By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën
TOP Momenti

Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën

Momenti
Published: August 16, 2026

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka thënë se mbështet fuqishëm njohjen e Kosovës nga Ukraina, duke bërë të ditur se për këtë çështje ka sponsorizuar edhe një projektligj në parlamentin ukrainas.

Në një intervistë për KosovaPress, Goncharenko ka komentuar qëndrimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili gjatë vizitës në Serbi deklaroi se qëndrimi i Kievit ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar.

“Jam përkrahës i fuqishëm i njohjes së Kosovës si shtet të pavarur nga Ukraina. Kam sponsorizuar një projektligj për këtë çështje në parlamentin ukrainas. Fatkeqësisht, presidenti Zelensky ka një qëndrim tjetër. Gjithashtu, situata është mjaft e komplikuar për ne tani, në mes të luftës. Do të ishte më mirë që kjo të bëhej para se të fillonte pushtimi në shkallë të plotë, sepse tani çdo hap që ndërmerr Ukraina vlerësohet edhe nga aspekti se si do të ndikojë në situatën tonë, e cila është shumë e vështirë”, ka thënë ai.

Your browser does not support the video tag.

“Nga Kyiv Independent te Ukrainska Pravda e Hromadske” – mediat ukrainase shkruajnë për reagimin e Kosovës ndaj Zelenskyt

Goncharenko ka vlerësuar lart mbështetjen që Kosova dhe qytetarët e saj i kanë dhënë Ukrainës, duke thënë se dy popujt e kuptojnë njëri-tjetrin për shkak të përvojave tragjike që kanë kaluar.

Ai ka thënë se është i njëjti kërcënim që përdor Rusia edhe në Ballkanin Perëndimorë, duke përdorur grupe margjinale serbe.

Sipas tij, Ukraina dhe Kosova duhet të kenë një partneritet serioz.

“Patjetër që e dimë se populli i Kosovës e mbështet Ukrainën dhe se refugjatë ukrainas kanë qenë në Kosovë. Në përgjithësi, mendoj se ukrainasit, fatkeqësisht, së bashku me popullin e Kosovës, e kuptojnë më mirë se kushdo tjetër në Evropë tani se çfarë është gjenocidi, sepse populli i Kosovës e ka kaluar këtë, ndërsa ukrainasit po e përjetojnë. Prandaj, ne e kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin. Ky është i njëjti kërcënim që Rusia paraqet ndaj Ukrainës. Është i njëjti kërcënim me të cilin Rusia ndikon në Ballkan dhe dëshiron ta vërë atë në flakë, duke përdorur disa grupe margjinale serbe. Kemi shumë të përbashkëta në historinë tonë, fatkeqësisht në historinë tragjike dhe atë të kohëve të fundit. Mendoj se Ukraina dhe Kosova duhet të kenë një partneritet shumë serioz”, ka thënë ai.

Zelensky në Beograd: Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën

Deputeti ukrainas ka thënë se Ukraina duhet të komunikojë edhe me Serbinë, por ka kritikuar afërsinë e Beogradit me Moskën, duke shpresuar se një ditë nuk do ta mbështes Rusinë.

“Ukraina duhet të flasë edhe me Serbinë dhe presidentin serb – të flasim me të gjithë”, tha Goncharenko

“Ne duhet të flasim me të gjithë. Ukraina duhet të flasë edhe me Serbinë dhe presidentin serb. Por të gjithë e dimë se Serbia është ndoshta vendi më i afërt me Rusinë në Evropë sot. Mendoj se ky është një gabim i madh i Serbisë, por është zgjedhja e tyre. Shpresoj që një ditë Serbia edhe ta ndryshojë këtë, të heqë dorë nga kjo mendësi imperialiste dhe të kuptojë se duhet të ndërtojë një Serbi të re si shtet, jo një perandori ballkanike. Por e kuptoj se sot, fatkeqësisht, shumë serbë nuk e ndajnë këtë pikëpamje”, ka theksuar ai.

