Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten, vendi do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Sipas IHMK-së, gjatë ditës do të ketë intervale me diell dhe vranësira të çrregullta, ndërsa me shtimin e vranësirave do të krijohen kushte për riga shiu, transmeton Klankosova.tv.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 21 dhe 24°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–8 m/s”.




