54 aktakuza janë ngritur brenda 24 orëve nga Prokuroritë Themelore në Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Prokurorit të Shtetit, aktakuzat janë ngritur ndaj 58 personave për vepra të ndryshme penale.
“Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur pesëdhjetë e katër (54) aktakuza, kundër pesëdhjetë e tetë (58) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale”, thuhet në raportin 24 orësh të Prokurorit të Shtetit.
Më tej, thuhet se brenda 24-orëshit të fundit janë ndaluar 13 persona, ndërsa janë parashtruar edhe dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave.

