Një person është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje, pasi, pas një mosmarrëveshjeje familjare, ka sulmuar një person tjetër, mashkull kosovar, i cili më pas e ka raportuar rastin në Polici.
Sipas Policisë, i dyshuari ka demoluar edhe disa orendi të shtëpisë.
Më tej, në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili i ka demoluar edhe disa orendi shtëpiake. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

