By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK dhe Aleanca sërish para Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit e zhbllokimin e institucioneve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK dhe Aleanca sërish para Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit e zhbllokimin e institucioneve
Lajme

PDK dhe Aleanca sërish para Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit e zhbllokimin e institucioneve

Momenti
Published: September 1, 2026



Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit.

Aksionit të sotëm u janë bashkuar edhe asamblistë, drejtorë komunalë dhe aktivistë nga Vitia, Gjilani dhe Kamenica.

Your browser does not support the video tag.

Në emër të pjesëmarrësve ka folur Valmir Sahiti, drejtor i Rinisë, Kulturës dhe Sportit në Viti, i cili tha se janë mbledhur për të shprehur shqetësimin për, siç e cilësoi ai, bllokadën institucionale.

“Jemi sot këtu bashkë me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, grupin e Aleancës, kolegë këshilltarë komunalë, drejtorë nga Komuna Viti, Gjilan e Kamenicë, për të shprehur shqetësimin tonë të thellë për mungesën e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe bllokadën institucionale. Sot kur po flasim, shumica e institucioneve të Republikës së Kosovës janë me ushtrues detyre, shteti është në një kolaps të thellë, janë bllokuar shumë marrëveshje ndërkombëtare, komunat – të gjitha komunat në krejt Republikën e Kosovës – janë para bankrotit financiar e mbi të gjitha qytetarët e Republikës po përballen me një zhgënjim, me pasoja të thella institucionale, me një zhgënjim të thellë edhe krizë ekonomike.

Prandaj jemi sot për të thirrur mazhorancën, për të thirrur partinë fituese të zgjedhjeve që të kthehet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që të kthehet drejt institucioneve si forma e vetme demokratike, sepse mbi të gjitha Albin Kurti dhe vartësit e tij duhet ta kuptojnë që Republika e Kosovës është mbi secilin individ e mbi secilin lider politik. Ky vend e kjo republikë, e cila është ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve e një sakrificë shekullore, meriton një përgjegjësi më të madhe nga secili prej nesh. Kosova është ndër vendet e pakta në krejt botën ku opozita është tek institucionet, ku opozita thërret për konstituim të institucioneve, e ndërkohë pushteti e partia fituese është bllokuese e krejt proceseve. Prandaj sot, me një zë të fortë e përbashkues edhe të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, edhe të Aleancës, por mbi të gjitha zëri i krejt qytetarëve të Republikës së Kosovës, kërkojmë që përfundimisht kjo bllokadë e kjo odise eksperimentesh politike që po vazhdon t’i bëjë Albin Kurti të ndalen, e qytetarëve të Kosovës t’u kthehen institucionet e mbi të gjitha t’u shërbehet atyre“, tha Sahiti.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, i cili tha se situata institucionale nuk mund të vazhdojë kështu.

“Prandaj ne edhe sot jemi këtu për t’i bërë thirrje, për t’i kërkuar që të kthehet në institucione, të kthehemi në kushtetutshmëri, sepse më tutje ne nuk mund të vazhdojmë kështu si shoqëri. Ne nuk do ta tolerojmë si shoqëri, e cila kemi kaluar nëpër procese të rënda, që Albin Kurti të luajë me institucionet e vendit edhe në vazhdim. As veprimi i djeshëm, asgjë nuk ka bërë që të ndryshojë qëndrimi ynë, sepse ne edhe sot jemi jashtë kushtetutshmërisë. Ai mund të vazhdojë edhe më tutje të bëjë lojëra të tilla, të shtyjë kohë, të gjejë arsyetime koti edhe qesharake, e ndoshta edhe ndonjë natë të na thotë se tash duhet me bindë edhe Avdullah Hotin se s’mundemi me thirrë seancën. Prandaj edhe një herë i bëjmë thirrje, sa nuk është vonë, që të kthehemi në kushtetutshmëri“, tha ai.

Ndërkaq, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, tha se është e lodhshme që çdo mëngjes të qëndrojnë para objektit të Qeverisë, por theksoi se qëllimi i tyre është kërkesa për funksionalizimin e institucioneve.

