Incidentet me minatorë: “Trepça” prodhon, por mbetet e harruar (VIDEO)

Incidentet me minatorë: “Trepça” prodhon, por mbetet e harruar (VIDEO)

Incidentet me minatorë: “Trepça” prodhon, por mbetet e harruar (VIDEO)

Djegia e trafos, la të ngujuar nën tokë, për disa orë, 63 minatorë.

Sponsor 3M Express

Riparimi i saj që u përfshi nga zjarri mbrëmjen e së mërkurës nuk përfundoi as deri të enjtën. Megjithatë, miniera e Stan Tërgut në Mitrovicë arriti të kthehet në funksion, por jo edhe njësia e flotacionit.

Nga mungesa e rrymës, uji u grumbullua në horizontet e minieres. Prandaj, një prej tyre, ende është jo i operueshëm.

Kjo nuk është hera e parë që kjo xehtore përballet më këtë problem, por përgjegjesinë nuk po e vendos në krah askush. As dëmet financiare ende nuk po qartësohen.

Investime të menjëhershme atje po kërkojnë edhe sindikata e minatoreve, kryetari i së cilës pohon se ata që dolën jashtë nga shkallët patën nevojë për mjek.

Nga Ministria e Ekonomisë për këtë çështje, televizionit nuk i kthyen përgjigje pasditen e së enjtes, megjithëse kryeministri Albin Kurti pati premtuar vite më parë, investime milionëshe në këtë minierë.

Lexo edhe

Gjithçka që duhet të dini rreth marrjes së magnezit për gjumë

Gjithçka që duhet të dini rreth marrjes së magnezit për gjumë

Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk na e dha qeveria, toka u ble nga privatët

Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk na e dha qeveria, toka u ble nga privatët

Nga kivitë te salmoni, këto ushqime mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë

Nga kivitë te salmoni, këto ushqime mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë