By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga 9 qershori hyn në fuqi udhëzimi i ri për CKP-në, zhbllokohet certifikimi i shoferëve të kamionëve dhe autobusëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga 9 qershori hyn në fuqi udhëzimi i ri për CKP-në, zhbllokohet certifikimi i shoferëve të kamionëve dhe autobusëve
TOP Momenti

Nga 9 qershori hyn në fuqi udhëzimi i ri për CKP-në, zhbllokohet certifikimi i shoferëve të kamionëve dhe autobusëve

Momenti
Published: June 2, 2026

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se është nënshkruar Udhëzimi Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ (MMPHI) nr. 15/2024, i cili do të hyjë në fuqi më 9 qershor.

Sipas Bashës, udhëzimi i ri adreson problemet me të cilat janë përballur shoferët e kamionëve dhe autobusëve që operojnë në transportin ndërkombëtar, për shkak të mungesës së një baze të qartë ligjore për lëshimin e Certifikatës së Kompetencës Profesionale (CKP).

Your browser does not support the video tag.

“Që nga marrja e mandatit si Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, kam pranuar shqetësime të shumta nga shoferët dhe operatorët e transportit lidhur me vështirësitë e krijuara nga mungesa e bazës së qartë ligjore për lëshimin e Certifikatës së Kompetencës Profesionale (CKP)”, ka shkruar Basha.

Ai ka bërë të ditur se kjo situatë kishte shkaktuar gjoba të shumta për shoferët dhe vështirësi gjatë kalimit të kufijve.

Your browser does not support the video tag.

Ministri tha se menjëherë pas marrjes së detyrës është formuar një grup punues dhe janë angazhuar kapacitetet profesionale për trajtimin e çështjes me prioritet.

“Prandaj, në kohë rekord kemi hartuar dhe finalizuar Udhëzimin Administrativ për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ (MMPHI) nr. 15/2024, të cilin e nënshkrova sot”, ka deklaruar ai.

Sipas Bashës, me hyrjen në fuqi të udhëzimit të ri javën e ardhshme, do të zhbllokohet procesi i certifikimit të shoferëve fillestarë me Certifikatën e Kompetencës Profesionale.

“Nga java e ardhshme kur Udhëzimi hyn në fuqi, do të zhbllokohet përfundimisht procesi i certifikimit të shoferëve fillestarë me Certifikatën e Kompetencës Profesionale (CKP), duke eliminuar pengesat e kahmotshme”, ka theksuar ministri./Telegrafi/

You Might Also Like

Dita e 28-të, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, protestuesi: Do të krijojmë Kuvend Kombëtar, 500 kandidatë potencialë
Konjufca në Forumin e Dubrovnikut: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik
9 raste kur nuk duhet të pini ujë
​Vuçiq kërcënon një ditë para Vidovdanit me ushtri, thotë se nuk heqin dorë nga Kina e Rusia
Imazhet satelitore tregojnë dëme në aeroportin kryesor të Venezuelës

You Might Also Like

Çalhanoglu merr përgjegjësinë pas eliminimit të Turqisë në Botëror
TOP Momenti

Çalhanoglu merr përgjegjësinë pas eliminimit të Turqisë në Botëror

June 27, 2026
​Arrihet marrëveshja “one stop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti

​Arrihet marrëveshja “one stop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

June 27, 2026
Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Gashi: Kolegët dhanë maksimumin dhe arritën ta shuajnë zjarrin me sukses
TOP Momenti

Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Gashi: Kolegët dhanë maksimumin dhe arritën ta shuajnë zjarrin me sukses

June 27, 2026
Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë
TOP Momenti

Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë

June 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?