Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka folur për zërat që e lidhnin me Real Madridin sezonin e kaluar.

Ai tha se në atë kohë ishte te Benfica dhe ishte plotësisht i fokusuar te klubi dhe e ardhmja e tij.
“Unë kurrë nuk mendova se ishte e vërtetë”, deklaroi Mourinho.
Sipas tij, zakonisht fillimisht ka kontakte dhe më pas dalin thashethemet.
“Por këtu ndodhi e kundërta: thashethemet nisën kur nuk kishte pasur absolutisht asnjë kontakt”, u shpreh ai.




