By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Qëndrime të ndryshme për kontratën 73.2 milionë€ të KEK-ut për eksport të thëngjillit në RMV
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Qëndrime të ndryshme për kontratën 73.2 milionë€ të KEK-ut për eksport të thëngjillit në RMV
TOP Momenti

Qëndrime të ndryshme për kontratën 73.2 milionë€ të KEK-ut për eksport të thëngjillit në RMV

Momenti
Published: August 21, 2026

24.4 euro për ton thëngjill.

Ky është çmimi me të cilin KEK-u do t’ia shesë thëngjillin Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja u bë së fundmi mes dy kompanive publike KEK dhe ESM.

Your browser does not support the video tag.

Këtë e bëri të ditur ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Shitja e thëngjillit do të bëhet për tri vite, ndërkaq vlera e marrëveshjes mund të arrij deri në 73.2 milionë euro.

Thëngjilli do të nxirret në Kosovë dhe më pas do të transportohet drejt Maqedonisë së Veriut.

Por, sa është kjo marrëveshje në interes të Kosovës?

“Mendoj që është një pozitive për bilancin tregtar, do të thotë do të kemi një rritje të eksportit dhe ose ngushtim të bilancit tregtar, nëse do të thotë të tjerat parametra kanë me qenë të njëjta nuk do të ketë rritje të importit. Në anën tjetër, çka mendoj që është shitja e pasurisë së Kosovës, do të thotë në këtë rast e thëngjillit, pa e përpunuar, do të thotë pa ia rritur vlerën, është një shitje me çmim shumë të lirë. Mendoj që më mirë do të ishte që Kosova do të ishte që të investonim në termocentralet e reja, t’i pasivizojmë këto që kanë arritjen e kapaciteteve që ne mund të eksportojmë energji elektrike që prodhohet prej prej këtij thëngjilli, vlerëson Fidan Qerimi ekonomist.

Përveç anës ekonomike, rëndësi ka edhe mënyra se si do të realizohet ky transport.

“Sa i përket problemeve ambientale ato bien jo mbi Kosovën që e bën eksportimin e këtij produkti por kryesisht tek ata që e konsumojnë e në këtë rast Maqedonia e kështu Maqedonia e merr përsipër për problemet ambientale apo qëllimet e saj klimatike, një pikë shumë me rëndësi që duhet me u cek brenda kësaj kontrate është forma se si do të transportohet ky thëngjill nga Obiliqi deri në Maqedoni për shkak që është shumë me rëndësi që ky transport të mos behet në autostradën “Ibrahim Rugova” por të bëhet nëpërmjet hekurudhës, meqë rast edhe hekurudha i krijon disa të hyra dhe kështu nuk kemi dëmtim të autostradës”, thotë Adhurim Haxhimusa-ekspert i energjisë.

Por, kjo marrëveshje nuk po shihet njësoj nga të gjithë.

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, e konsideron atë më shumë politike sesa ekonomike.

“Marrëveshja është politike, më shumë se sa ekonomike ose profitabile në aspektin teknik dhe ekonomik, është marrëveshje me negociata edhe ka pas mundësi të bëhet shumë më mirë me profit shumë ma të mirë edhe me investime që kishin pasë me rrjedh pas marrjes së thëngjillit mirëpo këta kanë vendos me shit vetëm thëngjillin, dicka që e kish bo një nxënës i shkollës fillore pa problem. Nuk është e dëmshme në kuptim të parë edhe konkretisht e dëmshme në specifika të caktume por është marrëveshje që e mban peng Kosovën për 3 vjet për marrje të thëngjillit dhe bllokon investime tjera që këta asnjëherë nuk i kanë lon tu u marr me shitje te thëngjillit e herë me ndërmjetësim”, shprehet ajo.

Kontrata, sipas ministres në detyrë Artane Rizvanolli, nuk do të ndikoj në prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë.

Ajo ka sqaruar se kompania publike e Maqedonisë së Veriut, ESM, do të jetë përgjegjëse për eskavimin dhe transportin e thëngjillit të cilin do ta blejë.

source

You Might Also Like

Serbia kërkon ndihmën e Rusisë për luftimin e zjarreve
Kryetari i sindikatës së KEK-ut shpërthen në lot për punëtorin që vdiq sot: Nuk ka ditë me thënë jo në punë
Hoxhaj publikon foton e rrallë bashkë me Thaçin kur ishin studentë: Të presim me padurim, miku im
Thaçi: Qysh i kemi pasur punët si vend dhe popull, mrekullueshëm ia kemi dalë
Policia heton vdekjen e Hayden Panettiere, reagon avokati i partnerit të saj

LEXO GJITHASHTU

Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-së për mision në Gaza
Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-së për mision në Gaza
TOP Momenti
TikTok-u refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
TikTok-u refuzon ftesën për të diskutuar videot e rrezikshme të drejtimit të makinës
TOP Momenti
FIFA nis procedurat disiplinore kundër tre përfaqësuesve të Egjiptit, shkak deklaratat pas humbjes nga Argjentina
FIFA nis procedurat disiplinore kundër tre përfaqësuesve të Egjiptit, shkak deklaratat pas humbjes nga Argjentina
TOP Momenti
Pejanin e mashtrojnë për tranplant veshke, ia marrin 135 mijë€
Pejanin e mashtrojnë për tranplant veshke, ia marrin 135 mijë€
TOP Momenti
Arsenal armësh në veri, Hoxha: Mund të jenë përdorur në vrasjen e “intelektualëve të Mitrovicës”
Arsenal armësh në veri, Hoxha: Mund të jenë përdorur në vrasjen e “intelektualëve të Mitrovicës”
TOP Momenti

You Might Also Like

Sindikata e Re e KEK-ut: Katër punëtorë të vdekur gjatë vitit, alarm serioz
TOP Momenti

Sindikata e Re e KEK-ut: Katër punëtorë të vdekur gjatë vitit, alarm serioz

August 20, 2026
“Mitraloz, armë të gjata, mjete shpërthyese e uniforma” – Detajet e operacionit të Policisë në koordinim me AKI-në në veri
TOP Momenti

“Mitraloz, armë të gjata, mjete shpërthyese e uniforma” – Detajet e operacionit të Policisë në koordinim me AKI-në në veri

August 20, 2026
Aleanca kërkon dorëheqjen e bordit të KEK-ut
TOP Momenti

Aleanca kërkon dorëheqjen e bordit të KEK-ut

August 20, 2026
Arrestohet një person për mashtrimin me biletat e aeroplanit
TOP Momenti

Arrestohet një person për mashtrimin me biletat e aeroplanit

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?