Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas protestës së komunave të Kosovës kundër, siç tha ai, qasjes së Qeverisë për dobësimin e pushtetit lokal dhe cenimin e kompetencave të komunave.
Lushtaku tha se Qeveria nuk mund t’ua marrë kompetencat komunave, t’ua lërë barrën financiare dhe më pas të kërkojë llogari për shërbimet ndaj qytetarëve.
Sipas tij, protesta e sotme nuk ishte vetëm një kundërshtim institucional, por një përplasje mes demokracisë dhe autoritarizmit.
“Pushtetet komunale janë të zgjedhura nga qytetarët dhe kanë mandat kushtetues e ligjor për t’i udhëhequr punët e tyre”, tha Lushtaku.
Ai paralajmëroi se pushteti lokal nuk do të heshtë përballë, siç u shpreh, padrejtësive dhe cenimit të autonomisë së komunave.
“Kosova ka nevojë për më shumë decentralizim, më shumë kompetenca dhe më shumë fuqi për komunat”, përfundoi Lushtaku.
The post Lushtaku: Qeveria po ua cenon kompetencat komunave, pushteti lokal nuk do të heshtë appeared first on Gazeta Express.

