By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Më 28 gusht shpallet aktgjykimi në rigjykimin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Më 28 gusht shpallet aktgjykimi në rigjykimin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
TOP Momenti

Më 28 gusht shpallet aktgjykimi në rigjykimin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Momenti
Published: August 26, 2026

(Përditësuar, ora 11:19)- Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi datën 28 gusht 2026 për shpalljen e aktgjykimit ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca në rigjykimin lidhur me akuzën për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Gjyqtarja e lëndës, Edita Çanta caktoi këtë datë pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të kësaj lënde, të cilën Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Your browser does not support the video tag.

Prokurori kërkon që Konjufca të shpallet fajtor dhe të dënohet, mbrojtja aktgjykim lirues

(Përditësuar, ora 10:48)- Në fjalën përfundimtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rigjykimin ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca i cili akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, prokurori Dardan Çela kërkoi që i akuzuari të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet një dënim meritor, ndërkaq mbrojtësja e Konjufcës, avokatja Arbnora Zeqiri tha se presin që Gjykata të nxjerrë aktgjykim lirues.

Prokurori Dardan Çela tha se mbetet pranë fjalës përfundimtare të dhënë në shqyrtimin e kaluar gjyqësor, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ai tha se Prokuroria vlerëson se i akuzuari me veprimet e tij që i ka ndërmarrë në ditën kritike, është fajtor dhe i përgjegjshëm.

“Dhe nuk ka asnjë rrethanë që do ta lironte nga përgjegjësia penal. Andaj, propozoj që të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet një dënim meritor sipas ligjit të Kosovës”, tha prokurori Çela.

Po ashtu, Çela shtoi se sa i përket lartësisë së dënimit, Gjykata duhet të marrë parasysh si rrethanë rënduese shkallën e lartë të dashjes për kryerjen e veprës penale dhe rrezikshmërinë konkrete të veprës penale.

E gjithë kjo, sipas prokurorit, duke marrë parasysh faktin se vendi ku është përdorur gazi lotsjellës, ka qenë vend i mbyllur dhe institucion publik ku kanë qenë të pranishëm edhe persona tjerë.

Ndërkaq, mbrojtësja e Konjufcës, avokatja Arbnora Zeqiri deklaroi se nuk ka arritur të provohet se kush e ka hedhur gazin lotsjellës.

Sipas saj, fakti që prokurori përmendi që ishte gjetur një bombolë e zbrazët afër karriges ku ka qenë i ulur i akuzuari, nuk e vërteton se ai e ka hedhur atë dhe se kjo nuk vërtetohet as nga deklarimet e të akuzuarit në Polici.

Kjo ngase, avokatja thotë se gjykata nuk mund të bazojë vendimin e vet në deklaratat e mëparshme por vetëm në atë që është thënë në shqyrtim gjyqësor.

Zeqiri deklaroi se janë të bindur se Gjykata nuk ka si të veprojë ndryshe, por vetëm të nxjerrë aktgjykim lirues ndaj të mbrojturit të saj për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Rigjykimi për gazin lotsjellës në Kuvend, Glauk Konjufca mbrohet në heshtje

(Përditësuar, ora 10:18)- Në fazën e mbrojtjes, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca u mbrojt në heshtje në rigjykimin ku po akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

“Deklarohem i pafajshëm dhe nuk kam kurrfarë komenti shtesë”, deklaroi Konjufca, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Pasi gjyqtarja Edita Çanta e pyeti nëse po mbrohet në heshtje, i akuzuari e pohoi.

Seanca po vazhdon me fjalët përfundimtare nga palët në procedurë.

Prokurori pret të vërtetohet fajësia e Konjufcës, mbrojtja thotë se veprimet e tij s’përbëjnë vepër penale

(Përditësuar, ora 10:06)- Në rigjykimin për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, prokurori Dardan Çela gjatë fjalës hyrëse deklaroi se do të vërtetohet fajësia e të akuzuarit Glauk Konjufca- tani ministër në detyrë i punëve të Jashtme dhe Diasporës. Kurse, mbrojtësja e Konjufcës, avokatja Arbnora Zeqiri tha se veprimet e të mbrojturit të saj ishin në kontekst politik dhe se ai veprim nuk përbën vepër penale.

Prokurori Çela tha se mbetet pranë aktakuzës me provat personale dhe materiale të cilat janë propozuar në aktakuzë dhe janë shtjelluar në Gjykatë në gjykimin e parë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Jemi të bindur se në fund të shqyrtimit gjyqësor do të vërtetohet fajësia e të pandehurit ashtu siç e ngarkon dispozitivi 1 i aktakuzës”, tha Çela.

Kurse mbrojtësja e Konjufcës, avokatja Arbnora Zeqiri në fjalën e saj hyrëse, tha se i akuzuari nuk kërkon privilegj për shkak të pozitës së tij, përkundrazi pozita e tij nuk duhet ta rëndojë apo lehtësojë standardin e një gjykimi të drejtë, të paanshëm dhe në kohë të arsyeshme.

Sipas saj, nga viti 2016 e deri më sot janë zhvilluar më shumë se 15 seanca gjyqësore dhe se çështja penale tashmë ndodhet në rigjykim.

“10 vite janë një periudhë jashtëzakonisht e gjatë për një person që vazhdon të jetë në barrën e një akuze”, tha Zeqiri.

Avokatja tha se e drejta për një gjykim të drejtë brenda një periudhe të një arsyeshme nuk është një formalitet por parim bazë në një shtet të së drejtës.