Goncharenko ka komentuar edhe largimin e flamurit të Ukrainës nga hapësira publike në Prishtinë nga kryetari Rama, pas deklaratës së Zelenskyt, duke e konsideruar një veprim të gabuar.

Sipas tij, flamuri ukrainas përfaqëson mbështetjen për popullin e Ukrainës dhe jo për një president të caktuar.

“Mendoj se ishte gabim, sepse ky flamur ishte një sinjal i rëndësishëm i mbështetjes për popullin ukrainas, jo për Zelenskyn personalisht. Sot president i Ukrainës është Zelensky, nesër do të jetë dikush tjetër. Por populli ukrainas po lufton jo vetëm për lirinë tonë, por në realitet po mbron të gjithë Evropën, përfshirë edhe Ballkanin. Prandaj, mendoj se ishte gabim nga ana e kryetarit të Prishtinës që ta bënte këtë. E kuptoj se ai dëshironte të tregonte një reagim ndaj deklaratës së presidentit Zelensky. Por, edhe një herë, nuk bëhet fjalë për presidentin, por për popullin ukrainas”, ka shtuar ai.

Konjufca i reagon Zelenskyt: Kosova qëndroi krah Ukrainës pavarësisht mosnjohjes

Rikujtojmë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pak ditë më parë gjatë qëndrimit në Beograd ka deklaruar se qëndrimi i Ukrainës për Kosovën mbetet i pandryshuar, ndërsa ka falënderuar Serbinë për qëndrimin ndaj integritetit territorial të Ukrainës.

“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë dhe të drejtën ndërkombëtare. Sa i përket Kosovës, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë”, ka thënë Zelensky gjatë një konference për media në Beograd së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. /KP/

You Might Also Like

Të shtëna me armë në Pejë, policia në kërkim të të dyshuarit
Aksioni “Vardaris” zbulon mbi 324 kg marihuanë në Selanik, në pranga një shtetas nga Maqedonia dhe një nga Kosova
​Besnik Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet
Hoteli ku po rrinin në Vlorë u përfshi nga flakët, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dytë
Dalin pamjet e zjarrit në hotelin në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar

LEXO GJITHASHTU

Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet
Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet
Lajme
Qeveria e Jemenit thotë se ka kryer gati 200 sulme ndaj Huthëve
Qeveria e Jemenit thotë se ka kryer gati 200 sulme ndaj Huthëve
Lajme
Deputeti ukrainas kundër qëndrimit të Zelenskyt: Ukraina duhet ta njohë Kosovën, largimi i flamurit nga Prishtina veprim i gabuar
Deputeti ukrainas kundër qëndrimit të Zelenskyt: Ukraina duhet ta njohë Kosovën, largimi i flamurit nga Prishtina veprim i gabuar
Lajme
Diabeti i tipit 2 bëhet gjithnjë e më i zakonshëm te gratë
Diabeti i tipit 2 bëhet gjithnjë e më i zakonshëm te gratë
Lajme
Shkollat gjithëpërfshirëse në krizë në Zvicër, mësimdhënësit ngrenë alarmin
Shkollat gjithëpërfshirëse në krizë në Zvicër, mësimdhënësit ngrenë alarmin
Lajme

You Might Also Like

Në shtator do të rriten pensionet në Maqedoni
TOP Momenti

Në shtator do të rriten pensionet në Maqedoni

August 16, 2026
BDI: Nga 549 policë të rinj, më pak se 40 shqiptarë, vetëm një shqiptar nga 30 të dekoruar
TOP Momenti

BDI: Nga 549 policë të rinj, më pak se 40 shqiptarë, vetëm një shqiptar nga 30 të dekoruar

August 16, 2026
PDK-ja thërret konferencë për media në Kuvend
TOP Momenti

PDK-ja thërret konferencë për media në Kuvend

August 16, 2026
PDK-ja e AAK-ja refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit
TOP Momenti

PDK-ja e AAK-ja refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?