By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Konjufca: LVV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Konjufca: LVV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në
TOP Momenti

Konjufca: LVV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Momenti
Published: August 26, 2026




Foto: Laura Hasani





Lëvizja Vetëvendosje tashmë i ka emrat për presidentin e ardhshëm të Kosovës, por ata nuk do të bëhen publikë para takimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ka deklaruar ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Your browser does not support the video tag.


Konjufca ka thënë se LVV-ja dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti janë të gatshëm për takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa pret që në këtë takim të diskutohen emrat konkretë për presidentin e ardhshëm.


“Prej kur Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar që janë të gatshëm për takime dhe që tashmë është paralajmëruar se takimi i radhës do të zhvillohet në formën e propozimit të emrave konkretë lidhur me presidentin e ardhshëm, atëherë e kemi kuptuar menjëherë që ky është një shans i mirë dhe një mundësi e re. E prandaj konsideroj që ekziston një probabilitet goxha i madh që të kemi president dhe një marrëveshje për presidentin. Meqë se kurdo që të takohen kryeministri Kurti me kryetarin Abdixhiku, mendoj që kjo do të jetë forma e diskutimit edhe forma e negocimit. Do të takohen përmes propozimit të emrave konkretë dhe prej atyre emrave konkretë unë besoj që njëri prej tyre do të jetë edhe presidenti ose presidentja e ardhshme e Republikës së Kosovës”, tha ai.


Konjufca ka bërë të ditur se emrat tashmë janë përcaktuar nga LVV-ja, por ka thënë se publikimi i tyre para takimit do ta dëmtonte procesin e negocimit.


“Lëvizja Vetëvendosje, unë vetëm po them që është gati. Kryeministri Kurti është gati. Emrat i kemi, po nuk mund t’i ndaj këtu me juve. Më vjen keq, sepse pastaj kjo do ta humbte kuptimin, pastaj procesi i negocimit. Edhe LDK-ja besoj që së shpejti do të jetë gati, sepse javën e kaluar kryetari Abdixhiku tha që kjo javë do të jetë java në të cilën ata do të takohen. Me sa kam marrë vesh unë, në Vetëvendosje kryeministri Kurti ende nuk ka një ftesë nga apo një diskutim se cila do të jetë dita e kësaj jave. Po kështu e ka përdorur gjuhën kryetari Abdixhiku, ka thënë: ‘këtë javë’. Prandaj ne jemi në pritje e sipër që kjo të ndodhë. Dhe kur kjo të ndodhë, atëherë unë mendoj që do të jetë shumë afër marrëveshja për presidentin e Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.


Ai ka thënë se i vjen keq që takimi nuk u zhvillua gjatë javës së kaluar, por ka shprehur mirëkuptim për nevojën e partive që të përcaktojnë emrat konkretë për president.


“Mua më vjen keq që u humb java e kaluar. Mendoj që nuk ishte e nevojshme, mirëpo prapëseprapë mirëkuptojmë këdo që ka pasur nevojë për një kohë shtesë, sepse tek e fundit duhet ta kuptoni që kjo nuk është një çështje e gjithë kjo e thjeshtë. Partitë kanë nevojë që të vijnë deri tek emrat konkretë sa i përket asaj se cilët do të jenë përfundimtarët që do të propozohen e pastaj të shkohet me gjetjen e një pajtueshmërie”, tha ai. /eo


source

You Might Also Like

Filipçe: OBRM-PDUKM dhe BDI kanë marrëveshje për bllokim të Kuvendit, si alibi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme
BDI: Me dy vite vonesë dhe 30 milionë euro më shtrenjtë, VLEN vazhdon projektin e BDI-së
Më 28 gusht shpallet aktgjykimi në rigjykimin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
Paratë e krimit, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive
Sali: Autostrada Shkup–Bllacë, investim historik që afron qytetarët dhe lidh të ardhmen tonë evropiane

LEXO GJITHASHTU

Hëna e Përgjakur – Fenomeni astronomik dhe besimet shekullore rreth eklipsit hënor
Hëna e Përgjakur – Fenomeni astronomik dhe besimet shekullore rreth eklipsit hënor
Lajme
‘Kontrollimi i çantave dhe ndalimi i celularëve’, Gjakova me shkallën më të lartë të sigurisë në shkolla sipas ZKA-së
‘Kontrollimi i çantave dhe ndalimi i celularëve’, Gjakova me shkallën më të lartë të sigurisë në shkolla sipas ZKA-së
Lajme
Rast i rëndë në Greqi – Shqiptari vret me thikë gruan, tenton vetëvrasjen duke pirë naftë
Rast i rëndë në Greqi – Shqiptari vret me thikë gruan, tenton vetëvrasjen duke pirë naftë
Lajme
Gjykata thotë jo për Mlladiqin: Nuk ka arsye humanitare për lirimin e tij
Gjykata thotë jo për Mlladiqin: Nuk ka arsye humanitare për lirimin e tij
Lajme
Man Utd e hap kuletën për yllin e Realit
Man Utd e hap kuletën për yllin e Realit
Lajme

You Might Also Like

Pesë shqiptarë riatdhesohen nga Siria
TOP Momenti

Pesë shqiptarë riatdhesohen nga Siria

August 26, 2026
Shqiptuan tiketë për kundërvajtje, sulmohen dy policë në Prishtinë
TOP Momenti

Shqiptuan tiketë për kundërvajtje, sulmohen dy policë në Prishtinë

August 26, 2026
PDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në detyrë
TOP Momenti

PDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në detyrë

August 26, 2026
80 vjeçarja dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Prizren, i dyshuari ndalohet për 48 orë
TOP Momenti

80 vjeçarja dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Prizren, i dyshuari ndalohet për 48 orë

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?