Sazan Ibrahimi nga AAK, ka paraqitur kërkesat e komunave në protestën e këtyre të fundit, të zhvilluar para qeverisë.
‘’Në emër të AKK, i paraqes kërkesat tona drejtuar qeverisë: Kërkojmë që qeveria ti kompensojë obligimet financiare që burojnë nga kontrata kolektive dhe që po i merren komunave përmes vendime gjyqësore dhe procedurave përmbarimore; E dyta, kërkojmë që kompensimi retroaktive për normën e përvojës së punës prej 0.5% nga marsi i vitit 2023, si dhe për vitet 2024 dhe 2025 të mbulohen nga buxheti qendror;
E treta, kërkojmë rishikim të kritereve të grandit specifik për arsim, mbi 3100 mësimdhënës kanë mbetur pa financim duke krijuar komunave barrë shtesë; E katërta, kërkojmë ndërprerjen e centralizimit dhe të cenimit të kompetencave komunale, përfshirë pronën komunale, procedurat e rekrutimit dhe kompetencat e tjera vetanake;
Kërkojmë përgjegjësi institucionale, për humbjen e mbështetjes financiare të BE’së dhe për zvogëlimin e mjeteve të grandit të përformancës komunale: Kërkojmë kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet qe nga viti 2022; Kërkojmë krijimin e grandit të katërt për investime kapitale. Mos ua merrni komunave atë që u takon qytetarëve’’, ka thënë ai, përcjell Gazeta Express.
The post Protesta e komunave, AKK paraqet kërkesat ndaj Qeverisë: Mos ua merrni komunave atë që u takon qytetarëve appeared first on Gazeta Express.