“Viti 2016 ishte një periudhë e tensionuar politike dhe institucionale në Republikën e Kosovës. Incidentet të quajtura me gaz lotsjellës në Kuvend ndodhën në kuadër të kundërshtimit të atëhershëm të opozitës ndaj ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Ky është konteksti politik në të cilin duhet të kuptohen veprimet e asaj kohe”, deklaroi Zeqiri.

Avokatja e Konjufcës tha se mbrojtja vlerëson që një veprim politik nuk mund të shkëputet nga kauza, motivi dhe qëllimi që e kanë nxitur.

“Por jo çdo marrëveshje politike është pakundërshtueshme dhe po ashtu jo çdo veprim i ndërmarrë për ta kundërshtuar atë, përbën qëllim kriminal dhe vepër penale”, tha avokatja.

Në fund, avokatja tha se pyetja themelore e këtij rigjykimi është se a është provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se Konjufca ka kryer veprimin konkret të përshkruar në aktakuzë dhe se me atë veprim janë përmbushur elementet e veprës penale.

Pas fjalës hyrëse, u konstatuan të lexuara deklaratat e dëshmitarëve, të dhëna në shqyrtimin e kaluar gjyqësor.

Seanca po vazhdon me administrimin e provave materiale.

Edhe në rigjykim, Konjufca deklarohet i pafajshëm për akuzën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

(Përditësuar, ora 9:48)- Në seancën e rigjykimit të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzën për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

“Jo, nuk ndihem fajtor”, deklaroi Konjufca,

Seanca po vazhdon me fjalën hyrëse nga palët në procedurë.

Glauk Konjufca arrin në Gjykatë, pritet të nisë rigjykimi për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Prishtinë- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot (e mërkurë) pritet të nisë rigjykimi ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, aktualisht ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca lidhur me akuzën për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Konjufca tashmë ka arritur në gjykatore dhe pas pak pritet të nisë seanca, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 26 shkurt 2024 ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Konjufcës, me arsyetimin se nuk është provuar se ka kryer veprën që i vihej në barrë “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Kurse, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” për të cilën ka arritur parashkrimi, u refuzua akuza.

Por, Gjykata e Apelit prishi vendimin e Themelores dhe ktheu rastin në rigjykim.

Ndryshe, në seancën e 25 tetorit 2023, gjykatësja Edita Çanta tha se Konjufcës i është parashkruar vepra penale “Pengim i pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale.

Sipas aktakuzës, Konjufca akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.

Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën, me çka i pandehuri Konjufca ka rënë ndesh me nenin 9.1 të Rregullores nr.04/12 për armëmbajtje në Republikën e Kosovës, ku ndalohet përdorimi i armëve.

Me këtë, Konjufca akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Ndërsa, sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, me datë, në kohë dhe vend të përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj akuze, i pandehuri Konjufca gjatë përdorimit të gazit lotsjellës ka penguar personat zyrtarë si kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq në kryerjen e detyrave zyrtare, ç’rast të gjithë personat zyrtarë janë detyruar ta ndërpresin mbledhjen dhe të largohen nga salla.

Për këtë, Konjufca akuzohej se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” përcaktuar nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

You Might Also Like

Gashi: Autostrada Shkup – Bllacë forcon lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës
Filipçe: OBRM-PDUKM dhe BDI kanë marrëveshje për bllokim të Kuvendit, si alibi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme
BDI: Me dy vite vonesë dhe 30 milionë euro më shtrenjtë, VLEN vazhdon projektin e BDI-së
Paratë e krimit, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive
Sali: Autostrada Shkup–Bllacë, investim historik që afron qytetarët dhe lidh të ardhmen tonë evropiane

LEXO GJITHASHTU

Aktakuza ndaj Shehollit, OVL: Të vërtetohet nëse BIA mblodhi materiale për luftën e UÇK-së, të ndiqen provat kudo që çojnë ato
Aktakuza ndaj Shehollit, OVL: Të vërtetohet nëse BIA mblodhi materiale për luftën e UÇK-së, të ndiqen provat kudo që çojnë ato
Lajme
Aktakuza ndaj Shehollit, OVL-UÇK: Institucionet t’i ndjekin provat kudo që çojnë ato, Kosova duhet të dijë kush punoi kundër saj
Aktakuza ndaj Shehollit, OVL-UÇK: Institucionet t’i ndjekin provat kudo që çojnë ato, Kosova duhet të dijë kush punoi kundër saj
Lajme
Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët
Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët
Lajme
Haradinaj: Në vend se t’i kryente autostradat në Kosovë, Kurti shkon në Maqedoni për përurim projektesh
Haradinaj: Në vend se t’i kryente autostradat në Kosovë, Kurti shkon në Maqedoni për përurim projektesh
Lajme
REL: Ka pajtueshmëri për hapjen e Urës së Ibrit por jo edhe për kohën, Qeveria e do nën kontroll të Policisë
REL: Ka pajtueshmëri për hapjen e Urës së Ibrit por jo edhe për kohën, Qeveria e do nën kontroll të Policisë
Lajme

You Might Also Like

Konjufca: LVV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në
TOP Momenti

Konjufca: LVV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

August 26, 2026
Pesë shqiptarë riatdhesohen nga Siria
TOP Momenti

Pesë shqiptarë riatdhesohen nga Siria

August 26, 2026
Shqiptuan tiketë për kundërvajtje, sulmohen dy policë në Prishtinë
TOP Momenti

Shqiptuan tiketë për kundërvajtje, sulmohen dy policë në Prishtinë

August 26, 2026
PDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në detyrë
TOP Momenti

PDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në detyrë

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?