Rreth gjysma e kantoneve zvicerane po përgatiten për një vit të vështirë financiar.

Nga 23 kantonet që kanë paraqitur tashmë buxhetet për vitin 2027, 11 parashikojnë deficit, ndërsa 12 presin të mbyllin vitin me suficit.
Situata pritet të bëhet edhe më e vështirë për shkak të rritjes së shpenzimeve shëndetësore.
Presidenti i Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Financave, Ernst Stocker, paralajmëron se perspektivat financiare janë të vështira, pasi shpenzimet e kantoneve janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.
Në krye të listës së deficiteve është Gjeneva, me minus prej rreth 546 milionë frangash, e ndjekur nga Vaud me 356 milionë. Në anën tjetër, suficitet më të mëdha i presin Zug me 291 milionë, Berna me 269 milionë dhe Cyrihu me 207 milionë frang, shkruan SRF, transmeton Telegrafi.
Një tjetër barrë për financat kantonale janë subvencionet për primet e sigurimit shëndetësor.
Që nga ky vit, kantonet duhet të kontribuojnë më shumë për uljen e primeve, ndërsa kostot shtesë pritet të rriten ndjeshëm në vitet e ardhshme.
Nga viti 2028 pritet një tjetër ndryshim i madh me reformën Efas, përmes së cilës kantonet do të marrin pjesë edhe në financimin e trajtimeve ambulatore.
Sipas ekspertëve financiarë, kjo mund të ketë ndikim të konsiderueshëm në buxhetet kantonale.
Rasti i Bernës tregon se edhe një suficit i madh në vitin 2027 nuk garanton qetësi financiare: kantoni llogarit se nga viti 2028 kostot shtesë mund të arrijnë në rreth gjysmë miliardi franga në vit./Telegrafi/




