By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Mitraloz, armë të gjata, mjete shpërthyese e uniforma” – Detajet e operacionit të Policisë në koordinim me AKI-në në veri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Mitraloz, armë të gjata, mjete shpërthyese e uniforma” – Detajet e operacionit të Policisë në koordinim me AKI-në në veri
TOP Momenti

“Mitraloz, armë të gjata, mjete shpërthyese e uniforma” – Detajet e operacionit të Policisë në koordinim me AKI-në në veri

Momenti
Published: August 20, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se operacionet në veri për armatim dhe municion janë zhvilluar nga 6 deri më 17 gusht, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës.

“Me qëllim të parandalimit dhe sekuestrimit të armëve ilegale, Policia e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe Drejtorinë e Hetimit të Krimeve të Luftës, nga data 6 gusht deri më datën 17 gusht ka zhvilluar disa operacione policore për zbulimin e armëve ilegale në zonën e komunës së Zubin Potokut”.

Your browser does not support the video tag.

“Këto operacione janë ndërmarrë pas pranimit të informatave në rrugë të ndryshme operative dhe në bashkëpunim me qytetarë të ndryshëm, mbi dyshimet për posedim të armëve ilegale”, tha Hoxha.

Sipas tij, pas pranimit dhe verifikimit të informatave, janë realizuar kontrolle në 45 lokacione, ku janë gjetur armë, municion dhe mjete të tjera të dyshuara të kundërligjshme.

Hoxha bëri të ditur se në mesin e armëve të konfiskuara janë 20 mitralozë, 11 armë të gjata AK-47, 22 armë të gjata të llojeve të ndryshme, 27 pushkë gjuetie, nëntë pistoleta dhe një pushkë ajrore.

“Po ashtu janë gjetur dhe municione gjithsej 4,831 copë municione të kalibrave të ndryshëm. Plus, nuk mund të jetë për shkak që mund t’i shihni më vonë, do të keni mundësinë për një për një pamje. Po ashtu janë gjetur dhe pjesë të armëve, shumë tatujta, kondakë, karikatorë, optikë për armë, kaseta armatimi dhe po ashtu rreth 10 pesha apo magazina.

Janë gjetur gjithashtu edhe shumë pajisje të tjera ushtarake, që të mos i emërojmë të gjitha, thika ushtarake, gazmaska, 10 palë dylbi, radiolidhje, mbajtëse për radio, sepata ushtarake, arka druri për municione dhe mjete të tjera ushtarake të cilat janë gjetur konfiskuar. Po ashtu është gjetur një numër i madh i uniformave, çanta ushtarake, këmisha ushtarake të ushtrisë së Serbisë, policisë së Serbisë dhe pajisje të tjera që ndërlidhen me pjesën ushtarake.

Po ashtu janë sekuestruar dhe dokumentacione, dokumentacione të mbrojtjes territoriale të Ish-Jugosllavisë, kartela të veteranëve të luftës, dokumente personale me numra serikë, ditarë të rojeve të pyllit dhe dorëshkrime të tjera të ndryshme për qëllime luftarake, leje të armëve të shkurtra, leje të armëve të gjuetisë dhe po ashtu leje të tjera të skaduara. Po ashtu gjatë operacioneve janë gjetur dhe sekuestruar edhe mjete monetare, para në vlerën prej 9,600 euro dhe po ashtu 5,000 franga”, u shpreh Hoxha./Telegrafi.

You Might Also Like

Thaçi: Qysh i kemi pasur punët si vend dhe popull, mrekullueshëm ia kemi dalë
Policia heton vdekjen e Hayden Panettiere, reagon avokati i partnerit të saj
Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-së për mision në Gaza
TikTok-u refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
Qëndrime të ndryshme për kontratën 73.2 milionë€ të KEK-ut për eksport të thëngjillit në RMV

LEXO GJITHASHTU

FIFA nis procedurat disiplinore kundër tre përfaqësuesve të Egjiptit, shkak deklaratat pas humbjes nga Argjentina
FIFA nis procedurat disiplinore kundër tre përfaqësuesve të Egjiptit, shkak deklaratat pas humbjes nga Argjentina
TOP Momenti
Pejanin e mashtrojnë për tranplant veshke, ia marrin 135 mijë€
Pejanin e mashtrojnë për tranplant veshke, ia marrin 135 mijë€
TOP Momenti
Arsenal armësh në veri, Hoxha: Mund të jenë përdorur në vrasjen e “intelektualëve të Mitrovicës”
Arsenal armësh në veri, Hoxha: Mund të jenë përdorur në vrasjen e “intelektualëve të Mitrovicës”
TOP Momenti
Pse kaq shumë shtetas të Afrikës së Veriut përfshihen në kriminalitet në Zvicër?
Pse kaq shumë shtetas të Afrikës së Veriut përfshihen në kriminalitet në Zvicër?
Lajme
Sindikata e Re e KEK-ut: Katër punëtorë të vdekur gjatë vitit, alarm serioz
Sindikata e Re e KEK-ut: Katër punëtorë të vdekur gjatë vitit, alarm serioz
TOP Momenti

You Might Also Like

Aleanca kërkon dorëheqjen e bordit të KEK-ut
TOP Momenti

Aleanca kërkon dorëheqjen e bordit të KEK-ut

August 20, 2026
Arrestohet një person për mashtrimin me biletat e aeroplanit
TOP Momenti

Arrestohet një person për mashtrimin me biletat e aeroplanit

August 20, 2026
Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së
TOP Momenti

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

August 20, 2026
Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it
TOP Momenti

Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?