nga Maqedonia dhe një nga Kosova
Aksioni “Vardaris” zbulon mbi 324 kg marihuanë në Selanik, në pranga një shtetas nga Maqedonia dhe një nga Kosova
TOP Momenti
Shkollat gjithëpërfshirëse në krizë në Zvicër, mësimdhënësit ngrenë alarmin
Shkollat gjithëpërfshirëse në krizë në Zvicër, mësimdhënësit ngrenë alarmin
Lajme
Publikohen pamjet e zjarrit në hotelin në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar
Publikohen pamjet e zjarrit në hotelin në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar
Lajme

You Might Also Like

Sulmohet me armë zjarri një person në Pejë, i dyshuari në arrati
Lajme

Sulmohet me armë zjarri një person në Pejë, i dyshuari në arrati

August 16, 2026
Mbyllja e dyerve të sallës plenare, administrata e Kuvendit: S’kemi pasur njoftim për mbajtje të seancës
Lajme

Mbyllja e dyerve të sallës plenare, administrata e Kuvendit: S’kemi pasur njoftim për mbajtje të seancës

August 16, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në këto rrugë në Prishtinë
Lajme

Ndërprerje e furnizimit me ujë në këto rrugë në Prishtinë

August 16, 2026
Aftësitë në inteligjencën artificiale po sjellin paga më të larta në Zvicër
Lajme

Aftësitë në inteligjencën artificiale po sjellin paga më të larta në Zvicër

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?