Presidenti Volodymyr Zelensky tha të enjten se Ukraina pret që partnerët evropianë të Kievit t’u bashkohen bisedimeve me SHBA-në në ditët në vijim.

Më herët, Zelensky deklaroi se negociatorët ukrainas do të zhvillonin bisedime në Shtetet e Bashkuara të premten dhe të shtunën, si pjesë e përpjekjeve të udhëhequra nga SHBA-ja për të gjetur një zgjidhje për luftën katër-e-gjysmë-vjeçare me Rusinë.
Duke folur para gazetarëve në Kiev, presidenti tha se negociatorët ukrainas do të ngrinin çështjen e mbrojtjes ajrore, në dritën e sulmeve thuajse të vazhdueshme ruse ndaj qyteteve ukrainase. Më shumë se 70 persona kanë humbur jetën nga sulmet gjatë dy ditëve të fundit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Zelensky tha gjithashtu se Ukraina ishte kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë (“pasqyrë”) ndaj sulmeve ruse mbi qendrat e të dhënave, duke iu referuar një sulmi ndaj një qendre të operuar nga kompania ruse e teknologjisë, Yandex.
“Ne gjithmonë përgjigjemi në të njëjtën mënyrë,” tha Zelensky. “Të gjithë e dini, ata kanë goditur dhe vazhdojnë të godasin qendrat tona të të dhënave. Ne po kundërpërgjigjemi. Nuk mund t’i jap të gjitha detajet.”




