Maqedonci për Adem Shehun: Besnikëri ndaj betimit, guxim dhe sakrificë për liri

Maqedonci për Adem Shehun: Besnikëri ndaj betimit, guxim dhe sakrificë për liri

Maqedonci për Adem Shehun: Besnikëri ndaj betimit, guxim dhe sakrificë për liri

Duke folur në këtë ngjarje, Maqedonci tha se për të është nder i veçantë të jetë pjesë e shfaqjes së dokumentarit, ndërsa theksoi rolin e Shehut në përgatitjen e vullnetarëve dhe në luftën për çlirimin e Kosovës.

“Është nder i veçantë të jem sot në Tiranë, në shfaqjen e dokumentarit ‘Në Shërbim të Betimit’, kushtuar komandantit Adem Shehu. Ky dokumentar sjell para nesh jo vetëm rrëfimin e një ushtaraku dhe komandanti, por edhe historinë e një vendimi të guximshëm dhe të një përkushtimi të jashtëzakonshëm ndaj lirisë së Kosovës”, tha Maqedonci.

Sponsor 3M Express

Ai kujtoi edhe angazhimin e hershëm të Adem Shehut për çështjen e Kosovës, duke përmendur takimet e tij me heroin Agron Rrahmani dhe veprimtarin e çështjes kombëtare dhe eprorin e UÇK-së, Fatmir Humolli.

“Angazhimi i Adem Shehut për çlirimin e Kosovës kishte nisur para se ai të përfshihej në përgatitjen e vullnetarëve të UÇK-së. Në vitin 1997, ai u njoh me heroin Agron Rrahmani dhe me veprimtarin e çështjes kombëtare e eprorin e UÇK-së, Fatmir Humolli. Këto takime i paraprinë një periudhe angazhimi intensiv për përgatitjen e vullnetarëve që vinin nga Kosova dhe nga vise të ndryshme shqiptare”, u shpreh ministri.

Maqedonci vuri theksin edhe te bashkimi i shqiptarëve nga trevat e ndryshme në përpjekjet për lirinë e Kosovës.

“Ky angazhim ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë kombëtare. Në luftën për lirinë e Kosovës u bashkuan shqiptarë nga të gjitha trevat, ndërsa shumë vullnetarë gjetën në Shqipëri hapësirë për mbështetje dhe përgatitje. Ky bashkim dëshmoi se çështja e Kosovës ishte çështje e mbarë kombit shqiptar dhe se liria e saj përbënte një synim të përbashkët”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes rrëfeu edhe një kujtim personal nga marsi i vitit 1998, kur, siç tha ai, mori nga Adem Shehu mësimet e para ushtarake.

“Në mesin e marsit të vitit 1998, këtu në Tiranë, mora nga Adem Shehu mësimet e para ushtarake. Për mua, ky është një kujtim i veçantë dhe pikënisja e rrugës sime ushtarake”, tha Maqedonci.

Ai foli edhe për periudhën e luftës, kur vetë komandonte Batalionin e Parë të Brigadës 153 “Hyzri Talla”, ndërsa Adem Shehu ishte komandant i kësaj brigade.

“Gjatë luftës, në periudhën kur unë komandoja Batalionin e Parë të Brigadës 153 ‘Hyzri Talla’, Adem Shehu ishte komandant i kësaj brigade. Në atë periudhë pata mundësinë ta njihja nga afër si komandant dhe të shihja disiplinën, përkushtimin dhe ndjenjën e përgjegjësisë me të cilat e kreu detyrën”, deklaroi ai.

Maqedonci vlerësoi kontributin e Shehut në UÇK dhe në luftën për lirinë e Kosovës, duke përmendur edhe dekorimin e tij me “Urdhrin e Lirisë”.

“Si Ministër i Mbrojtjes dhe si bashkëluftëtar i tij, e vlerësoj lart kontributin e Adem Shehut në UÇK dhe në luftën për lirinë e Kosovës. Nderimi i tij nga Presidentja e Republikës së Kosovës me ‘Urdhrin e Lirisë’, këtë qershor, me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, është vlerësim i merituar për shërbimin dhe sakrificën e tij”, tha Maqedonci.

Në fund, ministri falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e dokumentarit, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të historisë.

“Falënderoj të gjithë ata që punuan për realizimin e këtij dokumentari. Dokumentimi i historisë sonë është përgjegjësi ndaj atyre që luftuan dhe ndaj brezave që vijnë”, u shpreh ai.

Maqedonci tha se përmes dokumentarit kujtohet rrugëtimi i Adem Shehut dhe vlerat që e udhëhoqën atë.

“Përmes këtij filmi, kujtojmë rrugëtimin e Adem Shehut dhe vlerat që e udhëhoqën: besnikërinë ndaj betimit, guximin dhe sakrificën për liri. Kujtojmë gjithashtu përpjekjen e përbashkët të shqiptarëve nga të gjitha trevat, të cilët u bashkuan rreth këtij qëllimi”, tha ai.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Maqedonci iu drejtua drejtpërdrejt komandantit Adem Shehu: “Komandant, ju shpreh respektin dhe mirënjohjen time të thellë.”

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan

Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë

Maqedonci për Adem Shehun: Besnikëri ndaj betimit, guxim dhe sakrificë për liri | Momenti