Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes me Austrinë, në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2027.

“Dardanet” kanë mbyllur përgatitjet për ndeshjen që zhvillohet të premten, më 9 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova dhe Austria do të përballen nga ora 18:00, në një sfidë të rëndësishme për vazhdimin e rrugëtimit drejt Botërorit 2027.
Skuadra kosovare synon ta shfrytëzojë faktorin vendas dhe mbështetjen e tifozëve për të siguruar rezultat pozitiv në këtë përballje.




