By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Protesta në Shqipëri, Rama: Lëreni Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Protesta në Shqipëri, Rama: Lëreni Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme
TOP Momenti

Protesta në Shqipëri, Rama: Lëreni Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme

Momenti
Published: June 21, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar këtë të diel lidhur me protestën që po zhvillohet prej 21 ditësh në Tiranë, duke ndarë në rrjetet sociale postimin e një qytetareje dhe duke shprehur qëndrimin e tij mbi pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në tubime politike në Shqipëri.

Në reagimin e tij, Rama thekson se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk mund të konsiderohen diasporë e Shqipërisë, pasi sipas tij ata janë popull shtetformues në vendin e tyre, ndërsa shqiptarët e Kosovës kanë shtetin e tyre të pavarur.

Kreu i qeverisë kritikoi ata që, sipas tij, po paraqiten në protestë si “diasporë” nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke pretenduar se përdorimi i simboleve kombëtare në këtë kontekst i shërben një qëllimi politik dhe dëmton imazhin e shqiptarëve në rajon.

Your browser does not support the video tag.

“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë e Shqipërisë në tokë të huaj, së bashku me maqedonasit e veriut ata janë popull shtetformues në tokën e tyre në shtetin fqinj! Diasporë janë mërgimtarët në vende të huaja, jo ata dhe as shqiptarët e Kosovës jo e jo, të cilët kanë shtetin e tyre të pavarur”, ka shkruar Rama.

Ai ngriti gjithashtu akuza ndaj organizatorëve dhe mbështetësve të protestës, duke deklaruar se po shpenzohen fonde për transportimin e protestuesve drejt Tiranës, ndërsa shtoi se këto veprime nuk ndikojnë në mandatin e qeverisë së tij.

Your browser does not support the video tag.

Në reagim, kryeministri shprehu kundërshtimin edhe ndaj përdorimit të flamurit të UÇK-së në protestë, duke e cilësuar këtë si një keqpërdorim të simbolikës së luftës çlirimtare për qëllime politike.

Në fund të mesazhit, Rama kërkoi që emri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të mos lidhet me zhvillimet e protestës në Tiranë. Ai u shpreh se nuk e konsideron Kurtin përgjegjës për individë apo grupe të caktuara që kanë marrë pjesë në aktivitetet protestuese, duke shtuar se një interpretim i tillë do të ishte i gabuar.

“Dhe mos të spekullojë askush duke e lidhur këtë shënim me emrin e kryeministrit të Kosovës, sepse kurrësesi nuk mund ta bëj e as ta nënkuptoj në asnjë rrethanë përgjegjës, për asnjë prej sallahanave të Vetëvendosjes që janë përfshirë në këtë çorbë dreqërish. Nuk e them këtë hiçasfare për një larje protokollare goje, por sepse e di mirë që çdo çadër e gjerë politike mban edhe sallahanat e vet dhe do të fyeja inteligjencën e Albinit po të mendoja se ai gjykon si ata. Kështu që lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme”, ka shkruar Rama.

Reagimi i kryeministrit vjen ndërsa protesta në Tiranë vijon prej tre javësh, mes përplasjesh të forta politike dhe akuzave të ndërsjella mes mazhorancës dhe opozitës.

source

You Might Also Like

Mbyllet pjesa e parë, Spanja po dominon ndaj Arabisë Saudite
Ministri i Shqipërisë-protestuesve nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kërkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit
Franca ndalon alkoolin në disa aktivitete publike për shkak të valës ekstreme të të nxehtit
Mbi 1000 raste të trajtuara me kancer të gjirit në Maqedoninë e Veriut
Trump: Starmer do të japë dorëheqjen

You Might Also Like

Ngritja e temperaturave, a do të rikthehet vendimi që kufizon orarin e punës?
TOP Momenti

Ngritja e temperaturave, a do të rikthehet vendimi që kufizon orarin e punës?

June 21, 2026
Prokuroria Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj familjes Jashari
TOP Momenti

Prokuroria Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj familjes Jashari

June 21, 2026
Komuna e Tetovës: Vendimi i vitit 2007 për emërtimin e rrugëve nuk ka kaluar në Qeveri, nuk figuron as në Kadastër
TOP Momenti

Komuna e Tetovës: Vendimi i vitit 2007 për emërtimin e rrugëve nuk ka kaluar në Qeveri, nuk figuron as në Kadastër

June 21, 2026
​Protesta për Zvërnecin në ditën e 22-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
TOP Momenti

​Protesta për Zvërnecin në ditën e 22-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

June 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?