By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-së për mision në Gaza
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-së për mision në Gaza
TOP Momenti

Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-së për mision në Gaza

Momenti
Published: August 21, 2026









SHBA-ja do t’i pajisë Kosovën dhe Shqipërinë me mjete të blinduara, në kuadër të kontributit të tyre në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.

Your browser does not support the video tag.


Sipas njoftimeve të Departamentit amerikan të Shtetit drejtuar Kongresit, SHBA-ja do të ridestinojë nëntë transportues të blinduar të personelit, të cilët fillimisht ishin planifikuar për Nepal, ndërsa Kosova dhe Shqipëria do të jenë përfitueset e para të këtyre pajisjeve. Uashingtoni ka ndarë gjithashtu 200 milionë dollarë për pajisje, infrastrukturë, automjete dhe shpenzime operative të ISF-së.


Administrata e presidentit Donald Trump i ka njoftuar Kongresit se do të ndajë më shumë se 206 milionë dollarë për një forcë të propozuar paqeruajtëse në Gaza, duke shënuar financimin e parë të rëndësishëm amerikan për planin e bllokuar për rindërtimin e enklavës së shkatërruar.


Në dy njoftime të datës 30 korrik, të siguruara nga Reuters, Departamenti amerikan i Shtetit informoi Kongresin se do të ndajë 200 milionë dollarë për pajisje, infrastrukturë, automjete dhe shpenzime operative të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF).


Një shumë shtesë prej rreth 6 milionë dollarësh do të përdoret për përshtatjen e automjeteve të blinduara amerikane në mbështetje të kësaj force.


Njoftimet, të adresuara komisioneve kryesore të Kongresit për ndarjet buxhetore dhe marrëdhëniet me jashtë, nuk ishin raportuar më parë.


Financimi përbën shpenzimin e parë konkret amerikan për forcën paqeruajtëse dhe tregon vendosmërinë e administratës për të çuar përpara planin e Trumpit për Gazën, edhe pse Izraeli dhe Hamasi kanë kundërshtuar kushtet e nevojshme për zbatimin e tij.


“ISF-ja do të udhëheqë operacionet e sigurisë, do të mbështesë çmilitarizimin gjithëpërfshirës dhe do të mundësojë shpërndarjen e sigurt të ndihmave humanitare dhe materialeve për rindërtim në Gaza”, thuhej në njërin prej njoftimeve. Në të njëjtin dokument theksohej se përbërja përfundimtare e forcës ende po negociohet.


Deri tani, pesë shtete kanë zotuar trupa për ISF-në: Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria, ndërsa Egjipti dhe Jordania kanë marrë përsipër trajnimin e policisë. Ende nuk dihet se kur trupat do të mund të dislokohen.


Njoftimi i parë drejtuar Kongresit lidhej me fondet prej 200 milionë dollarësh. I dyti, gjithashtu i datës 30 korrik dhe me vlerë rreth 6.3 milionë dollarë, bëri të ditur se SHBA-ja do të ridestinojë nëntë transportues të blinduar të personelit, të cilët fillimisht ishin planifikuar për Nepal. Shqipëria dhe Kosova do të jenë përfitueset e para të këtyre pajisjeve, në kuadër të rolit të tyre në ISF.


Plani i armëpushimit ka ulur dhunën në Gaza, por nuk i ka dhënë fund sulmeve izraelite dhe as nuk ka siguruar çarmatimin e militantëve. Sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gaza dhe ushtrisë izraelite, më shumë se 1,200 palestinezë dhe katër ushtarë izraelitë janë vrarë në Gaza që nga arritja e armëpushimit në tetor.


source

You Might Also Like

Serbia kërkon ndihmën e Rusisë për luftimin e zjarreve
Kryetari i sindikatës së KEK-ut shpërthen në lot për punëtorin që vdiq sot: Nuk ka ditë me thënë jo në punë
Hoxhaj publikon foton e rrallë bashkë me Thaçin kur ishin studentë: Të presim me padurim, miku im
Thaçi: Qysh i kemi pasur punët si vend dhe popull, mrekullueshëm ia kemi dalë
Policia heton vdekjen e Hayden Panettiere, reagon avokati i partnerit të saj

LEXO GJITHASHTU

TikTok-u refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
TikTok-u refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
TOP Momenti
Qëndrime të ndryshme për kontratën 73.2 milionë€ të KEK-ut për eksport të thëngjillit në RMV
Qëndrime të ndryshme për kontratën 73.2 milionë€ të KEK-ut për eksport të thëngjillit në RMV
TOP Momenti
FIFA nis procedurat disiplinore kundër tre përfaqësuesve të Egjiptit, shkak deklaratat pas humbjes nga Argjentina
FIFA nis procedurat disiplinore kundër tre përfaqësuesve të Egjiptit, shkak deklaratat pas humbjes nga Argjentina
TOP Momenti
Pejanin e mashtrojnë për tranplant veshke, ia marrin 135 mijë€
Pejanin e mashtrojnë për tranplant veshke, ia marrin 135 mijë€
TOP Momenti
Arsenal armësh në veri, Hoxha: Mund të jenë përdorur në vrasjen e “intelektualëve të Mitrovicës”
Arsenal armësh në veri, Hoxha: Mund të jenë përdorur në vrasjen e “intelektualëve të Mitrovicës”
TOP Momenti

You Might Also Like

Sindikata e Re e KEK-ut: Katër punëtorë të vdekur gjatë vitit, alarm serioz
TOP Momenti

Sindikata e Re e KEK-ut: Katër punëtorë të vdekur gjatë vitit, alarm serioz

August 20, 2026
“Mitraloz, armë të gjata, mjete shpërthyese e uniforma” – Detajet e operacionit të Policisë në koordinim me AKI-në në veri
TOP Momenti

“Mitraloz, armë të gjata, mjete shpërthyese e uniforma” – Detajet e operacionit të Policisë në koordinim me AKI-në në veri

August 20, 2026
Aleanca kërkon dorëheqjen e bordit të KEK-ut
TOP Momenti

Aleanca kërkon dorëheqjen e bordit të KEK-ut

August 20, 2026
Arrestohet një person për mashtrimin me biletat e aeroplanit
TOP Momenti

Arrestohet një person për mashtrimin me biletat e aeroplanit

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?