By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pejanin e mashtrojnë për tranplant veshke, ia marrin 135 mijë€
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pejanin e mashtrojnë për tranplant veshke, ia marrin 135 mijë€
TOP Momenti

Pejanin e mashtrojnë për tranplant veshke, ia marrin 135 mijë€

Momenti
Published: August 21, 2026

Ishte në kërkim të shërimit.

Por në vend se ta merrte atë, A.B. nga fshati Lybeniq i Pejës u mashtrua.

Ky i fundit ra pre e një skeme që nga maji i 2021-tës gjer në shtator të 2023-tës.

Your browser does not support the video tag.

Një person me inicialet V.H. iu paraqit atij rrejshëm si mjek në specializim në një spital në Turqi.

Atij i ndihmoi edhe A.K., të cilët në bashkëpunim, i premtuan A.B. se do i ndihmonin në kryerjen e transplantimit të veshkës.

Ndaj të dyshuarve, Prokuroria Themelore në Pejë së fundmi ngriti aktakuzë.

Sipas aktakuzës, V.H. i kishte premtuar të dëmtuarit se do të bisedonte me një doktor në një spital në Turqi për gjendjen e tij shëndetësore, duke i kërkuar kështu që vazhdimisht t’i dërgonte të holla.

Kësisoj, atij ia morën përplot 134 mijë e 761 euro.

Në këtë rast ishte përfshirë edhe një shtetas turk, i cili paraqitet kinse si dhurues i veshkës.

Detaje për televizionin dhanë nga Prokuroria Themelore në Pejë.

“Fillimisht janë arrestuar personat e dyshuar, kanë qenë nën masën e paraburgimit. Hetimet janë ndërmarrë në dhjetëra veprime hetimore dhe pas grumbullimit të provave të cilat janë marrë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse është krijuar dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Mashtrimi’, me këtë rast viktimës i kanë marrë një shumë të konsiderueshme kinse për të kryer një transplatimin të veshkës. Mirëpo për fat të keq e gjitha kjo ka qenë një skenë e mashtrimit”, deklaroi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Siç bën të ditur zëdhënësi i Prokurorisë, njëherë për njëherë, ndaj shtetasit turk, procesi është pezulluar.

“…është edhe një person tjetër i implikuar e që është shtetas i Republikës së Turqisë e që ndaj tij është pezulluar procesi për momentin për shkak se pritet që kjo çështje të trajtohet qoftë në Republikën e Kosovës apo të Turqisë”, bëri të ditur Nikçi.

Ngritjen e aktakuzës e mirëpritën familjarët e të dëmtuarit.

Megjithatë, avokati i A.B. thotë se presin që edhe personi i tretë në këtë rast, të përballet me drejtësinë.

“Ajo se çfarë na ka brengosur shumë është pjesa e të ashtuquajturit donator, ka ngelë si procedurë e veçuar nga ana e Prokurorisë së Shtetit. Ajo na ka bërë me u shqetësu pak, por besojmë dhe shpresojmë që herët a vonë shteti turk ka me dorëzuar personin që është paraqitur si donator për dhurimin e veshkës edhe pse ajo ka pasur për t’u paguar dhe se paradhënia veç se është dhënë, janë faturat të cilat janë paguar, janë kontrollet të cilat janë bërë por të gjitha kanë rezultuar negative pasi që asnjëherë i njëjti nuk i ka marrë ato shërbime”, bëri të ditur Fitim Maloku, avokat i palës së dëmtuar.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari V.H. është emër i njohur për sistemin e drejtësisë.

 

 

source

You Might Also Like

Kryetari i sindikatës së KEK-ut shpërthen në lot për punëtorin që vdiq sot: Nuk ka ditë me thënë jo në punë
Hoxhaj publikon foton e rrallë bashkë me Thaçin kur ishin studentë: Të presim me padurim, miku im
Thaçi: Qysh i kemi pasur punët si vend dhe popull, mrekullueshëm ia kemi dalë
Policia heton vdekjen e Hayden Panettiere, reagon avokati i partnerit të saj
Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-së për mision në Gaza

LEXO GJITHASHTU

TikTok-u refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
TikTok-u refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
TOP Momenti
Qëndrime të ndryshme për kontratën 73.2 milionë€ të KEK-ut për eksport të thëngjillit në RMV
Qëndrime të ndryshme për kontratën 73.2 milionë€ të KEK-ut për eksport të thëngjillit në RMV
TOP Momenti
FIFA nis procedurat disiplinore kundër tre përfaqësuesve të Egjiptit, shkak deklaratat pas humbjes nga Argjentina
FIFA nis procedurat disiplinore kundër tre përfaqësuesve të Egjiptit, shkak deklaratat pas humbjes nga Argjentina
TOP Momenti
Arsenal armësh në veri, Hoxha: Mund të jenë përdorur në vrasjen e “intelektualëve të Mitrovicës”
Arsenal armësh në veri, Hoxha: Mund të jenë përdorur në vrasjen e “intelektualëve të Mitrovicës”
TOP Momenti
Pse kaq shumë shtetas të Afrikës së Veriut përfshihen në kriminalitet në Zvicër?
Pse kaq shumë shtetas të Afrikës së Veriut përfshihen në kriminalitet në Zvicër?
Lajme

You Might Also Like

Sindikata e Re e KEK-ut: Katër punëtorë të vdekur gjatë vitit, alarm serioz
TOP Momenti

Sindikata e Re e KEK-ut: Katër punëtorë të vdekur gjatë vitit, alarm serioz

August 20, 2026
“Mitraloz, armë të gjata, mjete shpërthyese e uniforma” – Detajet e operacionit të Policisë në koordinim me AKI-në në veri
TOP Momenti

“Mitraloz, armë të gjata, mjete shpërthyese e uniforma” – Detajet e operacionit të Policisë në koordinim me AKI-në në veri

August 20, 2026
Aleanca kërkon dorëheqjen e bordit të KEK-ut
TOP Momenti

Aleanca kërkon dorëheqjen e bordit të KEK-ut

August 20, 2026
Arrestohet një person për mashtrimin me biletat e aeroplanit
TOP Momenti

Arrestohet një person për mashtrimin me biletat e aeroplanit

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?