By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjini: Aleanca nuk e voton kandidatin Sejdiu për president
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjini: Aleanca nuk e voton kandidatin Sejdiu për president
Lajme

Gjini: Aleanca nuk e voton kandidatin Sejdiu për president

Momenti
Published: September 1, 2026

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka folur për qëndrimin e partisë së tij lidhur me zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe mundësinë e votimit të kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe LVV-ja, Bekim Sejdiu.

Gjini ka deklaruar se qëndrimi i Aleancës është i qartë që nga 7 qershori dhe se partia e tij nuk e sheh veten të obliguar nga marrëveshjet që mund të arrijnë partitë e tjera politike.

Your browser does not support the video tag.

“Qëndrimi i Aleancës është i qartë që prej datës 7 qershor. Ne nuk kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy parti politike të tjera”, tha Gjini.

Ai kritikoi ashpër qeverinë, duke thënë se nuk sheh vullnet për t’u marrë me temat që lidhen me qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës.

“Nuk shohim kurrfarë vullneti të kësaj qeverie me u marrë me çfarëdo teme që ka të bëjë me qytetarin e Kosovës, me të ardhmen e vendit, me planifikimet afatgjata”, u shpreh ai.

I pyetur nga Indeksonline nëse merr ftesë nga Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku për konsultime lidhur me presidentin, Gjini tha se nuk është i interesuar për atë që e cilësoi si “lojëra të fëmijëve”.

“S’kam kohë për ksi lojërash të fëmijëve që janë me qëllim mashtrimin e opinionit publik dhe dërgimin e Kosovës në zgjedhje”, tha ai.

Sa i përket qëndrimit të deputetëve të Aleancës, Gjini theksoi se partia është plotësisht e unifikuar dhe se çdo vendim do të merret në mënyrë të përbashkët.

“Jemi qind për qind unik. Çfarëdo vendimi që merret në Aleancë, është unik”, përfundoi Gjini.

Gjini foli edhe për protestën e komunave, duke e cilësuar situatën aktuale si një periudhë të rëndë për Kosovën.

“Sot jemi në situatën që komunat kanë ardhur të protestojnë, për shkak se periudha e mashtrimit më të madh në historinë e Kosovës e ka prekur çdo pore të jetës në Kosovë. Kosova është para kolapsit ekonomik e social. Nuk respektohet në arenën ndërkombëtare. Kemi bllokada, jemi përjashtuar nga dialogu strategjik me Amerikën dhe kemi qenë nën sanksione të Evropës”, deklaroi Gjini.

The post Gjini: Aleanca nuk e voton kandidatin Sejdiu për president appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave
Mustafi: Këtë vit s’ka libra falas për nxënësit në Luginë – Serbia po cenon të drejtën për arsim
Supremja i hap rrugë Trumpit për vazhdimin e ndërtimit të sallës së ballove në Shtëpinë e Bardhë
Çeku viziton SBASHK’un: Kemi ende ankesa nga prindërit për paratë e librave, sistemi ka pasur probleme viteve të fundit
SHBA miraton shitjen e mundshme të helikopterëve ushtarakë me vlerë 800 milionë dollarë për Irakun

LEXO GJITHASHTU

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal dhe Tibet tejkalon 1,000 persona
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal dhe Tibet tejkalon 1,000 persona
TOP Momenti
Deri më tani në RMV janë rregjistruar 55 raste të etheve të Nilit Perëndimor, dy pacientë në gjendje të rëndë
Deri më tani në RMV janë rregjistruar 55 raste të etheve të Nilit Perëndimor, dy pacientë në gjendje të rëndë
TOP Momenti
BE-ja do të pezullojë importet e produkteve shtazore nga Brazili
BE-ja do të pezullojë importet e produkteve shtazore nga Brazili
TOP Momenti
Protesta e kryetarëve të komunave, AKK me shtatë kërkesa për Qeverinë
Protesta e kryetarëve të komunave, AKK me shtatë kërkesa për Qeverinë
TOP Momenti
​Islam Selmani në finale të Lojërave Mesdhetare, synon medaljen e artë në karate
​Islam Selmani në finale të Lojërave Mesdhetare, synon medaljen e artë në karate
TOP Momenti

You Might Also Like

Dronët hynë në hapësirën ajrore të Letonisë dhe Estonisë, NATO ngriti aeroplanë
Lajme

Dronët hynë në hapësirën ajrore të Letonisë dhe Estonisë, NATO ngriti aeroplanë

September 1, 2026
Hamza pret ambasadorin gjerman: Askush s’mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën
Lajme

Hamza pret ambasadorin gjerman: Askush s’mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën

September 1, 2026
Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve
Lajme

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve

September 1, 2026
Bali Muharremaj i reagon Shpejtim Bulliqi i cili tha se protesta ishte politike
Lajme

Bali Muharremaj i reagon Shpejtim Bulliqi i cili tha se protesta ishte politike

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?