“Faleminderit që po na përcillni sepse po e kuptoni edhe vetë që është e bezdisshme edhe për neve që çdo mëngjes të jemi këtu para zyrave të qeverisë, para hyrjes së qeverisë, për të kërkuar nga partia në pushtet, për të kërkuar nga deputeti Albin Kurti që t’i kthehet institucionit, t’i kthehet kushtetutës, ta respektojë kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse ata dje kanë arritur një marrëveshje që s’e kanë bërë të gjerë për opinionin, përpos një deklarate të shkurtër, dikush prej liderëve duke qajtur e dikush duke buzëqeshur, sot është dashur të thirret seanca, të konstituohet Kuvendi, të zgjidhen organet e Kuvendit, të zgjidhet qeveria apo të zgjidhet edhe presidenti i Kosovës. Ne po shohim që këtu nuk kemi transparencë, nuk ka llogaridhënie, mirëpo populli nuk harron. Albin Kurti, kthehu institucioneve, kthehu Kuvendit të Kosovës, konstituo Kuvendin, ose në rastet e tjera shpall zgjedhjet, në të cilat edhe ne pajtohemi“, tha ajo./EO

source

You Might Also Like

Gjini: Aleanca nuk e voton kandidatin Sejdiu për president
55.000 dollarë për çdo fëmijë deri në moshën 17-vjeçare, Singapoli me politika mbështetëse për familjet
Gjermania akuzon Rusinë për sulmin në aeroportin e Leipzigut
Lushtaku: Qeveria po ua cenon kompetencat komunave, pushteti lokal nuk do të heshtë
Çfarë e fundosi “Keffe D”? Provat që zbardhën misterin 30-vjeçar të vrasjes së Tupac

LEXO GJITHASHTU

Dogana e Kosovës thotë se ka rritje të të hyrave në gusht, arkëtohen 194.38 milionë euro
Dogana e Kosovës thotë se ka rritje të të hyrave në gusht, arkëtohen 194.38 milionë euro
Lajme
ESHA: Byroja e Metrologjisë i përdori në mënyrë joefikase pajisjet për kontrollin e cilësisë së derivateve të naftës pavarësisht investimeve të konsiderueshme
ESHA: Byroja e Metrologjisë i përdori në mënyrë joefikase pajisjet për kontrollin e cilësisë së derivateve të naftës pavarësisht investimeve të konsiderueshme
TOP Momenti
PDK e Aleanca kërkojnë funksionalizimin e Kuvendit, marrëveshja duhej ta thërriste seancën
PDK e Aleanca kërkojnë funksionalizimin e Kuvendit, marrëveshja duhej ta thërriste seancën
TOP Momenti
Irani thotë se do t’i kthehet armëpushimit nëse SHBA-ja bën të njëjtën gjë
Irani thotë se do t’i kthehet armëpushimit nëse SHBA-ja bën të njëjtën gjë
Lajme
Ndërpritet seanca e rigjykimit për vrasjen e argjentinases, i akuzuari Nika kërkon përkthyes tjetër
Ndërpritet seanca e rigjykimit për vrasjen e argjentinases, i akuzuari Nika kërkon përkthyes tjetër
Lajme

You Might Also Like

Përparim Rama: O Albin, a merr vesh, buxheti i komunës s’është instrument i disiplinimit politik – poshtë diktatura!
Lajme

Përparim Rama: O Albin, a merr vesh, buxheti i komunës s’është instrument i disiplinimit politik – poshtë diktatura!

September 1, 2026
Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit
Lajme

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit

September 1, 2026
Tenderi për kandidatin për President, Ministria e Drejtësisë: S’bëhet fjalë për përfitim personal, angazhimi erdhi nga firmat ndërkombëtare
Lajme

Tenderi për kandidatin për President, Ministria e Drejtësisë: S’bëhet fjalë për përfitim personal, angazhimi erdhi nga firmat ndërkombëtare

September 1, 2026
Protesta e komunave, AKK paraqet kërkesat ndaj Qeverisë: Mos ua merrni komunave atë që u takon qytetarëve
Lajme

Protesta e komunave, AKK paraqet kërkesat ndaj Qeverisë: Mos ua merrni komunave atë që u takon qytetarëve

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?