By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjermania akuzon Rusinë për sulmin në aeroportin e Leipzigut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjermania akuzon Rusinë për sulmin në aeroportin e Leipzigut
Lajme

Gjermania akuzon Rusinë për sulmin në aeroportin e Leipzigut

Momenti
Published: September 1, 2026

Një shërbim sekret rus dyshohet se qëndron pas tentativës për sulm me dron në aeroportin Leipzig/Halle.

Qeveria gjermane pritet t’i bëjë publike sot gjetjet e saj. Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt dhe ministri i Jashtëm Johann Wadephul pritet të dalin para mediave.

Your browser does not support the video tag.

Sipas informacioneve të revistës Der Spiegel, hetimet kanë sjellë prova të mjaftueshme për të lidhur tentativën për sulm me një shërbim sekret rus.

“Informacionet për një ose më shumë persona të dyshuar për përfshirje në këtë akt janë konsoliduar aq shumë, saqë Qeveria gjermane synon t’i bëjë publike sot dhe t’ia atribuojë zyrtarisht sulmin një shërbimi sekret rus. Me këtë, Gjermania do ta akuzonte për herë të parë drejtpërdrejt Rusinë për një sulm të tillë në territorin gjerman. Ende nuk dihet se për cilin shërbim sekret rus bëhet fjalë dhe çfarë konsekuencash konkrete synon të nxjerrë Qeveria gjermane nga ky atribuim”, shkruan Der Spiegel

Brenda qeverisë gjermane, ditët e fundit është diskutuar intensivisht për një paketë masash ndëshkuese ndaj organeve shtetërore ruse, të dyshuara për përfshirje në tentativën për sulm.

Sipas informacioneve, Gjermania planifikon të dëbojë diplomatë të tjerë rusë. Gjithashtu është diskutuar mbyllja e konsullatës së përgjithshme ruse në Bonn, e cila është e fundit e këtij lloji që ende funksionon në Gjermani.

“Në shqyrtim është edhe mbyllja e «Shtëpisë Ruse» në Berlin. Edhe pse zyrtarisht është institucion kulturor, ajo dyshohet se përdoret edhe nga shërbimet sekrete ruse. Megjithatë, Qeveria gjermane nuk dëshiron për momentin ta përfshijë NATO-n në këtë çështje, për shembull përmes konsultimeve sipas Nenit 4 të Traktatit të Aleancës”, njofton DER SPIEGEL.

Një dron i pajisur me eksploziv u zbulua natën mes 4 dhe 5 gushtit në zonën e sigurisë së aeroportit Leipzig/Halle, mes avionëve ukrainas të transportit të mallrave të tipit Antonov.

Hetuesit dyshojnë se droni është përplasur me njërin prej avionëve. Më vonë, një pjesë e kuadrokopterit u gjet mbi krahun e një Antonovi, pranë rezervuarëve të karburantit.

Droni u gjet i rrëzuar në tokë.

The post Gjermania akuzon Rusinë për sulmin në aeroportin e Leipzigut appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave
Mustafi: Këtë vit s’ka libra falas për nxënësit në Luginë – Serbia po cenon të drejtën për arsim
Supremja i hap rrugë Trumpit për vazhdimin e ndërtimit të sallës së ballove në Shtëpinë e Bardhë
Çeku viziton SBASHK’un: Kemi ende ankesa nga prindërit për paratë e librave, sistemi ka pasur probleme viteve të fundit
SHBA miraton shitjen e mundshme të helikopterëve ushtarakë me vlerë 800 milionë dollarë për Irakun

LEXO GJITHASHTU

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal dhe Tibet tejkalon 1,000 persona
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal dhe Tibet tejkalon 1,000 persona
TOP Momenti
Deri më tani në RMV janë rregjistruar 55 raste të etheve të Nilit Perëndimor, dy pacientë në gjendje të rëndë
Deri më tani në RMV janë rregjistruar 55 raste të etheve të Nilit Perëndimor, dy pacientë në gjendje të rëndë
TOP Momenti
BE-ja do të pezullojë importet e produkteve shtazore nga Brazili
BE-ja do të pezullojë importet e produkteve shtazore nga Brazili
TOP Momenti
Protesta e kryetarëve të komunave, AKK me shtatë kërkesa për Qeverinë
Protesta e kryetarëve të komunave, AKK me shtatë kërkesa për Qeverinë
TOP Momenti
​Islam Selmani në finale të Lojërave Mesdhetare, synon medaljen e artë në karate
​Islam Selmani në finale të Lojërave Mesdhetare, synon medaljen e artë në karate
TOP Momenti

You Might Also Like

Dronët hynë në hapësirën ajrore të Letonisë dhe Estonisë, NATO ngriti aeroplanë
Lajme

Dronët hynë në hapësirën ajrore të Letonisë dhe Estonisë, NATO ngriti aeroplanë

September 1, 2026
Hamza pret ambasadorin gjerman: Askush s’mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën
Lajme

Hamza pret ambasadorin gjerman: Askush s’mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën

September 1, 2026
Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve
Lajme

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve

September 1, 2026
Bali Muharremaj i reagon Shpejtim Bulliqi i cili tha se protesta ishte politike
Lajme

Bali Muharremaj i reagon Shpejtim Bulliqi i cili tha se protesta ishte politike

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?