By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sindikata e Re e KEK-ut: Katër punëtorë të vdekur gjatë vitit, alarm serioz
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sindikata e Re e KEK-ut: Katër punëtorë të vdekur gjatë vitit, alarm serioz
TOP Momenti

Sindikata e Re e KEK-ut: Katër punëtorë të vdekur gjatë vitit, alarm serioz

Momenti
Published: August 20, 2026

Sindikata e Re e KEK-ut ka reaguar pas vdekjes së një punëtorit të KEK-ut sot si pasojë e kontaktit me tensionin elektrik gjatë punës.

Sipas njoftimit të KEK-ut, punëtori me inicialet A.A., ishte duke punuar për transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV dhe ka rënë në kontakt me tensionin elektrik, duke pësuar lëndime të rënda.

Sindikata e Re e KEK-ut rikujton se vetëm gjatë vitit 2026, katër punëtorë të KEK-ut kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në vendin e punës: Mixhen Sadiku, Milazim Binaku, Haxhi Gojnovci dhe Arbenit Ahmeti.

Your browser does not support the video tag.

“Pas secilit rast tragjik dëgjojmë reagime nga menaxhmenti, Bordi, ministria dhe institucionet e tjera. Shprehen ngushëllime, premtohen masa, kërkohen sqarime dhe për disa ditë flitet për sigurinë në punë.

Por pyetja jonë është e qartë: Pse këto institucione reagojnë vetëm pasi ndodh tragjedia?

Problemi është se nuk po u paraprihet situatave të rrezikshme. Nuk po ndërtohet një sistem që e identifikon dhe eliminon rrezikun para se ai të marrë jetë.

Presim të ndodhë aksidenti, pastaj reagojmë, bëjmë deklarata dhe pas një kohe gjithçka harrohet – deri në tragjedinë e radhës.

Ne mendojmë se kjo nuk është vetëm çështje e sigurisë teknike. Është edhe çështje e menaxhimit dhe kulturës së punës në KEK.Një menaxhim që bazohet më shumë në presion, frikë dhe masa ndëshkuese sesa në komunikim, motivim dhe respekt ndaj punëtorit, mund të quhet lirshëm menaxhim represiv dhe jo motivues.Punëtori që punon në kushte të rrezikshme duhet të ketë siguri se mund të thotë: “Kjo punë është e pasigurt”, pa u frikësuar nga pasojat”, thuhet në reagim.

Sindikata e Re e KEK-ut thekson se punëtori duhet të dëgjohet para se të ndodhë aksidenti, jo vetëm të kujtohet pasi të ndodhë tragjedia.

“Siguria nuk fillon pas aksidentit. Siguria fillon para tij. Menaxhmenti, Bordi, ministria dhe të gjitha strukturat përgjegjëse duhet të kalojnë nga reagimi pas ngjarjes te parandalimi para ngjarjes. Katër jetë të humbura vetëm brenda një viti duhet të jenë alarm serioz për të gjithë. Mixhen Sadiku, Milazim Binaku, Haxhi Gojnovci dhe Arbenit Ahmeti nuk duhet të bëhen vetëm pjesë e një komunikate ngushëllimi dhe më pas të harrohen. Kujtimi për ta duhet të shndërrohet në përgjegjësi, masa konkrete dhe ndryshim të mënyrës së menaxhimit të sigurisë dhe të punëtorëve. Nuk duam më reagime pas tragjedive.Duam veprime para se të humbet jeta e radhës”, thuhet në reagimin e Sindikatës së re Të KEK-ut.

source

You Might Also Like

Thaçi: Qysh i kemi pasur punët si vend dhe popull, mrekullueshëm ia kemi dalë
Policia heton vdekjen e Hayden Panettiere, reagon avokati i partnerit të saj
Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-së për mision në Gaza
TikTok-u refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
Qëndrime të ndryshme për kontratën 73.2 milionë€ të KEK-ut për eksport të thëngjillit në RMV

LEXO GJITHASHTU

FIFA nis procedurat disiplinore kundër tre përfaqësuesve të Egjiptit, shkak deklaratat pas humbjes nga Argjentina
FIFA nis procedurat disiplinore kundër tre përfaqësuesve të Egjiptit, shkak deklaratat pas humbjes nga Argjentina
TOP Momenti
Pejanin e mashtrojnë për tranplant veshke, ia marrin 135 mijë€
Pejanin e mashtrojnë për tranplant veshke, ia marrin 135 mijë€
TOP Momenti
Arsenal armësh në veri, Hoxha: Mund të jenë përdorur në vrasjen e “intelektualëve të Mitrovicës”
Arsenal armësh në veri, Hoxha: Mund të jenë përdorur në vrasjen e “intelektualëve të Mitrovicës”
TOP Momenti
Pse kaq shumë shtetas të Afrikës së Veriut përfshihen në kriminalitet në Zvicër?
Pse kaq shumë shtetas të Afrikës së Veriut përfshihen në kriminalitet në Zvicër?
Lajme
TikTok refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
TikTok refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
Lajme

You Might Also Like

“Mitraloz, armë të gjata, mjete shpërthyese e uniforma” – Detajet e operacionit të Policisë në koordinim me AKI-në në veri
TOP Momenti

“Mitraloz, armë të gjata, mjete shpërthyese e uniforma” – Detajet e operacionit të Policisë në koordinim me AKI-në në veri

August 20, 2026
Aleanca kërkon dorëheqjen e bordit të KEK-ut
TOP Momenti

Aleanca kërkon dorëheqjen e bordit të KEK-ut

August 20, 2026
Arrestohet një person për mashtrimin me biletat e aeroplanit
TOP Momenti

Arrestohet një person për mashtrimin me biletat e aeroplanit

August 20, 2026
Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së
TOP Momenti

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?