Bajram Shala zbulon prurjet e reja: Tre lojtarë kanë pranuar, njëri luan në Gjermani

Bajram Shala zbulon prurjet e reja: Tre lojtarë kanë pranuar, njëri luan në Gjermani

Bajram Shala zbulon prurjet e reja: Tre lojtarë kanë pranuar, njëri luan në Gjermani

Menaxheri i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Bajram Shala thotë se te Kosova do të ketë edhe tri prurje të reja, nëse përzgjedhësi Franco Foda i fton.

Sponsor 3M Express

Kosova po kalon një formë të shkëlqyer në aspektin sportiv, ndërsa po vazhdojnë të përforcojnë ekipin kombëtar me lojtarë të rinj.

Në një podcast në “Telesport”, ai u pyet për pesë emra konkret: Lorent Tolaj, Arijon Ibrahimovic, Leo Blesson, Selmin Hoxha dhe Lutfi Dalipi.

Shala nënvizoi se prej këtyre dy veçse janë lojtarë të Kosovës, dy janë afër ndërsa me njërin negociatat janë më të mbyllura.

“Me një prej tyre nuk jemi afër. Dy prej tyre jemi afër dhe dy të tjerë veçse janë lojtarë të Kosovës, por mbi të gjithë – e përmende presidentin Ademi, ai aktualisht është në Gjermani dhe pak para se të futesha në emision më tha se e ka mbyllur me një emër, i cili është i gatshëm ta përfaqësojë Kosovën”.

“Është futbollist që është i gatshëm për të qenë pjesë e Kosovës sapo të përzgjidhet nga Foda”.

“Njëri prej tyre ishte i gatshëm edhe për ta përfaqësuar Kosovën në shtator, por fatkeqësisht u lëndua dhe nuk erdhi”.

Shala gjithashtu shtoi se një lojtar që po luan në Gjermani ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën dhe nuk bëhet fjalë për Enis Rexhepin.

“Enis Rexhepi? Jo, ai është pjesë e Shqipërisë. Ne kemi kujdes shumë për lojtarët që luajnë për Shqipërinë. Është lojtar me të ardhme në Gjermani, me të cilët presidenti Ademi ka mbyllur diskutimet dhe ai ka pranuar të jetë pjesë e ekipit kombëtar të Kosovës”.

Ndërkohë, nuk është e konfirmuar por thuhet se bëhet fjalë për talentin tjetër të Bayern Munichut, Yll Gashi që luan në ekipin e dytë dhe është bashkëlojtar me Erblin Osmanin./Telegrafi/

Lexo edhe

Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan

Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë

Bajram Shala zbulon prurjet e reja: Tre lojtarë kanë pranuar, njëri luan në Gjermani | Momenti